LUCIAN FREUD: NJË NGA FIGURAT MË TË RËNDËSISHME TË ARTIT BASHKËKOHOR!


Nga REVISTA ARTSPER

 

#1

Lindur në Berlin më 8 dhjetor 1922, familja e tij u largua për në Londër pas ardhjes në pushtet të Hitlerit në vitin 1933. Ai ishte djali i Ernst Freud, ky i fundit djali i Sigmund Freud.

 

#3

Të gjitha veprat e tij janë autobiografike. Praktikisht të gjithë subjektet e zgjedhur prej tij na rrëfejnë një pjesë të jetës së tij.

 

#4

Vetëm një herë në jetën e tij ai pikturoi portretin e një personi që ai nuk e pëlqente. Dhe për arsye të mira! Ai e urrente modelin kaq shumë (Bernard Breslauer, një tregtar librash), të cilin ai e ka pikturuar qëllimisht në mënyrë të tmerrshme dhe tallëse duke e nxjerr atë “edhe më të neveritshëm nga sa ishte në të vërtetë”. Breslauer e shkatërroi piktuën menjëherë.

 

#5

Nipi i psikanalistit, trashëgimia e gjyshit të tij transkriptohet në qasjen e tij artistike. Atij i duhej kohë për të pikturuar subjektet e tij, ndonjëherë vite. Ai e pikturonte një model disa herë, në pozicione të ndryshme, pasi ai mendonte se ky proces e ndihmonte që ta kuptonte më mirë subjektin e tij.

 

#6

I afërt me Francis Bacon, mentorin e tij, Freud nuk fliste me vlerësime të larta për artistët e tjerë. Në të vërtetë, ai e quante Man Ray si “të zhurmshëm dhe vulgar”, mendonte se Picasso ishte “absolutisht helmues”, dhe Max Ernst “i rëndë dhe i ngurtë”.

 

#7

Lucian Freud e urrente artin e Rilindjes. Ajo lidhej me një periudhë kur njeriu vlerësohej si themelues dhe si krijues. Freud nuk mendonte fare kështu. Për të ishte jetësore që njeriu të kishte në mendje faktin se njeriu është një lëndë në rënie.

 

#8

Freud përfundoi disa portrete jolajkatare të super modeles Kate Moss apo madje edhe të Mbretëreshës Elizabeth. Atij gjithashtu i pëlqente të pikturonte miqtë e tij dhe disa personazhe disi djallëzor. Freud pikturoi portretin e një grabitësi bankash. Ai u bë i pavdekshëm me këtë pikturë që tregoi se ai kishte më shumë respekt për të sesa për Kate Moss apo Mbretëreshën.

 

#9

Lucian Freud është influencuar shumë nga Francis Bacon, dhe e adhuronte atë shumë. Francis Bacon është përfaqësuar në disa prej veprave më të famshme të tij. Të dy e kanë ekspozuar artin e tyre tek Bienalja e Venecias e vitit 1954.

 

#10

Ai ka qenë një nga artistët më të shtrenjtë të gjallë të kohës së tij ku një nga kanavacat e tij është shitur për 34 milionë dollarë.

(Imazhi 3: Sigmund Freud dhe djemtë e tij Martin dhe Ernst)

(Imazhi 4: Autoportret: Refleksion, 1985)

(Imazhi 5: Mbretëresha Elizabeth II, 2001)

(Imazhi 6: Potret i Francis Bacon, 1956)






Brumi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-things-know-lucian-freud/

Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

Comments