Henri Matisse, Dhoma e kuqe, 1908


Henri Matisse, 1869-1954, konsiderohet nga shume si piktori me me influence i levizjes fauviste. Ai thjeshtesoi format, pershtati nje varietet te gjere penelatash dhe pikturoi fusha te medha ngjyash te fuqishme kontrastuese krahe per krahe per te shprehur ndjenjat e tij rreth nje subjekti. Industrialisti i pasur rus Sergey Shchukin grumbulloi nje koleksion te madh arti modern. Ai koleksionoi levizjet e artit te tilla si Impresionizmin, Kubizmin, Fauvizmin, Nabis-at dhe mbeshteti piktoret si Picasso, dhe Matisse te cilet ende refuzoheshin nga kritiket, studiuesit dhe publiku. Per Matisse ai ishte nje patron dhe mik i madh. Shchukin e porositi Matisse qe te pikturonte telajo te medha per te zbukuruar shtepine e tij ne Moske. Ndonese Matisse e pikturoi Vallezimin dhe Muziken per shkallet e tij, Dhoma e kuqe u pikturua per dhomen e ngrenies. Matisse zgjodhi nje teme qe ai e kishte eksploruar dhe qe i ishte rikthyer shume here gjate gjjthe karrieres se tij: mjedise te brendshme te ndricuara me ngjyra me nje dritare te hapur, me leter muri me modele dhe me nje tavoline te zbukurar me bollek me fruta, ushqim, ene qelqi, vazo dhe lule. Megjithese piktura e madhe ishte porositur fillimisht nga Sergey Shchukin si nje Harmoni ne Blu, Matisse zgjodhi qe ta zevendesonte ngjyren blu me te kuqe per te dominuar te gjithe kompozimin dhe estetiken. Ndonese plani i pare dhe sfondi duket sikur shkrihen se bashku, eshte ende e pranishme nje ndjesi thellesie per shkak te karrigeve, gruas dhe dritares se hapur e cila na ofron pamjen e nje qielli te paster blu, nje shtepi, bar te gelber, dhe bime, lule, dhe peme te stilizuara.

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti.

Comments