MONA LISA NGA LEONARDO DA VINCI


Gruaja me buzqëqeshjen enigmatike!

Magjepsëse, intriguese dhe misterioze!

Nga REVISTA ARTSPER

Pavarësisht se është piktura më e famshme në botë, gruaja me buzëqeshjen enigmatike vazhdon të rrethohet nga një skepticizëm i thellë. Magjepsëse, intriguese, dhe misterioze; Mona Lisa ende edhe sot diskutohet në mënyrë të gjallë, duke ofruar një këndvështrim të gjallë të periudhës së Rilindjes. Ajo është e njohur dhe e shquar në të gjithë botën, dhe admiruesit e saj udhëtojnë nga një cep i globit në tjetrin vetëm për ta parë. Mijëra sy të etur e ndjekin pikturën në ditë, duke gllabëruar kryeveprën e mirëruajtur të da Vinci-t. Viti 2019 shënoi 500 vjetorin e vdekjes së da Vinic-t dhe si e tillë u përkujtua nga një ekspozitë retrospektivë e madhe e karrirës së artistit në Muzeun e Luvrit. Ekspozita është një event kaq i pritur, saqë Luvri u detyrua t’i kërkonte vizitorëve që të rezervonin një kohë specifike për ta vizituar atë. Për të shënuar këtë rast monumental, Arstper ju kthen pas në kohë për të mësuar më shumë rreth gruas pas kësaj buzëqeshje.

 

Historia

Kjo pikturë duhet të ishte përfunduar në vitin 1503, por piktori nuk e largonte atë kurrë nga sytë; ai nuk e përfundoi atë kurrë me të vërtetë deri në vdekjen e tij në vitin 1519. Kur da Vinci u largua nga Italia për t’u bërë protozheja i Mbretit Francis, ai mori tre vepra për të: njëra ishte Mona Lisa. Shumë shpejt pas vdekjes së tij, da Vinci ia shiti piturën Mbretit Francis I për 4,000 monedha floriri dhe ajo mbeti pjesë e koleksionit mbretëror gjatë mbretërimit të Luigji të XIV-të.

 

Përpara se t’i bashkohej koleksionit të përhershëm të Luvrit, Napoleon Bonaparti e kërkoi pikturën për apartamentet personale të Jozefinës. Si shumica e veprave të artit të muzeut, Mona Lisa duhej të hiqej dhe të ruhej në fshehtësi gjatë dy Luftrave Botërore. Kuratori i Luvrit, René Huyghe, e ruajti pikturën nga nazistët duke e fshehur poshtë shtratit të tij. Pavarësisht udhëtimeve të saj të mundimshme vite më parë, André Malraux këmbënguili që Mona Lisa të largohej nga Evropa për në Shtetet e Bashkuara, ku ajo u prit nga Presidenti John F. Kennedy në vitin 1962. Tani shumë e brishtë për të udhëtuar, Mona Lisa qëndron në Luvër ku vizitohet nga mijëra vizitorë në ditë.

 

Modelja

Mona Lisa, si pjesa tjetër e pikturave të da Vinci-t, nuk u datua dhe nuk u firmos kurrë. Përsa i takon identitetit së misteriozes Mona Lisa, më zyrtare konsiderohet teoria e Giorgio Vasari-t. “Mona” rrjedh nga termi italian “Monna” që do të thotë “Zonjë”, duke sugjeruar “Zonja Lisa” që mund të ketë qenë Lisa Gherdinini, gruaja e Francesco Del Giocondo. Besohet gjerësisht se, Giocondo, një tregtar veshjesh dhe mëndafshi, e komisionoi pikturën për gruan e tij, por nuk e mori atë kurrë. Megjithatë, kjo teori rrethohet nga skepticizmi. Shumë janë dyshues për origjinalitetin e kësaj historie dhe ka ende nga ata që vazhdojnë të kërkojnë identitetin e vërtetë të Mona Lisa-s.

Historiani italian, Roberto Zapperi, e akuzoi Giorgio Vasari për shpikjen e kësaj historie dhe se Mona Lisa është, në fakt, portreti i Pacifica Brandani. Brandani ishte e dashura e Giuliano de’ Medici, djali i Lorenzo de’ Medici. Identiteti i Monsa Lisa-s vijon të ngjallë diskutime tv gjalla midis historianëvë të artit, dhe madje ajo është kthyer në rrënjët e disa prej teorive që shkojnë më larg. Disa nga pretendimet më krijuese sugjeron se, Mona Lisa është një prostitutë, nëna e da Vinci-t apo madje edhe një burrë (ndihmësi i Leonardo-s, Salai). Të tjerë, janë të bindur se, Mona Lisa është një protret i Dukeshës së shekullit të 15-të të Forli-t, Catherine Sforza. Deri tani janë bërë disa përpjekje për të rindërtuar fytyrën e Lisa Gherardini nga kafka e saj, për ta mbivendosur atë më pas në portretin e da Vinci-t. Mëgjithëse, këto përpjekje kanë qenë të pasuksesshme, Lisa Gherardini formalisht vijon të indentifikohet si Mona Lisa.

 

Fytyra

Vështirmi i saj i thellë ju ndjek nëpër sallë, shprehja e saj është burim magjepsjeje për shumë. Pas 500 vitesh vështrimi të vizitorëve, Mona Lisa ka mbajtur kontakt të hekurt me sytë e të gjithë atyre që ia kanë lejuar vetes që të përthithen nga buzëqeshja e saj tallëse. Historianët e artit, sërish kanë propozuar teori të ndryshme për këtë magjepsje të Mona Lisa-s. Hipotezat mjekësore janë më të zakonshmet; ku cdalin në pah çështjet dentare, paraliza faciale dhe madje edhe problemet me tiroidet që janë në rrënjët e estetikës ngërthyese të Mona Lisa-s. Veçanësia e fytyrës së Mona Lisa-s, mund të jetë thjesht për shkak të zbehjes së ngjyrës me kalimin e shekujve.

 

Teknika

Një studim thelbësor i kryer në fillim të shekullit të 21-të, ofron një kuptim më të mirë për teknikën e famshe të ‘sfumato-s’ së Leonardo da Vinci-t. “Sfumato” do të thotë “e butë” në italisht, e cila përshkruan me saktësi efektin delikat, të mjegullt dhe disi të paqartë të pikturës së da Vinci-t. Subjektet vishen me një re të përzier me kujdes me ngjyrën dhe gradacionet e holla. Mona Lisa përbëhet përafërsisht nga njëzetë shtresa drite boje, disa prej të cilave janë ekstremisht të holla. Si rezultat i kësaj pune të imët, sipërfaqja e pikturës nuk tregon absolutisht asnjë gjurmë penelatash. Pavarësisht moshës së saj epike, Mona Lisa është në formë të mirë. Megjithatë, analizat me rreze të kuqe kanë zbuluar se, disa pigmente dhe në veçanti qëpallat e Mona Lisa-s, janë zbehur me kalimin e shekujve.   

 

Një ikonë

Një mëngjes të vitit 1911, vizitorët u shokuan kur zbuluan se, Mosa Lisa ishte zhdukur nga Luvri. Lajmet e zhdukjes së pikturës u përhapën si zjarri, dhe gishti shumë shpejt u drejtua nga Pablo Picasso dhe miku i tij, Guillaume Apollinaire. Megjthatë, Mona Lisa, në fakt, ishte vjedhur nga Vincenzo Peruggia, një marangoz italian, i cili e mbajti pikturën në tavolinë e tij nv kuzhinë për dy vite përpara se ajo të gjendej. Diçka e tillë pakti një impakt astronomik në publik, të gjitha sepse Peruggia gabisht mendonte se, Mona Lisa ishte nje nga pikturat e vjedhura nga ushtria napoleoniane. Përgjatë historisë së artit, buzëqeshja e saj ka frymëzuar artistë të tillë si, Marcel Duchamp, Salvador Dali, Andy Warhol, Banksy dhe Okuda. Edhe sot, një numër i konsiderueshëm artistësh bashëkohor ende vazhdojnë që ta përvetësojnë këtë portret mistik në veprat e tyre.

Leonrado da Vinci ka vendosur me të vërtetë zemrën dhe shpirtin e tij tek Mona Lisa. Shumë pohojnë se, portreti ka filluar të plaket fizikisht, duke qenë se krahu i majtë i fytyrës së saj duket më i ri sesa ana e djathtë. Ndoshta, kjo ka qenë e qëllimshme, dhe mjeshtëria e da Vinci-t ia ka dalë që ta bëjë pikturën që të plaket ndërkohë që qindra gjeneratat do të vazhdojnë ta shikojnë atë.

(Imazhi 1: Vizitorët përpara Mona Lisa-s në Muzeun Luvër, në Paris)

(Imazhi 2: Presidenti amerikan, John F. Kennedy dhe Jackie Kennedy, duke marrë Mona Lisa-n në vitin 1962)

(Imazhi 3: Lorenzo di Credi, Portret i Caterina Sforza, 1485-1490)

(Imazhi 4: Leonardo da Vinci, Mona Lisa (ndërmjet 1505 dhe 1518)

(Imazhi 5: Pamje nga afër e Mona Lisa-s, në Luvër)

(Imazhi 6: Beyoncé dhe Jay-Z duke filmuar në Luvër)

(Imazhi 7: Andy Warhol, Mona Lisa me ngjyra)







Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/artwork-analysis-the-mona-lisa-by-leonardo-da-vinci/

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

Comments