MBI PËRUNJËSINË NË JETË NGA KRISHNAMURATI

Kjo është një botë e çmendur!  

 

Nuk ka asgjë të shëndetshme në këtë botë as në botën politike, as në botën fetare, as në botën ekonomike. Nuk ka asgjë të shendetshme! Mos u korruptoni brenda jush.

 

Mos kërkoni vanitet, krenari, mos thoni se unë jam superior ndaj dikujt tjetër.

 

E di çfarë, mëson kaq shumë kur atëherë kur ka përunjësi. A e njeh fjalën përunjësi? Mëson me të vërtetë shumë nëse je i përunjur.

 

Por duke kërkuar vetëm sukses, para, para, para dhe pushtet, pozicion, status, atëherë je duke filluar me korruptimin e brendisë tënde.

 

Mund të jesh i varfër.

Atëherë ji i varfër!

Kujt i plas?

 

Prandaj është shumë e rëndësishme për të gjithë ju që të gjeni talentin tuaj në jetë. Dhe qëndroni me të edhe pse ai mund të mos ju sjelle sukses dhe famë, që gjithsesi që të gjitha janë broçkulla pa kuptim.

 

Sepse ne që të gjithë do të vdesim.

 

A e kupton djale?

 

Ndërsa je duke jetuar, jeto!

 

Po përse se kuptojnë njerëzit këtë?

Sepse ata nuk mendojnë, nuk ndjejnë, sepse ata mendojnë vetëm për veten gjatë gjithë kohës, punet e tyre, etj.

 

A e kupton?

Atyre nuk u intereson kjo.

Shumë pak njerëzve u intereson kjo.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=W--KU79Y0DQ

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

Comments