LEJOMËNI T’JU TREGOJ NJË HISTORI SE SI I VRASIM MINJTË NE NË BALLKAN NGA MARINA ABRAMOVIC


Marrim 30-40 minj nga e njëjta familje dhe i fusim në kafaz dhe u japim atyre vetëm ujë për të pirë. Pas pak kohe dhëmëbt e tyre rriten dhe ata janë të uritur dhe në këtë moment ata janë gjithashtu duke vuajtur nga asfiksia. Por ata nuk do të vrasin anëtarët e fisit të vet, por nga frika e vdekjes ata do të vrasin më të dobtit prej tyre. Dhe më pas, një të dobët tjetër dhe një të dobët tjetër dhe një të dobët tjetër, deri sa në kafaz mbetet miu më superior. Tani kapësi i miut është duke ia dhënë ujin vetëm këtij miu, dhëmbët e tij po rriten dhe koha është shumë e rëndësishme. Kur kapësi i miut e shikon që në gjysëm ore miu do të asfiksohet, hap kafazin e merr miun dhe ia nxjerr jashtë dy kokërdhokët e syve dhe e lë atë të lirë. Tani miu është nervoz, është i tërbuar, është në panik, ai është duke parë vdekjen me sy...Ai vrapon tek vrima e minjve të familjes së vet dhe vret këdo që i del përpara deri sa të dalë miu më i fortë dhe më superior ndaj tij të dalë dhe ta vrasë atë. Kështu, i vrasim minjtë ne në Ballkan...

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti

https://cafebalkans.wordpress.com/2012/04/30/how-we-in-the-balkans-kill-rats/

 

 

Comments