JETA DHE ARTI I EDGAR DEGAS

Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES

1 I ATI I TIJ KËRKONTE QË AI TË BËHEJ AVOKAT

Hilaire-Germain-Edgar De Gas (1834–1917) lindi në Paris, në Francë, në vitin 1834. A ishte më i madhi nga të pesë fëmijët e Augustin De Gas, një bankier i pasur, dhe të Célestine Musson De Gas, një grua mulate nga New Orleans, e cila vdiq kur Degas ishte 13 vjeç.

Vetëm disa ditë pasi kishte përfunduar shkollimin në vitin 1853, Degas u regjistrua si kopjues në Luvër, ku ai studioi skulpturat greke dhe ato romake. Augustin i parapriu talenteve artistike të të birit, por ai dëshironte që ai të bëhej avokat. Kështu, Degas u regjistrua në juridik, por ai e la shumë shpejt.             

2 JEAN-AUGUSTE-DOMINIQUE INGRES ISHTE NJË INFLUENCË FORMUESE

Në vitin 1855, Edgar Degas hyri në të famshmen “Shkollën e Arteve të Bukura” (École des Beaux-Arts), në Paris. Gjithashtu ai ndoqi klasat e vizatimit në atelienë e piktorit Louis Lamothe, një student i Jean-Auguste-Dominique Ingres. Me shumë mundësi, Degas u takua me Ingres në vitin 1885 nëpërmjet Lamothe-it.   

Si një student, Degas shpesh përdorte anëtarët e afërt të familjes së tij si subjekte. Vizatimet e anëtarëve familjes së tij, të cilat reflektojnë influencën e Ingres-it, e ndihmuan Degas që të eksploronte vendosjen e figurave përkundrejt një sfondi të errët, që shihet shpesh tek veprat e tij të hershme në vaj. Përgjatë viteve 1850, motra e tij, Thérèse ishte një nga modelet e tij të preferuara. Ai pikturoi gjithashtu shumë portrete të vëllait të tij, René.      

3 MËSUESIT E TIJ E INKURAJONIN TË KOPJONTE MJESHTRAT E VJETËR NË LUVËR

Kjo u kthye në një komponent kyç të praktikës së tij të hershme. Degas bëri kopje të shumta të veprave nga Michelangelo, Raphael dhe nga artistë të tjerë të Rilindjes, por – në kundërshtim me traditën – ai zakonisht përqëndrohej tek një detaj, tek një figurë dytësore, apo tek një kokë, në mënyrë që të mund të fokusohej tek aspektet psikologjike të shprehjes njerëzore.   

4 NË VITIN 1859, DEGAS E KTHEU VËMENDJEN E TIJ NDAJ PIKTURIMIT TË PJESËVE HISTORIKE

Ndonëse blloqet e tij të shënimeve të asaj kohe përmbajnë studime për kompozime të shumta, Degas përfundoi vetëm pesë piktura të mëdha historike. Njëra prej tyre, Alexander dhe Bucephalus (1861), Degas vizatoi bazuar në jetën e Aleksandrit të Madh. Influenca e Mjeshtrave të Mëdhenj është evidente jo vetëm lidhur me subjektet e tij, por gjithashtu tek ngjyrat e pasura dhe penelatat e thella. Tani kjo vepër ndodhet në Galerinë Kombëtare në Washington, D.C.                                  

5 DEGAS E ZHVILLOI DASHURINË E TIJ TË THELLË PËR VIZARTIMIN TEK ATELIEJA E LAMOTHE, I CILI JIPTE MËSIME VIZATIMI NGA NUDO TË GJALLA 

Në korrik të vitit 1856, Degas udhëtoi në Itali, ku qëndroi për tre vjet. Në Romë, ai mori pjesë në klasat publike të vizatimit në Akademinë e Francës (Académie de France), duke zhvilluar studime rigoroze të trupit dhe të muskulaturës së tij. Ndoshta është ikonike që përgjithësisht Degas konsiderohet si një artist Impresionist ‘par excellence’. Megjithëse, ai ekspozonte me Impresionistët, ai e konsideronte veten mbi të gjitha një Realist, dhe e refuzoi fuqimisht etiketimin Impresionist përgjatë gjithë jetës së tij. 

6 DEGAS ISHTE GJITHASHTU EDHE SKULPTOR, POR AI NUK PRODHONTE PJESË PËR KONSUM PUBLIK 

Në fakt, pak njerëz përveç miqve të ngushtë të Degas e njihnin punën e tij në dyll dhe derdhjet në bronz. Skulptura e vetme e ekspozuar ndonjëherë publikisht e Degas ishte “Kërcimtarja e vogël katërmbëdhjetë vjeçare”, e cila u përfshi në ekspozitën Impresioniste të vitit 1881 në Paris. Në një ndarje radikale nga tradita akademike e messhekullit të 19-të, figura në dyll ishte e veshur me një fund të vërtetë prej tyli, me paruke të zbukuruara me shumë fjongo, me këpucë dhe me çorape. 

Kjo vepër i ofendoi thellë kritikët bashkëkohor të tillë si Elie de Mont, i cili shkroi, ‘Unë nuk kërkoj që arti të jetë gjithmonë elegant, por unë nuk e besoj se roli i tij është kryesimi i shëmtisë.’ Të tjerë e quajtën ‘të neveritshme’, ‘të mbraprapshtë’, dhe ‘një kërcënim për shoqërinë’. Ajo nuk u shfaq më deri në vitin 1920. Kur Degas vdiq në vitin 1917, në studion e tij u zbuluan më shumë sesa 150 skulptura në dyll. Tani shumica e tyre ndodhen në Galerinë Kombëtare të Artit, në Washington, D.C. 

7 KËRCIMTARET ISHIN SUBJEKTE TË SHPESHTA NË ARTIN E TIJ, VEÇANËRISHT BALERINAT E OPERAS SË PARISIT 

Nëse baleti ishte kulmi i fantazisë dhe i frymëzimit, Degas e shikonte botën me një sy realist. Të ashtuquajturit ‘minjtë e operas’ të cilët ai i përdorte si modelet e tij, duke përfshirë modelen për “Kërcimtaren e vogël katërmbëdhjetë vjeçare”, përgjithësisht ishin të varfra apo vajza të klasave punëtore, dhe shpesh binin pre e patronëve të pasur meshkuj të Operas. 

Degas i kapte subjektet e tij atëherë kur ato ishin më pak tërheqëse: duke u kruajtur, duke u shtriqur, apo thjesht duke pritur pas skene. Ingres ishte larg të qenit entuziast nga pikturat e kërcimtareve të Degas, duke thënë për to, ‘Ne shikojmë disa të mjera të shformuara nga përpjekjet e tyre, të kuqe, të ënjtura nga lodhja, dhe të ingujuara në mënyrë kaq të pahijshme saqë do të ishte më modeste nëse ato do të ishin lakuriq.’ 

8 INTERESI I DEGAS PËR FIGURËN NUDO, VEÇANËRISHT NUDON FEMËRORE, VAZHDOI PËREGJATË GJITHË KARRIERËS SË TIJ 

Ndoshta më shumë nga të gjitha, ishin studimet e tij të nudove ato ku ai prezantoi idetë e tij të reja dhe që e thelluan më tej praktikën e tij artistike. Pikturat e tij të grave në taulet apo në dush përbëjnë tematikën kryesore të veparve të tij. Ashtu si kërcimtaret e tij, nudot femërore të Degas nuk ishin të idealizuara por, siç i përshkruante Joris-Karl Huysmans, ‘mish i vërtetë, i gjallë, i lakuriqtë’.   

9 NË VITET 1870, DEGAS FILLOI TË KISHTE PROBLEME ME SHIKIMIN 

Ishte pjesërisht për këtë arsye që më vonë ai u mor me skulpturë dhe, më vonë, me fotografi. Përveç ndjekjes së mediumeve të reja, përkeqësimi i gjendjes së tij pati efekte të konsiderueshme mbi pikturën e tij: ngjyrat u bënë më të guximshme dhe më të ndezura, penelatat u bënë më të ashpra dhe skenat më të paqarta, thuajse abstrakte. Madje Degas përdori duart e tij për të aplikuar bojën.

Degas e vlerësonte kapacitetin e fotografisë për të ofruar një perspektivë më të mprehtë, megjithëse ai i ndante fotografitë e tij vetëm me një rreth të vogël miqsh dhe familjarësh. Në mënyrë të trishtueshme, sot kanë mbijetuar më pak se sa 50 nga fotografitë e tij. Por ato që kanë mbijetuar tregojnë interesin e tij për eksperimentimin dhe tërheqjen e tij artisitike për Simbolizmin, siç reflektohet në fotografitë ku subjektet e tij duket sikur dalin nga errësira. 

10 KUAJT DHE GARAT ME KUAJ ISHIN GJITHASHTU SUBJEKTE KYÇE PËR ARTISTIN, I CILI ISHTE I MAGJPESUR PAS STUDIMIT TË LËVIZJES 

Degas prodhoi 45 piktura në vaj me gara kuajsh, përveç skulpturave, vizatimeve me shkumës dhe studimet e kuajve. Veprat e tij në vaj më shumë se sa të dokumentonin vet garën, fokusoheshin tek çastet përpara fillimit të garës, kur të dy, kali dhe kalorësi ishin të mbushur me energji nervoze. 

11 NË VITIN 1892, ‘DANS UN CAFÉ’ APO ‘L’ABSINTHE’ (1875-76) E DEGAS, U BË VEPRA E PARË IMPRESIONISTE E OFRUAR NË CHRISTIE-S 

Do të ishte një pikturë me një të shkuar – në ekspozitën e tretë Impresioniste, në Paris, në vitin 1877, në të cilën Degas u detyrua të dëshmonte se modelët e tij nuk ishin të alkoolizuar. Ajo u ble për 180 paund nga tregtari i artit nga Glasgow, Alexander Reid, dhe tani ajo ndodhet në Musée d’Orsay, në Paris. Deri më sot, vepra më e shtrenjtë e Degas e shitur nga Christie-s është ‘Danseuses à la barre’ (rreth vitit 1880), e cila arriti shifrën prej 13,481,250 paund në Londër, në vitin 2008. Kjo pikturë ka qenë fillimisht në pronësi të Louisine Havemeyer, i cili e njihte personalisht Degas dhe që prezantoi veprat e tij në Shtetet e Bashkuara.

(Imazhi 1: Edgar Degas) 

(Imazhi 2: Edgar Degas, “Femme s’essuyant les cheveux”, rreth viteve 1890-1895) 

(Imazhi 3: Edgar Degas, “Trois danseuses”, 1900) 

(Imazhi 4: Edgar Degas, “Danseuse tenant son pied droit dans la main droite, rreth viteve 1896-1911) 

(Imazhi 5: Edgar Degas, “Danseuses dans une salle d’exercice” [Trois Danseuses], 1873) 

(Imazhi 6: Edgar Degas, “Cheval au galop sur le pied droit”, rreth viteve 1880 - 1890)   

(Imazhi 7: Edgar Degas, “Danseuses à la barre”, e ekzekutuar rreth vitit 1880) 






Burimi: https://www.christies.com/features/The-life-and-art-of-Edgar-Degas-8136-1.aspx 

Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

Comments