NJË HISTORI E SHKURTËR E SELFIE-S

Kush e ka bërë selfie-n e parë?

Kush ia ngriti nervat Baudelaire-it?

 

Nga REVISTA ARTSPER

 

Jo, selfie nuk u shpik nga “millennials”! (të lindurit në mes të viteve 1999 dhe fillim të viteve 2000). Përpara epokës së smartfonëve, selfie-s quheshin autoportrete. Dhe, ashtu si selfie-s, autoportretet acaruan më shumë sesa pak njerëz (ata madje ia ngritën nervat edhe Baudelaire-it). Udhëtoni pas në kohë me Artsper, arratisuni nga selfie e ditëve moderne dhe zbuloni historinë e tij të gjatë.

 

Kush e ka bërë selfie-n e parë?

Historia e selfie-s së parë është objekt i shumë zënkave. Në vitin 1939, dy vite pas shpikjes së “daguerreotype” (një nga kamerat e para), kimisti amator Robert Cornelius ishte i pari që kapi imazhin e tij, duke gjetur një mënyrë për të bërë diçka të tillë në më pak se sa një minutë! Por historia nuk mbaron këtu.

 

Në të njëjtin vit, Hippolyte Bayard gjithastu po kërkonte një mënyrë për të kapur imazhet. Ai shpiku një proces të ngjashëm fotografik me atë të Polaroid. Për të bërë këtë, ai kreu një sërë eksperimentesh dhe kapi imazhe të vetes në këtë prioces. Kjo do të thotë se ai po prodhonte autoportretet e para fotografike gjashtë muaj përpara Robert Cornelius. Fatkeqësisht, procesi i tij nuk u pranua kurrë nga Akademia franceze, e cila, megjthëse një admiruese e talentit të tij, tashmë ishte fokusuar shumë tek Daguerre për të investuar diku tjetër, duke anashkaluar kështu eskperimentet tre vjeçare të Bayard-it. Fatkeqi Bayard e shprehu zhgënjimin e tij duke e paraqitur veten si një njeri të mbytur.

 

Narcizizmi i borgjezisë së vogël...

Në vitet 1850 borgjezia e vogël pariziene ishte e dhënë pas bërjes së imazhit të tyre të pavdekshëm nëpërmjet fotografisë, veçanërisht nga fotografi Disdéri i cili kryesonte këtë koncept në qytet. Ai kërkonte të kapte imazhin e modeleve të tij, por gjithashtu edhe personalitetin e tyre. Në mungesë të një mjeshtërie të vërtetë dhe të motivuar vetëm nga instikti narcistik, kartolinat që mbanin portretet e të zotëve të tyre u kritikuan fuqimisht nga François Victor Fournel dhe Charles Baudelaire të cilët ishin të acaruar nga egoizimi i borgjezisë. Disa njerëz madje shkuan aq larg saqë blen portretet e njerëzve të famshëm të shitura nga Daguerreotype (procesi i parë fotografik), duke i shtuar ato tek vetë albumet e fotografive të familjes së tyre për të pretenduar se ata ishin të lidhur me këto figura publike. Fatmirësisht, disa vite më vonë, fotografi Nadar do të ripërcaktonte artin e portretit dhe t’i jipte atij kuptimin e duhur artistik, duke bërë në fakt që Baudelaire ta pranonte këtë medium.

 

Selfie në pasqyrë...

Nëse ju mendoni se Skyblog dhe Instagram kanë krijuar tendencën e selfie-ve – mendoni sërish! Harold Cazneaux tashmë po kapte imazhet e vetes duke përdorur një pasqyrë në vitin 1910. Më pas, shumë artistë vazhduan të kapnin vetë reflektimet e tyre në dritare dyqanesh, në pasqyra, me miqtë e tyre, etj.

 

Eksperimentimi i artistëve...

Megjithëse, selfie-s mund të duken narcistike, për artistë e shekullit të 20-të ato u kthyhen në një mënyrë për të eksperimentuar. Surrealistët si Man Ray i përdorën ato shpesh për të krijuar variante të ndryshuara të vetë imazhit të tyre, ndërsa Andy Warhol e bëri fytyrën e tij të pavdekshme duke përdorur një kabinë fotoje. Shumë forografë e përdorin autoportretin për të eksploruar vetë identitetin e tyre të tillë si Francesca Woodman, Nan Goldin, Cindy Sherman dhe Ai Wei Aei, të cilët madje i përdorin ato në mediat sociale...

 

Dehja e selfie-s së parë...

Selfie është pranuar tani nga shoqëria dhe ky term madje ka hyrë edhe në fjalor! Kjo fjalë është përdorur për herë të parë në vitin 2002 nga një djalë i ri i pjekur australian, i cili e përdori për të komentuar mbi një selfie që tregonte një lëndim që ai kishte duruar gjatë një mbrëmjeje i dehur. Termi u bë viral në Myspace dhe më pas u përhap në rrjetet e tjera sociale...  







 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/short-history-selfie/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti. 

 

 

 

Comments