NË FAKT, NE NUK KEMI DASHURI NGA KRISHNAMURATI

 

A e dini se, në fakt, dhe kjo është diçka e tmerrshme për ta kuptuar, që ne, në fakt, nuk kemi dashuri. Ne kemi ndjenja, emocione, sensualitet, seksualitet, dhe kujtime të diçkaje që kemi menduar se është dashuri. Por, në fakt, brutalisht, ne nuk kemi asnjë dashuri. Sepse të kesh dashuri do të thotë: jo dhunë, jo frikë, jo konkurrencë, jo ambicie. Nëse ka dashuri, ka paqe. Sepse nëse ju do ti edukoni fëmijët tuaj që të mos jenë nacionalistë, që të mos kenë vëtëm një punë teknike, dhe që të kujdesen vëtëm për marrëdhëniet e tyre të vogla, të bukura dhe se ju nuk do të keni kombësi, apo ndasi fetare, nëse dashuroni. Por, duke qenë se, në fakt, të gjitha këto gjëra ekzistojnë, jo teorikisht, por brutalisht në këtë botë të shëmtuar, të gjitha këto tregojnë që ju nuk kemi dashuri. Nëse ju me të vërtetë...nëse një nënë i ka dashur me të vërtetë fëmijën e saj, mendoni se bota do të ishte kjo që është? Kështu që, ne nuk e kemi atë dashuri. Por duhet ta kemi atë. Nëse do ta kemi atë, nuk mund të keni virtyt, nuk mund të ketë rregull, ju nuk mund të jetoni me pasion. Dhe nuk ka asnjë kohë. Nuk mund të thoni, ‘Epo, unë mund të jetojë pa dashuri, sepse unë pa dashuri kam jetuar, sepse për dy milion vite, unë kam jetuar pa dashuri dhe unë do të jetoj edhe dy milion vite të tjera, pa dashuri’. Dhe kjo do të thotë vuajtje të vazhdueshme për dy milion vitetet e ardhshme. Atëherë çfarë do të bëni? Nëse do të thoni, të lutem, më thuaj se çfarë duhet të bëj, atëherë e keni humbur autobusin. Por nëse ju, keni parë rëndësinë, pafundësinë, urgjencën e kësaj pyetjeje, jo nesër, as edhe ditën tjetër, apo orën tjetër, por tani që jeni duke qëndruar ulur. Të pranosh kohën është dhimbja më e madhe. Duke qenë se, vuajtja dhe dashuria, nuk mund të zgjidhen apo dashuria të mund të jetojë përgjatë kohës, cila është gjendja e mendjes suaj ndërsa ajo ngre këtë pyetje?  Nëse e bëni këtë pyetje me atë gjallëri, me atë urgjencë, me atë fuqi, atëherë çfarë ndodh në mendjen tuaj? Sepse ajo nuk do të lejojë që të vijë koha dhe të ndërhyjë. Rrjedhimisht, një mendje e tillë ka një hapësirë të pafundme, së bashku në mendje dhe në zemër, dhe kështu ajo mendje është në gjendje që të dashurojë, dhe në atë ndjesi bukurie, në atë ndjesinë e madhe, të pafundme të hapësirës, që është krijimi.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=q5n1MsD17bY

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

Comments