MAX ERNST: Të shikosh botën me qëpalla të prera!
Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES
Shpesh Max Ernst përshkruhet si “Surrealisti i plotë”.
Ndonëse pikturat e tij përndjekësëse eksplorojnë misteret e pavetëdijes njerëzore,
ai ka qenë gjithashtu një kolorist i mrekullueshëm dhe një teknicien i shkëlqyer,
i cili e rishpiku veprën e tij përgjatë gjithë jetës së tij.
1. Ernst lindi në një familje gjermane
strikte në Rhineland-in e pyllëzuar
Max
Ernst (1891-1976) u
rrit në rajonin tejet të pyllëzuar afër Këlnit në Gjermani në atë që ai e ka përshkuar
si ‘një fëmijëri banale dhe thuajse të lumtur. Kishte disa lëkundje. Gjurmënt e
fundit që ato lanë mund të shikohen tek vepra ime.’
I ati i Ernst-it, Filipi mësonte fëmijët e shurdhër dhe
mesa duket ka qenë një figurë autoritare imponuese, madje edhe e frikshme. Në
esenë e tij autobiografike ‘Përtej Pikturës’, Ernst rikujton disa vizione në
panelin e sofrës në fund të shtratit të tij të një burri kërcënues me mustaqe të
kthyera (‘mustaqet e babait tim’), i cili fshikullonte majën e në tjerrëseje me
pamjen e kafshëve të këqia.
Filipi ishte gjithashtu një artist i kompletuar amator, i
cili ia kaloi të birit pasionin e tij për pikturën.
2.
Pasi shërbeu
si një inxhinier artilerie gjatë Luftës së Parë Botërore, Ernst u vetdeklarua si
i vdekur
Duke rikujtuar luftën, Ernst ka shkruar: ‘Më 1 gusht 1914
Max Ernst vdiq. Ai u rilind më 1 nëntor të vitit 1918 si një djalë i ri i cili aspironte
që të gjente mitet e kohës së tij.’
Ringjallja erdhi në Këln në mes të kaosit artistik të
Dada-s, një ideologji midis artistëve dhe shkrimtarëve nëpër të gjithë
kontinentin, e cila kërkonte që të shprehte zhgënjimin e tyre me kulturën
evropiane në një mënyrë sa më proaktive dhe shkatërruese që të ishte e mundur.
Ky çrregulim mori shumë forma. Në një ekspozitë të Dada-s,
vizitorët u ftuan që të hynin nëpërmjet një tualeti publik dhe iu dhanë sëpata
të vogla me të cilën mund të shkatërronin çdo vepër arti që atyre nuk u pëlqente.
Një ekspozitë e Dada-s në Paris paraqiste poetin André
Breton (1896-1966)
duke lehur si një qen dhe Tristan
Tzara (1896-1963)
duke luajtur kuka fshehti.
3.
Pas
pjesëmarrjes në Grupin Dada, Ernst u bë një anëtar themelues i Lëvizjes
Surrealiste
Surrealistët po kërkonin për mënyra për të shprehur mendjen
e pavetëdijshme. Një metodë përfshinte braktisjen e kontrollit të procesit krijues,
duke hyrë në një gjendje transi dhe duke shkruar apo duke shkarrëvitur çdo gjë
që u vinte në mendje. Automatizmi, siç quhej, ishte një burim frustracioni i
thellë për Ernst-in, mendja e të cilit ishte shumë analitike për një
impulsivitet të tillë. Në një situatë të mërzitshme, ai njëherë e ngriti
artistin Joan
Miró (1893-1983)
dhe e shkundi atë, duke e pyetur, ‘Si e bën?’
Megjithatë, Ernst ishte me fat që kishte studiuar
psikologji në Universitetin e Bonit, ku ai kishte lexuar veprën e Sigmund Freud
(1856-1939). Psikoanaliza u kthye në diçka qëndore për praktikën artistike të
Ernst-it: Përshkrimet e ëndrrave të Freud-it e mundësuan atë që të bënte
piktura të pavetëdijes pa iu dashur që të kalonte në trans hipnotik.
Falë dijeve të tij të mëdha mbi Freud-in, pikturat e tij
ndonjëherë interpretohen si telajo të errta të nevojave seksuale të shtypura.
Megjithatë, ka edhe tematika të tjera në lojë gjithashtu: si një kataolik i
shuar, Ernst ishte i interesuar në idenë që feja ishte rezultat i neurozave me
rrënjë të thella.
Ai ishte gjithashtu i magjepsur nga magjia e zezë në një
kohë kur kufijtë ndërmjet psikologjisë dinamike dhe okultit ishin të errësuara,
më dukshëm në shkrimet e Carl Jung (1875-1961) mbi parapsikologjinë.
4. Ernst ishte i fiksuar pas zogjve dhe i
ka pikturuar ato shpesh
Ernst e racionalizonte fiksimin e tij me zogjtë duke
rikujtuar një përvojë të çuditshme që ai kishte pasur kur kishte qenë
adoleshent: në vitin 1906, papagalli i artistit ngordhi në të njëjtën natë kur
lindi motra e tij. Incidenti u zhvillua, ka thënë ai, ‘një konfuzion i rrezikshëm
ndërmjet zogjve dhe njerëzve e cila u fsheh në mendjen time’.
Ky fiksim u materializua në një alterego të quajtur Loplop,
e cila mori formën e një njeriu zog djallëzor në pikturat e tij. Siç shkroi ai
në vitin 1930, ‘Unë vizitohesha thuajse çdo ditë nga Zogu Superior i quajtur Loplop,
një fantazmë e jashtëzakonshme e besnikërisë model e cila iu bashkëngjit personit
tim. Ai më prezantoi me një zemër në një kafaz, dy petale, tre gjethe, një lule
dhe një vajzë.’
5.
Artisti
e ka përdorur pyllin si një simbol zbulimi si edhe si vendin e fshehtë
misterioz të mendjes njerëzore
Njëherë Ernst rikujtoi se si eskursionet e fëmijërisë me të
atin në pyjet e mëdha të Rhineland-it afër shtëpisë së tij në Brühl, e kishin
mbushur me tmerr dhe ekstazi. Në vitin 1927 ai filloi një seri veprash që eksploronin
këto sensacione.
Kafazi, forêt et soleil noir (1927), e pikturuar më herët, paraqet një zog në
kafaz në një pyll, syrin e tij të zbrazët me të njëjtën ngjyrë si qielli. Është
një pikturë e çuditshme, çorientuese që ngre shumë pyetje. A kemi humbur në nënshtresat
e thella të pyllit, apo brenda mendjes së artistit?
Imazhet si ato të ëndrrave të zogjve dhe të pemëve i lidhin
pikturat e Ernst-it me traditën romantike gjermane më të hershme. Dramaturgu Heinrich
von Kleist (1777-1811) një herë shkroi se të shikoje pikturat e Caspar David Friedrich (1774-1840) ishte si të shikoje
botën “me qëpalla të prera’. Pikturat e Ernst-it janë në mënyrë të ngjashme të
paqëndrueshme.
6.
Shpesh
Ernst përshkurhet si “Surrealisti i plotë” për shkak të zgjuarsisë së tij të tmerrshme
Ernst eksperimentoi me shumë teknika të ndryshme, duke përfshirë
kolazhin, fshirjen, lëkundjet, pikimin dhe procesin e transferimit të dizenjove
nga letër e parapërgatitur në xham apo në porcelan. Ai i rishpiku teknikat e
tij artistike vazhdimisht nga mesi i viteve 1910 deri në vdekjen e tij në vitin
1976. Ai doli të ishte gjithashtu koloristi më i shkëlqyer.
Piktura e tij e vitit 1925 e tufës së zogjve që konvergojnë
në një re boje, sipër, është një shembull i hershëm i gërvishtjeve, ku boja gërvishtet
nga kanavaca për të lejuar teksturën dhe ngjyrën poshtë sipërfaqes që të
shfaqet.
Edhe si një i huaj armik në Francë gjatë Luftës së Dytë
Botërore, Ernst-i gjeti mënyra për të bërë art duke përdorur një proces ku boja
përplaset/shtypet ndërmjet dy pjesëzave të letrave dhe pastaj ‘qërohet’ për të
treguar sipërfaqen e teksturës. Les peupliers (1939), poshtë, u krijua
ndërkohë që Ernst ishte i burgosur në një kamp internimi së bashku me mikun dhe
kolegun e tij surrealist Hans
Bellmer (1902-1975).
7.
Pikturat
e Ernst-it u konfiskuan nga muzetë dhe u etiketuan si të degjeneruara nga
Nazistët
Në një intervistë me artistin britanik Roland
Penrose (1900-1984),
Ersnt dekaroi se historia e artit ishte bërë nga njerëz të çmendur. Ishte mënyra
surrealiste e përballimit të irracionliatetit dhe e çmendurisë kolektive të
Fashizmit. Ernst-i nuk ishte angazhuar kurrë në mënyrë eksplicite në politikë, por
drejt fundit të viteve 1930, pikturat e tij filluan që të godisnin. Kërcënimi i
luftës së afërt e nxitën atë që të krijonte vepra që ishin një britmë tërbimi
kundër brutalitetit dhe budallallëkut.
8. Ernst pati një varg marrëdhëniesh me gra
të bukura dhe të fuqishme
Bashkëshortja e tij ishte akademikja gjermane Luise
Straus, e cila e la atë pasi ai u ngatërrua në një trekëndësh torturues dashurie
me Paul
Eluard (1895-1952)
dhe me bashkëshorten e tij Gala (1894-1982), e cila më vonë u martua me Salvador Dalí.
Në vitin 1927, ai u arratis me piktoren e shqetësuar Marie
Berthe Aurenche (1905-1960), dhe më pas e braktisi atë për artisten surrealiste
Leonora Carrington (1917-2011).
Në vitin 1941, Ernst u arratis në Amerikë me ndihmën e
koleksionistes së artit Peggy Guggenheim (1898-1979), e cila u bë bashkëshortja e tij e tretë
– deri kur ai u takua me artisten Dorothea Tanning (1910-2012) një vit më pas në një galeri arti në Nju
Jork. Ai qëndroi me Tanning deri në vdekjen e tij në vitin 1976.
9. Ernst ka frymëzuar pikturat me pikim të
Jackson Pollock
Ndërkohë që, jetonte
në Long Island në vitet 1940, Ernst filloi që të luante me një teknikë të
quajtur “lëkundje”, e cila përfshinte spërkatjen e bojës nëpër një vrimë në
fund të një kanavace e mbajtur pezull nga një pjesëz teli. Kurbat dhe pikat e
vrullshme dukeshin si planetet në orbitë, dhe inkurajuan Ekspresionistin
Abstrakt Jackson
Pollock (1912-1956) që
të bënte eksperimente të ngjashme, të cilat më vonë u bënë të njohura si “Pikturimi
në veprim”.
10. Ernst e ka krahasuar procesin e pikturimit
me atë të shkrimit të poemave
Ernst krijoi vetë kategorinë e tij të artit: me teksturën
e sipërfaqeve të tij, me eksperimentimet e tij të palodhura dhe kompleksitetin
e veprave që ai prodhoi, ai ishte si asnjë piktor tjetër. Përfundimisht, veprat
e tij evokojnë, me një ankth të ëmbël, brutalitetin dhe çmendurinë ngazëllyese
të kohëve në të cilat ai jetoi.
(Imazhi 1: Fotografi e Max Ernst)
(Imazhi 2: Max Ernst (1891-1976), Cage, forêt et soleil
noir, 1927)
(Imazhi 3: Max Ernst (1891-1976), Sortons: L’instant et la
durée, 1966)
(Imazhi 4: Max Ernst (1891-1976), Ohne Titel, 1958)
(Imazhi 5: Max Ernst (1891-1976), Le hibou et sa fille,
1957)
(Imazhi 6: Max Ernst (1891-1976), Oiseaux, 1955)
(Imazhi 7: Max Ernst (1891-1976), Aux 100,000 colombes,
1925)
(Imazhi 8: Max Ernst (1891-1976), Les peupliers, 1939)
(Imazhi 9: Max Ernst (1891-1976), Gjethet, 1945)
(Imazhi
10: Max Ernst dhe Dorothea Tanning në vitin 1947 me skulpturën e tij, Bricjapi.
Fotografia nga John Kasnetsis)
Burimi:
Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.














Comments
Post a Comment