GRABITQARËT E NATËS NGA EDWARD HOPPER
Një kryevepër moderne e Artit Amerikan të shekullit të 20-të!
Melankolia e izolimit nokturn!
Vetmia amerikane, jeta në qytete e mëdha urbane dhe
palëvizshmëria e izolimit!
Nga Revista ARTSPER
“Arti i madh është një shprehi e jashtme e një jete të brendshme të artistit, dhe kjo jetë e brendshme reflektohet në vizionin personal të botës nga ana e tij.” – Edward Hopper
Piktura “Grabitqarët e natës” së Edward Hopper-it u përfundua në vitin
1942 dhe paraqet paradoksin e vetmisë së jetës urbane. Kryevepra e Hopper-it, është
një krizë thelbësore më vete; ku
një grup individësh janë pre e palëvizshmërisë së izolomit të qytetit të Nju
Jorkut. Ajo ka mbetur jo vetëm një nga pikturat më të njohura, por gjithashtu
edhe relatuese në Artin Amerikan të shekullit të 20-të, dhe Artsper eksploron
thellësinë nostalgjike të kësaj kryevepre moderne.
Realiteti vetmitar i Amerikës
Dritat e ndezura
floureshente derdhen nëpër rrugët e ërrësuara të qytetit të Nju Jorkut, ndërkohë
që katër të huaj ulen në një kënd në një si restorant-vagon vonë natën;
fizikisht afër, megjithatë psikologjikisht mijëra milje larg. Vet thelbi i
vulnerabilitetit njerëzor pulson si një venë e ekspozuar në kryeveprën e
Hopper-it, duke ngërthyer vetminë konsumuese të jetës moderne. Piktura ikonike
e Hopper-it tregon paaftësinë tonë për t’u lidhur në vitet 1940.
Piktura “Grabitqarët
e natës” paraqet jo vetëm tjetërsimin tonë nga jetesa në një qytet të madh, por paranojën që zuri
Shtetet e Bashkuara pas sulmit të ‘Pearl Harbor’ në vitin 1941. Ne, si shikues,
kthehemi në vojeristë të heshtur, duke parë shprehjet e gurta të subjekteve të
paarritshëm të Hopper-it nëpërjet dritares. Pas asnjë derë për të hyrë në restorantin-vagon, ne
mbetemi jashtë, duke mishëruar rolin e papërfaqësuar të vetmisë së Nju Jorkut të verbuar nga ngjyrimet
fosforeshente.
Rëndësia e kompzimit
Kompozimi unik i
Hopper-it e lejon shikuesin të shikojë subjektet njëherësh përballë dhe në profil, duke theksuar melankolinë që
konsumon izolimin nokturn. Natyra këndore e kësaj kryevepre moderniste evokon dhimbshëm ndërveprimet e hamendësuara ndërmjet
subjekteve, të cilët ndërprehen ose injorohen vazhdimisht. Duar që thuajse
preken, sy që thuajse takohen dhe gojë të cilat thuajse flasin; vendosja intime
e Hopper-it paraqet përsosmërisht realitetin tjetërsues të jetës në Nju Jork.
E vërteta rreth guras me flokë të kuqe
Jo Hopper, bashkëshortja
e Edward Hopper, është gruaja engimatike me flokë të kuqe e ulur në kënd. Ajo
jo vetëm që ishte modelja për këtë pikturë, por ajo mbante gjithashtu një ditar
të detajuar për çdo vepër të Hopper-it. Roli i saj si një historiane personale arti mund të
jetë frymëzuar për emrin pas pikturës, ku ajo përshkruan një nga dy burrat në pikturë si
“grabitqar nate (sqepi) me kostum të errët, kapele gri çeliku, me brez të zi, këmishë
blu (të pastër) duke mbajtur një cigare.”
Vendnddhja e lokalit restorant
Restoranti-vagon në pikturën e Hopper-it, është bazuar në mënyrë të dukshme
në një vendndodhje reale në fshatin Greenwich; megjithatë, diskutimet mbi
legjitimitetin e tij vazhdojnë që të nxisin diskutime të nxehta. Ky vend
mendohej se gjendej ndërmjet Avenjysë Greenwich dhe Avenjysë së Shtatë Jugore.
Një koinçidencë e mundshme ose ndoshta një lëvizje e qëllimtë nga ana e Hopper-it, duke zgjedhur që të paraqiste një udhëkryq, sigurisht që reflekton zbrazëtinë ndërmjet afërsisë fizike dhe paaftësisë për t’u lidhur emocionalisht në klimën e jetës urbane.
“Ndoshta, e pavetëdijshme,” siç e ka shpjeguar një herë Hopper-i, “Unë po pikturoja vetminë e qytetit të madh.”
(Imazhi 1: Edward Hopper, “Grabitqarët e natës”, 1942)
(Imazhi 2: Edward Hopper, Pamje nga afër “Grabitqarët e natës”, 1942)
(Imazhi 3: Skica paraprake të Edward Hopper për “Grabitqarët e natës”)
(Imazhi 4: Jo dhe Edward Hopper, 1927)
(Imazhi 5: Ndërseksion i Avenjysë ‘Greenwich’ dhe Avenjysë së Shtatë Jugore, 1926)
Burimi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/artwork-analysis-nighthawks-by-edward-hopper/
Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.









Comments
Post a Comment