GJENIALITETI I LUCIAN FREUD: Mjeshtri i pakapshëm, ka qenë një legjendë e gjallë.

Lucian Freud ka qenë një nga piktorët më të njohur dhe me më shumë influencial i shekullit të 20-të. Stili i tij ekspresionist i portretizimeve dallohet menjëherë, dhe me kalimin e kohës ai u kthye në një legjendë të gjallë teksa vazhdoi që të pikturonte dhe të organizonte ekspozita novatore deri në fund të jetës së tij të gjatë. Pavarësisht kësaj fame, ai mbeti një figurë shumë private, i mbështjellë nga një mister i konsiderueshëm.

 

I lindur në një dinasti intelektualësh të cilët formësuan një epokë të tërë të tillë si Sigmund, Anna, Clement, Emma, dhe Matthew Freud, mund të supozojmë se Lucian Freud ishte gjithmonë i destinuar për të arritur një lloj madhështie. Megjithatë, i gjithë talenti i trashëguar në botë nuk do t’ju çojë askund nëse nuk dini se si ta përdorni atë, dhe Freud ia përkushtoi me gjithë zemër të gjithë jetën e tij artit të tij.

 

Freud lindi në Berlin në vitin 1922, dhe jetoi atje deri kur familja e tij u largua nga Gjermania për t’i shpëtuar Nazistëve në vitin 1933. Pas kësaj, familja u vendos në një zonë të këndshme, të pasur, në veri të Londrës të njohur si Vila Zvicerane.

 

Pasi u përjashtua nga shkolla, Freud ndoqi Shkollën Qëndrore të Artit në Londër dhe Shkollën Lindore Anglikane të Pikturës dhe Vizatimit të Cedric Morris në Anglinë juglindore. Më pas, Freud punoi si një shitës tregtar për një kohë të shkurtër, dhe pas rikthimit nga ushtria në vitin 1942, ai u regjistrua tek Kolegji Goldsmith ku filloi me zell ndjekjen e karrierës së tij.  

 

Në vijim të botimit të porosisë së tij të parë, ilustrimet e një libri me poema, “Kulla prej Xhami” e Nicholas Moore, ekspozita e parë e Freud-it, “Dhoma e piktorit” u zhvillua në vitin 1944 në Galerinë ‘Alex Reid & Lefevre’.

 

Stili i hershëm i Freud-it shpesh referohej si ekspresionist dhe surreal, duke qenë se figurat e tij të zymta dhe soditëse, shfaqen vizualisht të pjerrta dhe të ekzagjeruara. Me evolimin e teknikës së tij të pikturimit, stili i tij u transformua në nudo mishtore dhe në autoportrete me të cilat ai asociohet më shumë në ditët e sotshme.

 

Për Freud ky ndryshim ishte instiktiv. Megjithatë, stili i tij progresiv ishte ende i aksesueshëm, ndonëse subjektet e tij ishin sfiduese, kombinimi që ai bënte kapte imagjinatën e publikut artdashës. 

 

“Unë nuk mendoj kurrë rreth teknikës në asgjë, sepse mendoj se kjo të pengon,” ka thënë ai në një intervistë për Dokumentarin Omnibus, në vitin 1984. “Unë mendoj se, nëse gjërat duken si të gabuara, apo të shëmtuara në një mënyrë e cila, në fakt, e bllokon informacionin apo ndjesinë që ju po përpiqeni që të arrini, atëherë me shumë gjasa jeni në rrugë të gabuar, por për këtë duhet t’i besoni bojës.”

 

Freud ka qenë shumë privat dhe nuk fliste thuajse kurrë me shtypin. Intervista ekstremisht e rrallë e Omnibus u realizua nga Jake Auerbach, djali i Frank, si pjesë e një dokumentari për retrospektivën e tij në Galerinë ‘Hayward’ atë vit.  

 

Freud, së bashku me bashkëkohësit e tij në “Shkollën e Londrës” si Francis Bacon dhe Frank Auerbach, e vendosnin punën përpara çdo gjëje tjetër në jetë. Në ditët e tyre të hershme, ky grup miqsh fitonte kaq pak para nga arti i tyre saqë ata debatonin furishëm se kush paguante më shumë për darkë kur dilnin së bashku. Për më tepër, ata ishin besimplotë mbi të ardhmen e tyre dhe për artin e tuaj, dhe nuk dyshonin kurrë që një ditë ata do të ishin të suksesshëm.

 

Me evolimin e teknikës së Freud, po kështu ndodhi edhe me zgjedhjen e subjekteve të tij. Modelet e tij më të famshëm me shumë mundësi ishte Sue Tilley, që ai e pikturoi për veprën gjysëm të përfunduar e vitit 1955, e cila ka pozuar nudo për të në një sërë rastesh. Ai ka pikturuar gjithashtu një numër të përzgjedhur njerëzish të famshëm, duke përfshirë një portret nudo të Kate Moss shtatëzënë në vitin 2002, e cila më vonë u shit për 3 milionë paund (afërsisht 5 milionë dollarë).

 

Në mënyrë të diskutueshme për disa, ai gjithashtu ka pikturuar nudo edhe vet fëmijët e tij. Freud ka pasur shumë marrëdhënie në jetën e tij, dhe ka thashetheme sipas të cilave ai ka qenë babai i 40 fëmijëve, megjithëse numri zyrtar është 14.

 

Pavarësisht kultivimit të familje të madhe, Freud vazhdoi që të fokusohej më shumë tek studio sesa tek jeta e tij familjare. Vitin përpara vdekjes së tij në 2011, ai kaloi një ekspozitë të madhe të fokusuar tek studio e tij në Qëndrën Pompidou, në Paris “Lucian Freud: L’Atelier,” e cila mori vlerësime të furishme.

 

Ne mund të hamendësojmë se Freud ka qenë një burrë i çmendur, egërsisht privat, që vazhdoi që të pikturonte deri sa vdiq. Ai dhe bashkëkohësit e tij, Auerbach dhe Bacon ndryshuan fytyrën e pikturës britanike përgjithmonë.

 

(Imazhi 1: Lucian Freud, “Lucian Freud “,1963)

 

(Imazhi 2: Lucian Freud, “Autoportret”, 1996)

 

(Imazhi 3: Lucian Freud, “Koka dhe shpatullat e një vajze”, 1990)

 

(Imazhi 4: Lucian Freud, “Eli”, 2002)

 

(Lucian Freud, “Burri nga Donegal-i” (Donegal ne veriperëndim të Irlandës, 2007)





 

Burimi: https://news.artnet.com/art-world/genius-lucian-freud-368807

 

Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

Comments