GIORGIO DE CHIRICO: Surrealist përpara Surrealistëve!
Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES
Artisti italian rebel, i cili pretendonte se ishte “i vetmi njeri që e kishte kuptuar me të vërtetë Nietzsch-n’, adhurohej nga Surrealistët, ishte një influencë për Edward Hopper-in dhe Alfred Hitchcock-un, dhe i adhuruar nga Andy Warhol.
1 AI ISHTE NGA QYTETI KU ARGONAUTËT MITIK (REFERUAR MITOLOGJISË GREKE) NISESHIN PËR LUNDRIM
Giorgio de Chirico (1888-1978) u lindnga prindër italian në qytetin bregdetar Volos të Greqisë, ku i ati i tij ishte i punësuar si inxhinier hekurrudhash. Në mitologjinë greke, ishte nga Volosi që Jason-i dhe Argonauts-i ishin nisur në kërkim të“Qethjes së Artë” (Në mitologjinë greke, “Qethja e Artë” është gëzofi i dashit të krahut të artë, me krahë, Chrysomallos, i cili u mbajt në Kolchis. Qethja është simbol i autoritetit dhe mbretërisë). Megjithëse, ai u largua nga Greqia kur ishte ende djalë i vogël, historia klasike e vendit la përshtypje të thella tek ai. Përgjatë karrierës së tij, mitologjia greke ishte një burim i rregullt frymëzimi artistik. Përqafimi përfundimtar ishte princi Trojan, Hector dhe bashkëshortja e tij Andromeche, përpara se Hector të ndeshej për vdekje me Akilin - ishte një çast së cilës de Chirico iu rikthye sërish dhe sërish.
2 NIETZSCHE ISHTE NJË FËRYMËZIM I MADH PËR TË
Kur ishte i ri, de Chirico studioi për art në Mynih dhe ai përvetësoi stilin e vonshëm Romantik të Arnold Böcklin, me ajrin e tij melankolik misterioz dhe ëndërronjës. Megjithatë, me po aq influencë mbi të si për çdo piktor tjetër, ishte filozofi Friedrich Nietzsche. Në një letër për mikun e tij në vitin 1910, de Chirico shkurante, ‘Unë jam i vetmi njeri që e kam kuptuar me të vërtetë Nietzsche – këtë e tregon e gjithë vepra ime.’ Gjermani kishte argumentuar se, njeriu ishte një i huaj në një botë pa Zot me gjëra të huaja dhe të pakuptimta, ku nuk ka asnjë të vërtetë të dukshme.
3 AI ISHTE NJË “SURREALIST” PËRPARA SURREALISTËVE
De Chirico e bëri emrin me veprat e tij me pika (nga viti1910 e më tej) në mënyrë të dukshme nga objekte pa asnjë lidhje me njëri-tjetrin dhe jashtë madhësive normale. Këto imazhe trullosëse forcuan gjithashtu në mënyrë të qëllimshme një perspektivë të shformuar dhe, sipas Tate (referuar Muzeut Tate, në Londër), kapnin ‘një botë vizionare të mendjes, përtej realitetit fizik’. Ato u bënë të njohura si shembuj të një stili të quajtur ‘Pittura Metafisica’ (Piktura Metafizike) dhe që më vonë do të ishin një influencë madhore për Surrealistët pak a shumë një dekadë më vonë. Poeti Guillaume Apollinaire e kishte përshëndetur de Chirico-n si ‘piktorin më të jashtëzakonshëm të kohërave tona’.
4 AI DOLI VULLNETAR PËR SHËRBIMIN USHTARAK NË LUFTËN E PARË BOTËRORE – POR NUK U PRANUA
Italia iu bashkua krahut të Aleatëve në Luftën e Parë Botërore në vitin 1915, dhe de Chirico u vendos në qytetin verior të Ferrara-s. Megjithatë, majori i regjimentit ku ishte caktuar ai, ndjente se ai do të ishte me i përshtatshëm për një rol zyre. Kështu, ai do të vazhdonte të pikturonte dhe ishte gjatë kësaj periudhe që ai prezantoi një nga motivet e tij më të famshëm: manekinin. Manekinët janë interpretuar në disa mënyra. Për shembull, për disa, ato janë një sugjerim për të nënkuptuar që njerëzit janë pak më shumë sesa automatë pa qëllim dhe se njerëzit janë kokë-zbrazët. Cilido qoftë kuptimi i tyre i saktë, manekinët i shtojnë atmosferës së pikturave të de Chirico-os një lloj ankthi.
5 AI KA QENË NJË ROMANCIER I VLERËSUAR
De Chirico i nënshkruante pikturat e tij me fjalët ‘Optimus Pictor’ – nga latinishtja ‘piktori më i mirë’. Në të shtatëdhjetat e tij, duke parë pas në karrierën e tij, ai tha se kishte parë ‘progres të vazhdueshëm, një marshim të rregullt dhe të qëndrueshëm kundrejt atyre majave mjeshtërore, të cilat ishin arritur vetëm nga pak artistë të përsosur të së shkuarës’. Talentet e tij shtriheshin gjithashtu edhe në letërsi, dhe romani i tij i (vetëm), ‘Hebdomeros’, konsiderohet si një vepër e rëndësishme surrealiste.
6 NJË ZBULIM PËRPARA TITIAN-IT E TRANSFORMOI ARTIN E TIJ
Në fund të Luftë së Parë Botërore, de Chirico u zhvendos në Romë. Gjatë një vizite në Galerinë Borghese të qytetit, ai shkroi, “më ka ndodhur një epifani dhe kam kuptuar se çfarë është një pikturë madhështore’ përpara kryeveprës së Ticianit, “Dashuria e Shenjtë dhe Profane”. Ai ia ktheu kurrizin avantgardës dhe iu drejtua Mjeshtërve të Vjetër për frymëzim. Një shembull i mirë i këtij ndryshimi mund të shikohet tek Piazza d’Italia në vitiet 1920 (Mercurio e i metafisici). Ndryshe nga skenat e tij “Metafizike”, të cilat vendosen në skena perëndimi, kjo lahet me rreze të ngrohta të ditës mesdhetare dhe vëzhgon rregullat tradicionale të perspektivës. Një pjesë kompozimi klasik, dy figurat kryesore (kali në të majtë dhe një burrë lakuriq me një shtizë në të djathtë) nga një trekëndësh i padukshëm në kullën qëndrore.
7 AI KISHTE NJË DOBËSI PËR STALIONËT ITALIAN
Në vitllim të viteve 1920, de Chirico vizitoi muzetë e Romës rregullisht, dhe u mor me ekzekutimin e modeleve të veprave të Rilinjes si ato nga Raphael, Carpaccio dhe Lorenzo Lotto. Ai filloi gjithashtu studimin e pikturimit në tempera dhe me penel. Dashuritë e tij të sapogjetura për të shkuarën, me sa dukej filtroheshin nëpërmjet zgjedhjes së bashkëshortes së tij: një arkeologe ruse, e quajtur Raissa Gourevitch Krol. Rreth kësaj kohe, në artin e tij filluan që të shfaqeshin tre mjedise të reja: gladiatorët romak; kuajt në plazh; dhe ai vet, në autoportrert për të cilat shpesh de Chirico vishte kostume të bëra me dorë të stileve të disa shekujve më parë.
8 AI DIZENJOI SKENA PËR “BALLETS RUSSES” (KOMPANI BALETI LËVIZËSE ME QENDËR NË PARIS)
Në fund të viteve 1920, de Chirico u ftua nga sipërmarrësi Sergei Diaghilev për të dizenjuar skenat për kompaninë e tij të baletit, “Ballets Russes”. Në një sërë pikturash të de Chirico-s ka një ajër si ato të skenave nga kjo periudhë gjithashtu. Për të treguar se ai nuk e kishte braktisur plotësisht tërheqjen e tij për surrealen, shpesh pikturat e tij paraqisnin peisazhe brenda një dhome.
9 ATIJ I PËLQENTE QË TË PËRSËRISTE KRYEVEPRAT E TIJ MË TË MËDHA
Në dekadat e mëvonshme të karrierës së tij, de Chirico filloi që të bënte skulptura në terrakota dhe në bronz. Ai përsëriti gjithashtu – apo, siç trajtohet ndonjëherë, ‘ka ripërpunuar’ – shumë nga pikturat nga ditët e tij metafizike. Një shembull, ishte Le Muse inquietante (‘Muzat e turbulluara’) e vitit 1918, e vendosur përkundrejt një sfondi të Këshjellës Estense në Ferrara, tek e cila u u rikthye në më shumë sesa 20 reaste. Vepra të tilla e ndanin mendimin kritik, midis adhuruesve të tjerë ishte Andy Warhol – një artist i mirënjohur për praktikën e përsëritjes së vetë imazheve të tij. Amerikani e lëvdonte de Chirico-n si dikë me të cilin ai kishte shumë të përbashkëta, ‘Ndjeja sikur e kisha njohur përgjithmonë’. Në homazh, Warhol prodhoi vetë serigrafinë e tij mbi “Muzat e turbulluara” në vitin 1982: “Muzat e turbulluara (sipas de Chirico-s).
10 NGA HOPPER DERI TEK HITCHCOCK, INFLUENCA E TIJ ISHTE SHUMË MË E LARGËT DHE E GJERË
Në vitin 1978, de Chirico vdiq në Romë, në moshën 90 vjeçare. Deri në atë pikë, impakti i tij ishte lënë përgjatë të gjithë kulturës perëndimore: më e dukshmja tek Surrealistët, por gjithashtu tek Edward Hopper dhe regjizor të shumtë. Peisazhet e shkretuara të qeta ishin një motiv i adoptuar nga Hitchcock, Antonioni, Fritz Lang dhe nga një sërë regjizorësh të filmave fantastikoshencorë.
Ndërkohë që, “Muzat e turbulluara” frymëzuan një poemë me të njëjtin emër nga Sylvia Plath.
(Imazhi 1: Giorgio de Chirico [1888-1978])
(Imazhi 2: Giorgio de Chirico [1888-1978], “Shfaqja e oxhakut”, rreth viteve 1939-1944)
(Imazhi 3: Giorgio de Chirico [1888-1978], “Kontinenti misterioz”, 1968)
(Imazhi 4: Giorgio de Chirico [1888-1978], “Zotëria me pushime”, 1964)
(Imazhi 5: Giorgio de Chirico [1888-1978], “Autoportret me kostum”, 1951)
Burimi:
https://www.christies.com/features/10-things-to-know-about-de-Chirico-8880-1.aspx
Përgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.









Comments
Post a Comment