MITI I IKARIT DHE DEDALIT NGA AMY ADKINS
Burimi: TED-ED
Në mitologjinë e lashtë greke, fluturimi mbi Kretë me krahë
të bërë nga dyll dhe pendë, nga Ikari, djali i Dedalit dhe nga vet Dedali
përbën sfidën që njeriu i bëri ligjeve tënatyrës. Duke injoruar paralajmërimet
e të atit, ai u ngjit gjithnjë edhe më lart. Për dëshmitarët që shikonin nga
toka, Ikari dukej si një perëndi, dhe teksa shikonte nga poshtëlart edhe ai
ashtu ndjehej. Por, në mitologjinë e lashtë greke, linja që ndante Zotin nga
njeriu ishte absolute dhe ndëshkimi për vdekatarët, të cilët provonin ta kapërcenin
atë ishte i ashpër. I tillë ishte rasti i Ikarit dhe Dedalit.
Vite përpara lindjes së Ikarit, i ati i tij Dedali vlerësohej
si një shpikës gjeni, artizan dhe skulptor në vendin e tij, në Athinë. Ai
shpiku profesionin e marangozit dhe të gjitha mjetet e punës të përdrurapër të.
Ai dizenjoi banjot e para publike dhe pistën e parë të vallëzimit. Ai i bënte
skulpturat aq të gjalla saqë Herkuli e ngatërroi njërën prej tyre për një njeri
të vërtetë. Megjithëse, ai ishte i zoti dhe i vlerësuar, Dedali ishte egoist
dhe xheloz. I shqetësuar nëse nipi i tij ishte një zanatçi më i zoti se ai vetë,
Dedali e vrau atë. Si ndëshkim, Dedali u dëbua nga Athina dhe shkoi në Kretë.
I paraprirë nga historia e reputacionit të tij, Dedali u
prit në Kretë krahëhapur nga Mbreti Minos i Kretës. Aty, duke shërbyer si këshilltar
teknik i pallatit, Dedali vazhdoi që ti kapërcente kufinjtë. Për fëmijët e
mbretit, ai realizoi lodra me lëvizje mekanike, që dukeshin si të gjalla. Ai
shpiku velën dhe direkun e anijeve, të cilat i dhanë njeriut kontrollin mbi erën.
Me çdo krijim të dij, Dedali sfidoi kufinjtë njerëzorë, të cilat për kaq gjatë
i kishin mbajtur njerëzit tëndarë nga perënditë, deri sa më në fund, ai ia doli
që ta kapërcente këtë gjë.
Gruaja e mbretit Minos, Pasiphae, ishte mallkuar nga perëndia
Poseidon që të dashurohej me demin e çmuar tëmbretit. Nënë këtë magji, ajo i kërkoi
Dedalit që ta ndihmonte që ta joshte atë. Me guximin e tij karakteristik, ai ra
dakord. Dedali ndërtoi një lopë prej druri aq realiste saqë ia hodhi demit. Me
Pasiphae që fshihej brenda krijimittë Dedalit, ajo ngjizi dhe lindi një
minotaur gjysëm njeri dhe gjysëm dem. Sigurisht që, kjo e tërboi mbretin i cili
akuzoi Dedalin që i dha jetë një perversiteti të tillë të ligjeve natyrore. Si
ndëshkim, Dedali u detyrua që të ndërtonte një labirint të pakalueshëm poshtë
pallatit për minotaurin. Kur përfundoi, mbreti Minos e futi në burg Dedalin dhe
djalin e tij të vetëm Ikarin, brenda majës së kullës më të lartë në ishull, ku
ata duhet të qëndronin për gjithë pjesën e mbetur të jetës së tyre.
Por Dedali ende mbetej një shkipkës gjeni. Ndërsa, vëzhgonte
zogjtë që vardiseshin pranë burgut të tij, atij iu bënë të qarta mjetet e
arratisjes. Ai dhe Ikari do të flutuonin larg këtij burgu ashtu siç mund të bënin
zogjitë dhe perënditë. Duke përdorur pendë nga tufat që binin mbi kullë, dhe
dyllin nga qirinjtë, Dedali ndërtoi dy palë krahë gjigandë. Teksa lidhte krahët
tek djali i tij Ikari, ai i dha atij një paralajmërim: fluturimi shumë afër
oqeanit do t’i lagte krahët dhe kështu, ato do të bëheshin shumë të rënda për
t’u përdorur. Fluturimi shumë afër diellit, nxehtësia do të shkrinte dyllin dhe
krahët do të shkëputeshin nga njëra-tjetra. Në secilin prej të dy rasteve,
vdekja ishte e sigurt. Rrjeshimisht, çelësi i arratisjes së tyre do të ishte që
qëndronin në mes.
Me këto udhëzime të qarta, ata që të dy u larguan nga
kulla. Ata ishin vdekatarët e parë që po fluturonin. Ndërsa, Dedali qëndroi me
kujdes në rrugën e mesme, Ikari u pushtua nga ekstazia e fluturimit dhe i mposhtur
nga ndjenja e fuqisë hyjonore që vjen bashkë me të. Dedali vetëm mundtë
shikonte me tmerr, ndërsa Ikari ngjitej gjithnjë edhe më lart dhe më lart, i
pafuqishëm për të ndryshuar fatin e tmerrshëm të djalit të tij. Kur nxehtësia
nga dielli e shkriu dyllin nga krahët e tij, Ikari ra nga qielli.
Ashtu sikurse, Dedali shumë herë kishte injoruar pasojat e
sfidimit të ligjeve natyrore të njeriut të vdekshëm në shërbim të egos së tij, edhe
Ikari po ashtu u rrëmbye nga arroganca e tij. Në fund, që të dy burrat paguan shumë
shtrenjtëpër daljen e tyre nga rruga e moderimit, Ikari me jetën e tij, ndërsa
Dedali me pendesën e tij.
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=3s2QPQnuaGk
Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti.

Comments
Post a Comment