NDIQ ZEMRËN TËNDE NGA STEVE JOBS

 

Steve Jobs

Nuk mund ti lidhni pikat në jetën tuaj duke para prapa, por vetëm përpara. Duhe të besosh që pikat deri diku do të lidhen në të ardhmen tuaj. Duhet të besoni tek diçka, tek intuita juaj, tek fati juaj, tek jeta juaj, tek ‘karma’, çfarëdolloj gjëje. Sepse të besosh që pikat do të lidhen me njëra-tjetrën përgjatë rrugës, do t’ju japë vetbesimin për të ndjekur zemrën tuaj, madje edhe kur kjo t’ju çojë jashtë rrugëve të sigurta dhe kjo do të jetë ajo që do të bëjë të gjithë dallimin.

 

Alan Watts

Çfarë do të pëlqenit të benit nëse paratë nuk do të ishin një objekt? Si do t’ju pëlqente që ta kalonit jetën tija? Tani është kaq e mrekullueshme që si pasoje e sistemit tonë arsimor turma studentësh thonë, do të dëshironim të ishim poetë, piktorë, shkrimtarë sepse që të gjithë e dinë që me këto nuk fiton asnjë të ardhur. Dikush tjetër mund të thotë, do të dëshiroja të jetoja në natyrë dhe të kalëroja mbi kuaj. Nëse ju do të thoni që, të fitosh para është gjëja më e rëndësishme, atëherë do ta kaloni të gjithë jetën tuaj duke e çuar kohën dëm. Do të bëni gjëra që nuk i pëlqeni, në mënyrë që të vazhdoni jetën dhe që të vazhdoni jetën do të bëni gjëra që nuk i pëlqeni që është budallallëk. Më mirë të keni një jetë të shkurtër duke bërë bërë atë që ju pëlqen, sesa një jetë të gjatë, por të harxhuar në mënyrë të mjerueshme. Dhe në fund të fundit, nëse ju pëlqen me të vërtetë ajo që po bëni, kjo nuk do të ketë aspak rëndësi, sepse ju do të bëheni ajo gjëja vete, do të bëheni mjeshtër të saj që doni. E vetmja mënyrë për të mjeshtëruar diçka, që të jeni me të, atëherë do të mund të përfitoni edhe një pagesë për talentin tuaj. Por është krejtësisht diçka idiote të harxhosh kohën tënde duke bërë diçka që nuk të pëlqen, dhe që më pas t’i mësoni edhe fëmijët tuaj që të ndjekin të njëjtën rrugë, si ju. Rrjedhimisht, është shumë e rëndësishme të merrni në konsideratë këtë pyetje: çfarë dëshiroj unë?

 

Steve Jobs

Koha juaj është e kufizuar, kështu që mos e harxhoni kot për të jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos bini në kurthin e dogmave, që është të jetosh me rezultatet e mënyrë së të menduarit të njerëzve të tjerë. Mos lejoni që zhurma e mendimeve të njerëzve të tjerë, t’i zërë frymën zërit tuaj të brendshëm. Dhe më thelbësorja kini guximin të ndiqni zemrën dhe intuitën tuaj. Ato deri diku, e dini se çfarë doni ju me të vërtetë; çfarë dëshironi që të bëheni. Çdo gjë tjetër është sekondare. Duhe të zbuloni se çfarë ju pëlqen dhe kjo vlen po aq shumë për punën tuaj sa edhe për të dashurit tuaj. Puna juaj do të zërë një pjesë të madhe të jetës suaj dhe e vetmja mënyrë për t’u kënaqur me të vërtetë, është që të bëni atë që ju besoni se është një pune e madh. Dhe e vetmja mënyrë për të bërë gjëra të mëdha është të duash atë që bën. Nëse nuk e keni gjetur ende, vazhdoni të kërkoni dhe mos u rehatoni. Dhe si me të gjitha çështjet e zemrës do ta dini se është ajo, kur ta gjeni. Dhe si çdo marrëdhënie e madhe, ajo do të përmirësohet gjithnjë edhe më shumë me kalimin e viteve. Kështu që, mos rreshtni së kërkuari! Qëndroni të uritur, qëndroni të çmendur!  

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=3yFiqdCjNMk

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

Comments