MARINA ABRAMOVIC: NJË AMBASADORE E ARTIT TË TRUPIT!

 

Nga REVISTA ARTSPER

 

{ 1 }

Marina Abramovic është ambasadore e artit të trupit, një rrymë që përdor trupin si burim frymëzimi dhe energjie. Për të arritur eksperimentet e saj, artistja vendos veten në mënyrë të rregull në rrezik: fshikullohet, lidhet, ngrihet, atrofizohet, Marina Abramovic nuk e kursen trupin e saj.

 

{ 2 }

Marina Abramovic i filloi performancat e saj kur ishte e re. Veprat e saj të para kishin një efekt çlirues: më në fund ajo u çlirua nga zgjedha e mënyrës së saj të rritjes dhe edukimit.

 

{ 3 }

Marina Abramovic nuk kërkon sensacionalen. Nëpërmjet eksperimenteve të saj, ajo kërkon që të forcojë kufijtë e trupit dhe të shpirtit të saj. Në një kuptim më të gjerë, ambicia e artistes është që të provojë se njerëzit janë më të lirë sesa ata mendojnë se janë.

 

{ 4 }

Marina Abramovic ka qenë e martuaer me Ulay për 12 vite, edhe ai vet një artist performativ.  

 

{ 5 }

Marina dhe Ulay kanë bërë një eksperiment shqetësues. Pasi kishin lidhur gojët e tyre ata frymuan njëri-tjetrin deri sa mbaruan të gjithë oksigjenin e disponueshëm dhe u mbytën.

 

{ 6 }

Marina Abramovic shpjegon eksperimentet e saj: “Mua më intereson arti që shqetëson dhe i shtyn përfaqësimet drejt rrezikut. Përveç kësaj, vëzhgimi duhet të jetë publik, këtu dhe tani. Vëmendja ndaj rrezikut që është duke ju mbajtur në qendër të çastit të tanishëm.

 

{ 7 }

Marina Abramovic është vlerësuar për shfaqjen e saj “Artistja është e pranishme” në Muzen e Artit Modern në Nju Jork, në vitin 2010. Gjatë më shumë sesa 700 orëve, artistja qëndroi e ulur në një karrige, me një karrige të zbrazur përballë saj, si një pikturë e gjallë, duke pritur për vizitorët për t’u ulur në karrige dhe për të ndërverpuar me të.

 

{ 8 }

Sipas Marina Abramovic, publiku është një aktor i veprës së artit. Shumë shpesh, spektatorët që hyjnë në kontakt me të shqetësohen nga përvoja: ata qajnë, qeshin, ulërasin...nuk ka asnjë kufizim dhe rregull ndaj interpretimit të reagimeve të tyre.

 

{ 9 }

Në vitin 2013, Marina Abramovic bashkëpunoi me Lady Gaga-n për të punuar mbi përvojat shqisore të këngëtares. Ajo shfaqet gjithashtu në videon Picasso Baby të Jay Z.

 

{ 10 }

Adidas zgjodhi Marina Abramovic si ambasadore të fushatës së brand-it gjatë Kupës Botërore të Futbollit. Artsitja eksploroi konceptin e frymës së ekipit dhe bashkoi lojëtarët në një përformancë të përbashkët.

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-things-to-know-about-marina-abramovic/

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

Comments