NJË HISTORI E SHKURTËR E ARTIT ABSTRAKT


Ndoshta babi i artit abstrakt ka qenë në fakt...një nënë?

 

Nga REVISTA ARTSPER

 

Për të kuptuar evolucionin e një lëvizje arti, diversitetin e stileve të artistëve dhe të influencave të tjera, ju duhet të hidhni një vështrim prapa. Këtu, fokusi është mbi artin abstrakt.

 

Fillimet Evropiano Lindore

 

Arti abstrakt lindi në fillim të shekullit të 20-të. Në këtë kohë peisazhi artistik ishte kryesisht i përbërë nga fauvizmi, kubizmi dhe ekspresionizmi figurativ. Ky lloj arti karakterizohet nga liria e tij e ngjyrës, e formave dhe sigurisht e: subjektit të tij. Kaq shumë saqë pak e nga pak, aspekti piktoresk u braktis plotësisht thjesht për formën. Guximi dhe eksperimentimi me ngjyrën karakterizon këtë peridhë teksa artistët filluan që të çlironin vetveten nga kufizimet akademike.              

 

Fillimet e artit abstrakt janë të vështira për t’u pikasur. Në fakt, ne mund të shikojmë artistë të ndryshëm me stili të variueshme që shfaqen njehërësh, ku secili sjell prekjen e tij/saj personale ndaj përkufizimit të se çfrarë e përbën “abstrakten”. Por nësë do të duhet të japim një datë për fillimin e artit abstrakt, mund të bihet dakord në mënyrë (thuajse) unanime viti 1910.

 

Kjo datë koniçidon me akuarelin e parë abstrakt nga Vassily Kandinsky. Piktori rus – i lidhur me lëvizjen avantgarde të Evropës Lindore – ishte piktori i parë, i cili përdori kompozime jo formale. Kështu, u përkufizua arti abstrakt: si art që nuk përfaqëson realitetin. Ky art përqëndrohet tek ngjyrat dhe format që janë të çliruara nga subjektet e zakonshme apo objektet nga bota e jashtme.

 

Racionaliteti dhe shprehja  

 

Arti abstrakt mund të ndahet në dy ide. Në njërën anë, është kërkimi për racionalen dhe një rend të pavarur nga realiteti i jashtëm. Në anën tjetër, është zhvillimi i funksionit simbolik të ngjyrës, ritmit të formave dhe të pavarësisë së tyre nga një subjekt. Artistët si Kandinsky, Kupka dhe Delaunay gjetën në gamën e tyre të ndryshme të ngjyrave një gamë të gjerë emocionesh. E kuqe e ndezur apo blu e thellë, kur janë në telajo, ato prodhojnë një farë efekti tek shikuesi, duke komunikuar një gjendje mendore specifike.  

 

Llojet e ndryshme të artit abstrakt

 

Arti abstrakt ishte një lëvizje e pasur, e cila shpejt u nda në nënkategori me kode të sakta. Kandinsky ishte përfaqësuesi i Abstragimit Lirik. Në thelbin e interesave të tij ishte fuqia e emocioneve dhe impakti i zemërimit tek qëniet njerëzore. Malevitch përfaqësonte Suprematizmin, një lëvizje që kërkonte ndjeshmërinë e pastër piktoreske dhe ku format dhe ngjyrat flisnin për veten. Veprat e Malevitch-it ishin më gjeometrike dhe më pak shumëngjyrëshe sesa ato të Kandinsky-it, të cilat mund të krahasohen me një vorbull formash dhe ngjyrash, por megjithatë të organizuara me kujdes. Sa për Piet Mondrian, me katrorët e tij me ngjyrat parësore dhe linjat e zeza, ai shtroi rrugën për Artin Abstrakt Gjeometrik. Gjithashtu e rëndësishme është zhvillimi i Orfizmit. Ai u udhëhoq nga Delaunays, e cila përdorte ngjyra të mprehta dhe forma të rrumbullakosura për të mbuluar të gjithë telajon. Këto tendenca të ndryshme ishin thuajse konkurrente dhe zgjatën deri në vitet 1930.

Prezantimi i ekspresionizmit abstrakt

 

Në vitet 1940 dhe 1950 u formua një lëvizje e re e artit abstrakt, e nxitur nga amerikanët: ajo u quajt ekspresionizëm abstrakt. Pas Luftës së Dytë Botërore, ky stil i ri - fjalë për fjalë - e pushtoi peisazhin artistik. Figura të tilla si as Jackson Pollock dhe Willem de Kooning lanë gjurmët e tyre dhe janë thuajse më të kërkuarit sot në treg. Edhe me Ekspresionizmin Abstrakt, përdoren terma të ndryshëm në varësi të artistit.

 

Pollock, për shembull, përfaqëson pikturën në veprim (në aksion). Ky stil karakterizohet nga lëvizje vigoroze të piktorit. Piktori godet/fshikullon bojën përmbi telajo, duke krijuar spërkatjet (“pikëzimet”) të cilat gradualisht formojnë veprën. Këtu, në qendër të procesit artistik është akti fizik i piktorit dhe jo subjekti i pikturës. Piktura me fushat me ngjyra (fusha të mëdha ngjyrash të gjalla, vibrante) janë realizuar nga artistë të tillë si Rothko, Clyfford Still, të cilët promovonin fuqizimin e ngjyrave pa subjekt.

 

Nga vitet 1960 e më tej, u shfaqën dy tendenca kryesore: Arti Optik (apo Arti Op) dhe Minimalizmi. Hungarezi Victor Vasarely  ishte babai i Artit Op, një art që është i interesuar tek efektet optike. Artistët në këtë lëvizje (Julio Le Parc, François MorelletYaacov Agam) luajnë me efektet e ngjyrës, të formës dhe të dritës. Ata krijojnë iluzione pamore për spektatorin. Gjatë së njëjtës periudhë u shfaq arti minimal, i realizuar nga artistë të tillë si Sol LeWittRobert Morris dhe Dan Flavin. Moto e tyre ishte ekonomizimi i burimeve. Arti reduktohet në një strukturë të thjeshtë, e cila shpesh është gjeometrike, por gjithmonë abstrakte.

 

Ndoshta babi i artit abstrakt ka qenë në fakt...një nënë?

 

Nëse Kandinsky, Malevitch dhe Mondrian konsiderohen themeluesit e artit abstrakt, historia mbetet e rrethuar nga hije, ndonjëherë duke u bërë më e qartë me klaimin e kohës. Kështu, një piktore, që do të kishte qenë pioneri i vërtetë i artit abstrakt, është kthyer kohët e fundit në frontin e parë. Në vitin 1906, Hilma af Klint, një piktore suedeze, krijoi një seri pikturash abstrakte 4 vite përpara pikturave në akuarel të Kandinsky-it. A ka pasur ajo influencë tek këta tre burra? A do të kishte qenë një paragjykim kundër saj statusi i saj si një grua apo që ta parandalonte atë nga marrja e pranimit/vlerësimit nga ana e saj? Apo mos duhet fajësuar largësia gjeografike e Suedisë? Cilado qoftë përgjigja ndaj kësaj pyetje, rizbulimi i veprës së saj, padyshim që duhet mirëpritur.  

 

(Imazhi 1: Vassily Kandinsky, Akuareli i parë abstrakt, 1910)

 

(Imazhi 2: Frantisek Kupka, Kompliment, 1912)

 

(Imazhi 3: Kasimir Malevitch, Carré noir sur fond blanc, 1915)

 

(Imazhi 4: Jackson Pollock, Ritëm Vjeshtor, Numër 30, 1950)


(Imazhi 5: Victor Vasarely, Marsan 2 – 1964 – 1974)

 

(Imazhi 6: Hilma af Klint, De tio största n°3, 1907)







 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/a-short-history-of-abstract-art/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti. 

 

 

 

Comments