JETA DHE ARTI I ÉDOUARD VUILLARD

“Në pëllëmbën e dorës tuaj, fjala ime dhe mendimet e mia...”

Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES

 

MIQËSITË QË AI BËRI NË SHKOLLË ZGJATËN PËR GJITHË JETËN

 

I lindur në vitin 1868 në Cuiseaux, një komunë e fjetur në rajonin Saône-et-Loire të Burgonjës, në Francën lindore, mendohej që Jean-Édouard Vuillard do të ndiqte hapat e të atit dhe të bashkohej me ushtrinë. Por kur ai ishte 10 vjeç familja e tij u vendos në Paris, ku atij iu hapën sytë ndaj arteve dhe akdemisë. Pasi fitoi një bursë në prestigjozen ‘Condorcet’, Vuillard u takua me Ker-Xavier Roussel dhe Maurice Denis, me të cilin ai do të ishte miq për gjithë jetën. Në fakt, ai do të ishte bashkëthemeluesi i grupit të artistëve ‘Les Nabis’ – vëllazëria – së bashku me dy artistë dhe të tjerë, duke përfshirë Paul Sérusier dhe Pierre Bonnard.

 

AI MBAJTI DITAR PËRGJATË GJITHË JETËS SË TIJ – NJË DOKUMENT INDIVIDUAL PËR HISTORINË E ARTIT

 

Vuillard studioi për art në Académie Julian, të cilën ai e shikonte si mbytëse nga pikëpamja krijuese, dhe më pas në Shkollën e Arteve të Bukura (École des Beaux-Arts) – pasi kishte ngelur dy herë në provimin e pranimit. Në vitet e hershme, ai filloi të mbante një ditar ditor, të cilin ai e mbajti deri në vdekjen e tij në vitin 1940. Instituti i Francës në Paris është tani shtëpia e 48 volumeve të ditarëve të Vuillard-it, duke iu dhënë historianëve të artit një pasuri me informacion rreth ‘Les Nabis’.

 

GAUGUIN ISHTE NJË FRYMËZIM I THELLË

 

Gjatë viteve të tij të formimit Vuillard kërceu nga një studio në një studio, duke mësuar së bashku me piktorët, duke përfshirë Diogène Maillart dhe Pierre Bonnard. Ishte gjatë punës me Bonnard në vitin 1890, kur ai ndihmoi në formimin e ‘Les Nabis’. Artistët që u bënë pjesë e këtij kolektivi post-impresionistësh, avantgardë u frymëzuan nga pikturat e Paul Gauguin, i cili kërkonte të ekuilibronte – apo sintetizonte – konsideratat e formës, ngjyrës dhe emocioneve.  

 

LES NABIS: LËVIZJA ARTISTIKE ME MBITONE KULTI

 

Piktura e vitit 1888 e Paul Sérusier, ‘Lumi Aven’ në Bois d’Amour, e ekzekutuar nën guidën e Gauguin-it, u kthye në një ‘hajmali’ për ‘Les Nabis’. Kanavaca përdorte ngjyra të pastra, të papërziera për të komunikuar emocionet dhe ndjesitë e artistit sesa për të transkriptuar pamjen aktuale të natyrës.        

 

Anëtarët duke përfshirë Vuillard, Denis dhe Bonnard e shikonin vetveten si profetët e një lëvizje të re arti, duke refuzuar kurrikulumin konservator të Académie Julien. Ata e krahasonin veten me çliruesit e Izraelit të lashtë, mbanin mjekër dhe komunikonin në një gjuhë sekrete, duke iu referuar studiove të tyre si ‘ergasterium’  (‘fabrika’ në latinisht). Anëtarët e ‘Les Nabis’ i mbyllnin letrat e tyre me një nënshkrim të kriptuar: E.T.P.M.V. et M.P. (‘Në pëllëmbën e dorës tuaj, fjala ime dhe mendimet e mia’).

Autoportreti i Vuillard-it me kallam dhe kapele varke, kap mjekrën e tij të trashë të kuqe dhe vështrimin e tij ezoterik. 

 

VUILLARD KA PIKTURUAR ÇDO GJË NGA SKENAT E TEATRIT DERI TEK KAFENETË E PARISIT

 

Vuillard e konsideronte veten si një artist dijetar në frontin e artit bashkëkohor. Ai gëzohej nga sfidat e imponuara nga formatet jotradicionale të tilla si ekranet, skenat dhe programet e treatrove, dhe nga materiale të tilla si pikturimi me tempera dhe në dërrasë, në të cilat ai ka pikturuar vepra të tilla si “Maisonettes dans un enclos “. Ai ka pikturuar gjithashtu mjediset e brendshme të shtëpive të klientëve të pasur, dhe të kafeneve ‘chic’ të Parisit.

 

Vuillard ishte një fotograf i mprehtë. Pas blerjes së një kamera Kodak në vitin 1897, ai u kthye në një dokumentarist të zellshëm të jetës dhe të rrethinave të tij: magazina e tij e madhe me rreth 1,750 fotografi shërbyen si një shoqëruese pamore të ditarëve të tij ditor. Imazhe të tilla si Ker-Xavier Roussel duke vallëzuar nudo, Rue Truffau ofron një vështrim në jetën e vëllazërisë së ‘Les Nabis’.

 

AI ISHTE MË SHUMË NË SHTËPI, NË SHTËPINË E TIJ

 

Në krahasim me anëtarë të tjerë të ‘Les Nabis’, pikturat e Vuillard-it ishin më shpesh të fokusuara tek skenat e jetës familjare. Shpesh i përshkruar si ‘intimist’ për shkak të temave të afeksionuara, paleta e tij tejet e lartë dhe e pasur në pëlhurë – e frymëzuar nga artistët Simbolistë dhe Impresionistë – ndihmuan për shtrimin e rrugës për abstraksionin e shekullit të 20-të.

 

Megjithëse, financiarisht i suksesshëm gjatë jetës së tij, Vuillard jetoi deri në moshën 60 vjeçare me të ëmën e ve, rrobaqepëse. E pikturuar në vitin 1890, piktura “Les couturières”, është mes kanavacave më të rëndësishme nga periudha e shoqërimit të Vuillard-it me ‘Les Nabis’. Ajo paraqet të ëmën e Vuillard-it dhe motrën e tij Marie në punë, në një atelier korsesh dhe për bërjen e fustanëve që Zonja Vuillard e drejtonte në shtëpinë e familjes. Zonja Vuillard është figura me flokë gri në sfond, e treguar duke prerë nëpër një copë me material të kuq, ndërsa Marie po mban pëlhurën e tendosur.

Me këto eksperimentime piktoriale dhe hapësinore, piktura “Les couturières” është një lajmëtare e shumë zhvillimeve tv rëndësishme artisitike të fillimit të shekullit të 20-të, duke përfshirë pozicionimin e ngjyrave të forta të Fauvizmit, ballafaqimin e planeve të Kubistëve dhe shformimin e formave të Ekspresionistëve.

 

Influenca e punës së të ëmës mund të shikohet gjithashtu në piktura të tilla si “Intérieur, la dame en noir”, e cila është e pasur në modele, karakter dhe pëlhurë.

 

AI NDANTE NJË MUZË ME RENOIR-IN DHE BONNARD-IN...

 

Vuillard, Renoir, Toulouse-Lautrec dhe Bonnard të gjithë ndanë të njëjtën muzë: pianisten e shkëlqyer Misia Natanson. Megjithatë, në veprat e Vuillard-it, ajo shpesh shfaqet e shpërqëndruar. Piktura të tilla si “Misia et Vallotton à Villeneuve”, dhe shënimet në ditarin e tij, fshihnin një pasion për muzikanten e re.

Në pikturën “Misia et Vallotton à Villeneuve”, mund të shikohet piktori Félix Vallotton pas Natanson dhe i kthyer në drejtim të kundërt. Vallotton gjithashtu kishte një marrëdhënie flirtuese me pianisten. Personazhi i tretë në këtë dramë të shpikur në mënyrë të ndërlikuar është bashkëshorti i Misia-s, Thadée, bashkëthemeluesi i gazetës letrare ‘La Revue Blanche’. Misia i kthen kurrizin Thadée-s teksa është duke biseduar me Vallotton, duke nënkuptuar vendin e tij të vogël në botën e saj emocionale; në mënyrë të ngjashme, Vuillard, e ka reduktuar atë thuajse në një mosprani, duke e zvogëluar imazhin radikalisht në mënyrë që vetëm një e argjendtë e formës së tij të mbetet e dukshme.

 

…DHE NJË TREGTAR ME CÉZANNE DHE PICASSO

 

Parisi ishte ‘kasollja’ artistike e Evropës në fillim të shekullit të 20-të, dhe burri në qendër të biznesit të artit ishte Ambroise Vollard, një tregtar sipërmarrës i kredituar për ofrimin e mbështetjes kritike ndaj artistëve të ‘Les Nabis’. Vollard ndihmoi gjithashtu me promovimin e veprave të Paul Cézanne, Pierre-Auguste Renoir, Louis Valtat, Pablo Picasso, Gauguin dhe Vincent van Gogh, midis të tjerëve.

 

Tek Vuillard, Vollard pa një talent në zhvillim. Në vitet 1890 ai porositi një grup gravurash nga artisti, duke përfshirë “Atelienë” (Roger-Marx 11), duke paguar 100 franka për imazh. Lëvizja mëndjemprehtë i ofroi Vollard-it aksesin në tregun e ri me prerje borgjeze dhe i dha Vuillard-it publicitetin që ai dëshironte.

 

AI ARRITI APOGJEUN E TIJ ARTISTIK NË FUND TË SHEKULLIT TË 19-TË

 

Shumica e historianëve të artit tani i konsiderojnë vitet 1890 dekadën më të madhërishme të Vuillard-it. Në këto vite të paqta, artisti gjeti shtegun e tij, së bashku me bashkëkohësit e tij midis ‘Les Nabis’, dhe prodhoi disa nga kryeveprat më të njohura të tij.

AI NUK U LËKUND KURRË NGA BESIMET E TIJ ARTISTIKE

 

Me kalimin e kohës, veprat e ‘Les Nabis’ filluan të vlerësoheshin si konservatore në krahasim me stilet Kubiste, Ekspresioniste dhe Abstrakte. Të paepur, grupi i qëndroi kredos së vet.  

Tek piktura “Nature morte au vase de fleurs”, e pikturuar nga Vuillard rreth viteve 1930-32, përkushtimi gjatë gjithë jetës i artistit ndaj mjediseve të brendshme familjare është qartësisht e dallueshme.

 

Vepra “Aux Pavillons à Cricqueboeuf. Devant la maison”, e cila është mbi dy metra e lartë, u pikturua fillimisht nga Vuillard në vitin 1911 si panel rrethues për një prag dere. Në vitin 1934, vetëm gjashtë vjet para vdekjes së tij, Vuillard ia ktheu shtëpinë pronarit me qëllim që ta ripunonte sipërfaqen.

 

(Imazhi 1: Fotografi e Edouard Vuillard)

 

(Imazhi 2: Edouard Vuillard, “La femme au fauteuil” (Misia et Thadée Natanson), 1896)

 

(Imazhi 3: ‘Les Nabis’ në shtëpinë e Stephane Natanson në Villeneuve-sur-Yonne, juglindje të Parisit, rreth vitit 1898)  

 

(Imazhi 4: Edouard Vuillard, “Autoportrait à la canne et au canotier”, rreth viteve 1891-92.

 

(Imazhi 5: Edouard Vuillard, “Maisonnettes dans un enclos”, 1909)

 

(Imazhi 6: Édouard Vuillard, “Les couturières”, 1890)  

 

(Imazhi 7: Édouard Vuillard, “Etude pour Les Couturières” [recto]; Homme [verso], 1890)

 

(Imazhi 8: Edouard Vuillard, “Intérieur”, la dame en noir, 1904)

 

(Imazhi 9: Edouard Vuillard, “Misia et Vallotton à Villeneuve”, 1899)

 

(Imazhi 10: Édouard Vuillard, “L’Atelier” (Roger-Marx 11).

 

(Imazhi 11: Édouard Vuillard, “Fillettes se promenant”, rreth vitit 1891.


(Imazhi 12: Édouard Vuillard, “Nature morte au vase de fleurs”, 1930-1932)

 

(Imazhi 13: Edouard Vuillard, “Aux Pavillons à Cricqueboeuf. Devant la maison”, 1911; e ripunuar nga artisti në vitin 1934)













 

Burimi:

https://www.christies.com/features/10-things-to-know-about-Edouard-Vuillard-8635-1.aspx

 

Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

Comments