INFLUENCAT E ARTIT JAPONEZ TEK ARTISTËT PERËNDIMOR


Duke filluar nga impresionizmi, linjda e Japonisme, subjekti, stili, post-impresionizmi, Art Nouveau, frymëzimet e reja, ekspersionizmi abstrakt,  arti i kaligrafisë, Franz Kline, Jackson Pollock, arti bashkëkohor dhe deri tek Manga-t dhe Kultura Pop.

Nga REVISTA ARTSPER

 

Përgjatë gjithë historisë Japonia ka patur një influencë të konsiderueshme në artin perëndimor dhe që vazhdon ta ketë edhe në ditët e sotme. Artistët janë frymëzuar nga të gjitha aspektet e traditës artistike japoneze, nga printimet në dru të “ukiyo-e” deri tek manga-t e ditëve moderne. Ejani me Artsper në një udhëtim nëpër kohë dhe kulturë, për të parë influencën e artit japonez mtek artistët perëndimor.    

 

Impresionizmi dhe linjda e Japonisme

Influenca e artit japonez tek artistët perëndimor u vetvendos edhe më mirë në fund të shekullit të 19-të gjatë Lëvizjes Impresioniste. Ky fenomen u bë i njohur si Japonizme duke qenë se pati një rritje të papritur në interesit për artin japonez gjatë rifillimit të tregtisë së Japonisë me perëndimin në vitin 1853, ku Japonia pati mundësinë që të prezantonte mallrat dhe kulturën e saj në Evropë. Japonizme u përdor për herë të parë si term nga koleksionisti dhe kritiku francez i artit, Philippe Burty në vitin 1872, me përhapjen edhe më të madhe të influencës së Japonisë tek artistët perëndimor.

 

Një nga këto prezantime ishin edhe printimet në dru të “ukiyo-e”, që fjalë për fjalë do të thotë ‘piktura të botës fluturake’, duke iu referuar rajonit të Edo-s (tani Tokio). Këto printime, paraqesin aktorë, peisazhe dhe skena erotike nga Teatri Kabuki, dhe shumë aspekte të tjera të kulturës japoneze. Disa nga artistët më të famshëm të “ukiyo-e” ishin Katsushika Hokusai, Kitagawa Utamaro dhe Utagawa Hiroshige, perspektivat e rrafshuara, ngjyrat e ndezura dhe linjat e theksuara të të cilave ishin një frymëzim i pafundëm për artistët perëndimor.

 

Në të vërtetë, këtu është e rëndësishme të vëmë re se, disa nga veprat e prodhuara nga këta artistë vlerësohet si Orientalizëm se sa si frymëzim i thjeshtë, duke qenë se ata visheshin me veshje tradicionale dhe imitonin japonezët. Megjithëse, jo në atë kohë, nësë do të shikojmë në retrospektivë ne do të pranonim se kjo praktikë ka qenë përvetësim i kulturës japoneze sesa si një vlerësim, të cilin ne nuk kërkojmë që ta reklamojmë.

 

Subjekti

Artistët impresionist të tillë si Edgar Degas, Claude Monet dhe James Tissot të gjithë grumbulluan koleksione të mëdha të artit japonez. Megjithatë, disa prej tyre u frymëzuan në mënyrë më të drejtëpërdrejtë se sa disa të tjerë. Dukshëm, subjekti i “Urës Japoneze” të Monet mund të krahasohet drejtëpërdrejtë me peisazhet e printimeve të “ukiyo-e”, veçanërisht “Nën urën Mannen të Fukagawa-s” së Hokusai-t, duke prezantuar kështu një ndjenjë të dukshme japoneze ndaj lëvizjes tradicionale franceze të Impresionizmit. 

 

Stili

Ndonëse, shumë artistë kanë bërë referenca më të holla të printimeve të “ukiyo-e”, për shembull, Mary Cassat dhe Edgar Degas, në mënyrë të dukshme në stil sesa në subjekt. Cassatt e rishpiku stilin e subjekteve të grave dhe të fëmijëve nga ana e saj, sipas stilit të printimeve japoneze, duke përdorur ngjyra të plota dhe duke e prezantuar dimensionalitetin nëpërmjet përdorimit të linjës sesa të tonit. Kjo është veçanërisht e dukshme në pikturën e saj “Prukeria”, e cila paraqet një grua në një nga aktivitetet në jetën e saj të përditshme duke krehur flokët. Ky printim na kujton “Takashima Ohisa duke përdorur dy pasqyra për të vëzhguar parukerinë e saj” nga Kitagawa Utamaro, megjithëse kjo e fundit është krijuar një qind vite më parë, duke theksuar kështu, pakohësinë e kësaj gjinie.

 

Në mënyrë të ngjashme, “Grua duke krehur flokët e saj” e Edgar Degas thuhet se, është frymëzuar drejtëpërdrejtë nga “Yamauba duke krehur flokët e saj dhe Kintoki” e Hiroshige-s. Të dyja pjesët, paraqesin gra nudo duke kryer aktivitete shtëpiake, në përputhje tashmë me stilin e Dega-së. Megjithatë, perspektiva e shikuesit, i pozicionuar disi sipër subjektit është një tipar i dallueshëm japonez, përvetësimi i së cilës i atribuohet dijeve të gjera të veprës për artistët japonez.   

 

Post-Impresionizmi

Sigurisht, është e pamundur që të flasim për influencën e artit japonez tek artistët perëndimor pa përmendur veprën e Vincent Van Gogh. Megjithëse, ai ishte disi më i vonë në kapjen e kësaj influence sesa artistët parizian të kohës, arti japonez la një përshtyje të gjatë tek ai. Dashuria e tij për natyrën dhe peisazhet e paraqitura nga printimet e “ukiyo-e” bën që ai të vendosej në Arles, në jug të Francës në kërkim të frymëzimit për krijime më origjinale të stilit japonez, pikturar e të cilëve ai i admironte aq shumë.    

 

Art Nouveau dhe frymëzimet e reja

Gjatë kalimit në Lëvizjen Art Nouveau, Gustav Klimt ishte shumë i frymëzuar nga printimet e  “ukiyo-e”, provat e së cilës mund të gjenden tek planet e sheshta, modelet intriguese dhe ngjyrat e gjalla të veprave të tij. Për më tepër, thuhet se ai ka qenë një admirues i madh i Shkollës Rinpa të Kiotos, të njohur për përdorimin e hollësishëm nga ana e tyre të sfondeve me gjethe të arta dhe stil të rafinuar. Sigurisht që, kjo mund të shikohet jashtëzakonisht shumë tek “Faza e artë” e Gustav Klimt.    

 

Ndërkohë, një artist tjetër i Art Nouveau ishte Henri de Toulouse-Lautrec, ku preferencat e subjektit të sallave të kërcimit dhe të bordellove të Montmartre përfaqësojnë ekuivalentin evropian të rajonit të kënaqësive të Edo-s. Ai kishte në koleksionin e tij printimet “ukiyo-e” Kitagawa Utamaro, i cili u arrestua në vitin 1804 për shkak të pikturave të figurave historike me kurtizanet në festa. Artistët ishin qartësisht të afërt në shpirt pavarësisht dallimeve të tyre në gjenerata dhe në kulturë! Përdorimi i ngjyrës, konturet e errta dhe mungesa e thellësisë në posterat e Toulouse-Lautrec janë veçanërisht derivate të printimeve nga Teatri Kabuki. Vepra e tij ‘Divan Japonais’ është një shembull i përsosur për të gjitha gjërat japoneze.   

 

Ekspersionizmi abstrakt dhe arti i kaligrafisë

Influenca e artit japonez tek artistët perëndimor nuk ndali me përfundimin e shekullit. Megjithatë, qendrat e interesit evoluan, siç ndodhi me qendrën e infuencës artistike perëndimore, duke lëvizur nga Parisi në Nju Jork. Artistët e lëvizjes amerikane të Ekspersionizmit Abstrak përgjatë viteve 1940 dhe 1950, thuhest se gjithashtu janë drejtuar nga lindja për frymëzim. Dy vendet kanë qenë një influencë e madhe reciproke në vitet pas luftës, duke sugjeruar për infiltrimin e kulturës japoneze në pavetëdijen kolektive të asaj kohe. Teoria jungiane e pavetëdijes kolektive ishte shpesh një referecë për Ekspresionistët Abstrakt, duke qenë se kjo ishte ajo që ata kërkonin që të shprehnin në lirinë e veprave të tyre. Megjithëse, ndonjëherë kishte mosmarrëveshje, përgjithsisht mendohet se penelatat e vrullshme të Franz Kline, Willem de Kooning dhe Jackson Pollock janë influencuar nga kaligrafia japoneze (dhe ajo kineze).

 

Franz Kline

Franz Kline në veçanti ishte i interesuar për Grupin Avantgard të Kaligrafisë së Bokujinkai, me qendër në Kioto. Ky grup arriti tek ai dhe tek artistë të tjerë të asaj kohe, duke vënë re ngjashmëritë ndërmjet veprave të tyre dhe serisë së tij bardhe e zi. Kline shkëmbeu shumë letra me ta dhe madje edhe propagandoi për kaligrafinë japoneze tek audiencat amerikane, duke cituar ngjashmëri në stilin e veprave të tyre. Megjithatë, me kalimin e viteve, Kline më vonë filloi të mohonte ngjashmërinë ndërmjet veprave të tij dhe kaligrafisë, duke arsyetuar se veprat e tij ishin thjesht pamore sesa si copëza shkrimesh. Kjo për shkak të ndjenjës kombëtare që po rritej në Amerikë pas luftës dhe dëshira për të qenë pjesë e lëvizjes së ekspersionizmit abstrakt. Në kontekstin e thirrjes për një estetikë të pastër amerikane  nga kritikët amerikan të artit, duke bërë që influenca e artit japonez të shtypej.

 

Jackson Pollock

Jackson Pollock, mëgjithëse i famshëm për veprat e tij abstrakte, gjithashtu ishte i magjepsur nga koncepti i gërmave dhe dorëshkrimeve të rishpikura të shumë kulturave, duke përfshirë edhe kaligrafinë japoneze, në një stil abstrakt në pikturat e tij. Për më shumë, Pollock përdorte letër japoneze në krijimin e veprave të tij, veçanërisht ato të serive të tij të zeza, të cilat kanë një stil pamor që na kujton veçanërisht rrjedhjen e lirë të penelatave të kaligrafisë. Kështu, qoftë një mit modern apo një burim i vërtetë frymëzimi, ngjashmëritë pamore ndërmjet kaligrafisë japoneze dhe këtyre pikurave absurakte janë të dukshme.

 

Arti bashkëkohor dhe ngritja e Manga-ve

Në ditët e sotshme, magjepsja me artin japonez nuk ka rreshtur së ekzistuar brenda artistëve perëndimor. Tani është radha e manga-ve, që fjalë për fjalë do të totë komike (dhe forma e tyre e animuar, anime), të karaketrizuara nga shprehje faciale të ekzagjeruara dhe ngjyrat e ndezura. Në fillim të mesviteve 1990, në Francë u zhvillua një vlerësim i thellë për manga-t japoneze, dhe tani Franca përfaqëson tregun e dytë më të madh në botë për manga-t pas Japonisë. Kjo ka bërë që botues të tillë si ‘Glénat’ të prodhojnë gjuhën e tyre franceze të manga-ve, që çoi në ngjizjen e Lëvizjes së Manga-ve La Nouvelle, nëpërmjet bashkëpunimit të artsitëve franko-belg dhe aytre japonez.

 

Kultura Pop

Për më tepër, kjo ka koinçiduar me fenomenin e Pokémon që përfshiu botën në vitet 1990, të cilat risollën në vëmendje stilin a artit japonez. Sot ato janë kthyer në një element kryesor të kulturës popullore. Ndërkohë, artistë të tillë si Takashi Murakami, deri më sot një nga emrat më të mëdhenj të artit bashkëkohor, panë një rritje të madhe në popullaritet gjatë kësaj periudhe gjithashtu. Arti i tij ka qenë thelbësor për prezantimin e estetikës ‘kawaii’ në perëndim, e njohur për ngjyrat në shkumës dhe personazhet e lezetshme. Për pasojë, arti japonez ka qenë i gjithëpranishëm në vitet 1990, qoftë në formën e komikeve, të lojrave apo të pikturave, kështu që nuk është habi që ato kanë zënë rrënjë në mendjen e artistëve perëndimor.

 

Sot, artistët francez dhe amerikan në veçanti po e vazhdojnë këtë formë arti sipas mënyrës së tyre. Ata frymëzohen nga personzhet dhe stili i manga-ve, duke i kombinuar ato me influencat perëndimore. Për shembull, ju mund të gjeni disa artistë në Artsper të tillë si Caroline Maurel dhe Arno Metz, të cilët e kanë përqafuar këtë stil modern të artit japonez në veprat e tyre.

 

Kështu, pasi kemi udhëtuar nga Japonia në Francë dhe në Shtetet e Bashkuara, ne mund të shikojmë se arti japonez ka pasur një infuencë thelbësore tek artistët perëndimor përgjatë dy shekujve të shkuar. Padyshim që arti japonez, do të vazhdojë të jetë një burim i pasur frymëzimi për shumë vite që do të vijnë, duke qenë se ata janë pioner të teknologjisë moderne, e cila po fiton gjithnjë edhe më shumë popullaritet si subjekt të artit bashkëkohor. Por cili art ju frymëzon më shumë? Ndërlikimet e printimeve “ukiyo-e”, natyra goditëse e kaligrafisë apo tregimi i histrorive përmes manga-ve?

(Imazhi 1: “Lulëzim bajamesh”, Vincent van Gogh, 1890)

(Imazhi 2 dhe 2.1: “Pellgu me zambak uji”, Claude Monet, 1899 dhe “Nën Urën Mannen në Fukagawa, Katsushika Hokusai, rreth 1830-32)

 

(Imazhi 3: “Parukeria”, Mary Cassatt, 1890-91 dhe Takashima Ohisa “Duke përdorur dy pasqyra për të vëzhguar parukerinë e saj”, Kitagawa Utamaro , rreth 1795)

 

(Imazhi 3.1: Qoftë në subjekt apo në stil, një gjë është e qartë se, Impresionistët nuk ‘ngopeshin’ me artin japonez!)


(Imazhi 4: “Portret i Adele Bloch-Bauer I”, Gustav Klimt, 1907)

(Imazhi 5 dhe 5.1: “Divan Japonais”, Henri de Toulouse-Lautrec, 1892 dhe “Dy gra”, Kitagawa Utamaro, rreth 1790)


(Imazhi 6: “Mahoning”, Franz Kline, 1956)

(Imazhi 7: Eko: Numër. 25, Jackson Pollock, 1951)

(Imazhi 8: Rrezatuese, manga franceze)

(Imazhi 9: Le Songe du tigre, Caroline Maurel, 2019)











Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/influence-of-japanese-art-on-western-artists/

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

Comments