KËRKESAT PËR NJË MARRËDHËNIE AFATGJATË

Nga Christian Weber, Nowness

 

Ditë pas dite, ne të gjithë, duhet të angazhohemi ndaj kërkesave të domosdoshme për ndërtimin e marrëdhënieve të suksesshme. Një marrëdhënie, nuk mund të rritet, nëse nuk ka një dëshirë për të punuar për të mirën e përbashkët dhe pa asnjë përfitim, që të jetë e qartë për të dyja palët, marrëdhënia është e destinuar që të dështojë.

 

KËRKESA NR. 1: ANGAZHIMI

Pjesëmarrësit pranojnë përfitimin dhe vlerën e marrëdhënies dhe janë te vendosur që ta bëjnë atë që të funksionojë. Niveli i angazhimit, duhet të përparojë me kalimin e kohës dhe niveli përgjegjësisë dhe i ndërveprimit, duhet të rriten me zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënies.

 

KËRKESA NR. 2: ORIGJINALITETI

Marrëdhëniet kërkojnë ndershmëri dhe sinqeritet nga të dyja palët. Do të bie në sy nëse shprehja e kujdesit nuk është i sinqertë dhe marrëdhënia do të zmbrapset. Në anën tjetër, vlerësimi i shprehur në mënyrë të çiltër do të përceptohet menjëherë dhe kjo do ta përshpejtojë evoluimin e marrëdhënies.

 

KËRKESA NR. 3: KOMUNIKIMI

Të dyja palët, duhet të jenë të lirshme që të vetshprehn ashtu siç janë dhe që ta dinë se ata do të dëgjohen dhe do të kuptohen.

 

Në secilën nga fazat e marrëdhënies nëse komunikimi është i mirëpërgatitur, ai do të ndihmojë në përçimin e dy faktorëve të tjerë.

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=wdLz4jJ47i4

 

Comments