LOUISE BOURGEOIS: GRUAJA PAS MERIMANGAVE IMPOUESE DHE MONUMENTALE

Çfarë përfaqësojnë Maman-et ikonike?

Nga REVISTA ARTSPER

 

Artiste pamore, piktore dhe skulptore, Louise Bourgeois ka lënë gjurmë të mëdha në formë merimange në botën e artit të shekullit të 20-të. Megjithëse, artistja franceze jetoi deri në moshën nëtëdhjetë e tetë vjeçare, karriera e saj e jashtëzakonshme filloi shumë vonë në jetë, ku veprat e saj të debatueshme u pritën njëherësh, me vlerësim dhe kriticizëm në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën. Skulpturat imponuese dhe monumentale të Bourgeois-it vazhdojnë të admirohen (dhe frikësohen) në institucionet kulturore më prestigjoze, dhe Artsper ju fton të zbuloni 10 fakte rreth gruas që qëndron pas këtyre merimangave.  

 

1. Ajo e filloi karrierën artistike në Nju Jork në vitet 1940

Louise Bourgeois e filloi karrierën e saj duke krijuar vepra arti tërësisht revolucionare në një kohë kur mbretëronte arti konceptual dhe arti abstrakt. Bourgeois vendosi të portretizonte lakuriqësinë (nudon), seksin, frikën, fëmijërinë dhe kujtesën ndaj qëndrimeve të vrazhda të shoqërisë në Shtetet e Bashkuara që qeverisej nga agjitacioni dhe propaganda. Veprat e saj nuk imitonin asgjë, dhe nuk mund të imitoheshin. Pavarësisht se ajo po punonte jashtë skenës artistike, Bourgeois ende ia doli që të menaxhonte disa ekspozita solo, kur filloi që të kishte një interes më të madh për punën e saj në vitet 1970.

 

2. Veprat e saj ishin intime dhe bruto

Louise Bourgeois eksploronte kryesisht aspektet personale të jetës së saj në veprat e saj, të tilla si emocionet, kujtimet dhe ankthin. Kujtimet dhe ankthi i Bourgeois-it u kthye në material thelbësor për krijimin e skulpturave, pikturave dhe gravurave të saj; ajo thoshte se “arti është garancia e një mendje të shëndoshë.”

 

3. Ekziston një Kishë ‘Louise Bourgeois’ në një fshat të vogël në Francën rurale

Në zemër të Bonnieux, një fshat i vogël në Luberon, shtrihet Kisha ‘Louis Bourgeois’. Megjtihëse, ish manastiri nuk përdoret më, ajo është shtëpia që strehon disa skulptura shumë të veçanta që nga vitit 1998. Kjo ide unike u komisionua nga bankieri, koleksionisti, dhe pronari i manastirit, Jean-Claude Meyer. Në kishë është vendosur një kafaz rrëfimi prej hekuri, ndërsa një merimangë në shenjë të Bourgeois-it end rrjetën e saj teksa zbret muret e godinës së shenjtë. Njëzëshmëria e mermerit Carrara të kishës dhe skulpturat intime të Bourgeois-it, e kthejnë këtë vend në një përvojë të vërtetë.

 

4. Merimangat e saj ikonike përfaqësojnë figurën e nënës

Maman-i me tetë këmbë të gjata e Louise Bourgeois, mund të gjendet në hyrjen e disa prej muzeve më madhështorë të botës. Kjo veopër është një tribut për mëmësinë, veçanërisht për vet të ëmën e Bourgeois-it, e cila vdiq kur artisjta ishte vetëm tetëmbëdhjete vjeç. Megjithëse, kërcënuese në madhësi dhe në dukje, merimanga është, në fakt, një paraqitje pozitive e mëmësisë: duke paraqiutur tipare të fuqishme të tilla si inteligjencë, mbrojtje dhe fuqi. Nëpërmjet një figure frikësuese, Bourgeois synonte thyerjen e ideve të parapërcaktuara rreth merimangës dhe ndryshimin e reputacionit të saj të frikshëm.

 

5. Ajo ka qenë në terapi për më shumë sesa 30 vjet

Nëpërmjet veprava të saj psikoanalitike, Louise Bourgeois kërkonte të kapërcente traumën e shkaktuar nga marrëdhënia e të atit me shërbërtoren, si edhe vdjeka e hershme të ëmës së saj të dashur. Përpara retrospektivës së saj në Muzeun ‘Tate Modern’, në Londër, në vitin 2007, u zbulua se Bourgeois shkonte tek një terapist katër herë në javë, ndërkohë që, edhe vet arti shërbeu si një rol terapeutik për artisten. Psikoanaliza dhe Frojdi ishin burime shtesë frymëzimi për artisten, e cila realizoi jo vetëm vepra arti të frymëzuara nga terapia, por gjithashtu edhe shkrime mbi vet Frojdin.  

 

6. Në veprat e saj, ajo kërkonte të ndoste figurën e të atit

Në kontrast me dashurinë e Bourgeois-it për të ëmën, të cilën ajo e ka paraqitur përmes merimangave të saj, urrejtja e saj për të atin, qejfli femrash ishite një burim shtesë frymëzimi për artisten. Për shembull, tek vepra “Shkatërrimi i Babit”, Bourgeois-i paraqet një figurë atërore në mes të një darke familjare i përpirë nga fëmijët e tij. Bourgeois e reduktoi patriarkatin në një pirg monstruoz lëndësh organike, duke deklaruar se “duke qenë se unë u shkatërrova nga im atë, përse të mos e shkatërroi edhe unë atë?”

 

7. Pavarësisht veprave të saj feministe ajo nuk u asociiua kurrë me lëvizjen

Në vitete 1970, ajo mbështeti artistet e reja femra dhe mori pjesë në fushatat dhe ekspozitat e organizuara nga MLF (Lëvizja për Çlirimin e Grave). Për më tepër, Bourgeois nuk e ka pohuar kurrë që ajo vet ishte feministe, dhe majde një herë ajo ka thënë se: “Unë jam një grua, kështu që nuk kam nevojë të jem feministe.” Megjithëse, ajo nuk u asociiua me lëvizjen gjatë jetës së saj, ajo mbeti një influencë e rëndësishme për artistet femra dhe për feministet që ndoqën hapat e saj.

 

8. André Breton ka qenë gjithmonë kundër hyrjes së Bourgeois-it në rrethin e artistëve surrealist në Paris

Louise Bourgeois bëri një përpjekje të dështuar për të hyrë në rrethin e Surrealistëve Parizien për shkak të kundërshitsë së ashpër të Andre Breton për bashkimin e saj me lëvizjen. Megjithatë, kjo nuk e parandaloi Bourgeois-in për të takuar Yves Tanguy dhe Joan Miró, apo për farkëtimin e miqësive të forta me Marcel Duchamp dhe Le Corbusier.

 

9. Ajo kishte studiuar matematikë në Universitetin e Sorbonne-s

Pas përfundimit të diplomimit të saj në ‘Lycée Fénelon’, Bourgeois studio për matematikë në Sorbonne. Ajo u specializuar në gjeometri, duke shpresuar se kjo do t’i sillte rend dhe llogjikë jetës së saj. Megjithatë, artistja në fund e braktisi këtë disiplinë, për të cilën mendonte se ishte shumë teorike për stilin e saj të jetës.

 

10. Ajo ka performuar një këngë rep në moshën 84 vjeçare

Louise Bourgeois ka kënduar një këngë rep të titulluar “Otte,” e cila ishte shkruar nga artisti i videove, Brigitte Cornand me tingullin e Ramuntcho Matta në sfond. Bourgeois manovron rëndshëm me tingullin e rrokjes “otte,” duke rezultuar në një paraqitje surprizuese, të pazakontë dhe të paparë më parë nga ana e artistes.

Artistja pamore, Louise Bourgeois, theu me sukses kanonet (kodet/traditat) dhe shpiku një formë të re arti. Ajo gdhendi, ngjiti, qepi dhe qëndisi rrugën e saj drejt lënies pas të një impakti të paprecendentë në botën e artit bashkëkohor. Revolucionare, e fortë dhe e ndjeshme,  Louise Bourgeois është një figurë femërore thelbësore e artit të shekullit të 20-të.

(Imazhi 1: Portret i Louise Bourgeois)

(Imazhi 2: Louise Bourgeois në punishten e saj në apartament në Nju Jork, 1946)

(Imazhi 3: Louise Bourgeois, “Harku i Histerisë”, 1993

(Imazhi 4: Burimi uji të shenjtë në Kishën ‘Louise Bourgeois’, 2001)

(Imazhi 5: Louise Bourgeois, Maman, 1999)

(Imazhi 6: Louise Bourgeois dhe vepra e saj “Janus”, 1968)

(Imazhi 7: Louise Bourgeois, “Shkatërrimi i Babait”, 1974)

(Imazhi 8: Louise Bourgeois, Femme Maison [‘Shtëpijakia], 1994)

(Imazhi 9: Louise Bourgeois, “Cell XXVI”, 2003)

(Imazhi 10: Shkolla e Historisë në Sorbonne)

(Imazhi 11: Fotografi e Louise Bourgeois)











Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-things-to-know-about-louise-bourgeois/

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

Comments