PAUL KLEE: I PUSHTUAR NGA NGJYRA!


Nga REVISTA ARTSPER

Një figurë kyçe e shekullit të 20-të, Paul Klee u lind në vitin 1879 në Müchenbuchsee, në Zvicër dhe filloi të shijonte suksesin e tij si artist diku rreth vitit 1971. I adhuruar dhe i debatuar, veprat e tij reflektojnë jetën dhe mendimet e tij, si edhe një ndjesi të thellë lirie. Ai vdiq më 29 qershor 1940.   

 

1. Ai kishte një dhunti më shumë sesa vetëm pikturën

Djali i Ida Klee-Frick, një këngëtare klasike, dhe i Hans Klee, një lektor muzike në universitet, Paul Klee u rrit me edukim muzikor. Ai filloi të mësonte violinën në moshën shtatë vjeçare nën tutelën e Karl Jahn dhe kishte dhunti si “prodigy’. Ai ishte aq i talentuar saqë në moshën njëmbëdhjetë vjeçare iu bashkua Orkestrës së Bashkisë. Më vonë, Klee u bashkua me Shoqatën e Muzikës së Berne dhe u martua me pianisten Lily Stumpf në vitin 1906, me të cilën më vonë pati edhe një djalë. Ndoshta për shkak të talenteve të tij, muzika ishte një influencë e madhe mbi artin e tij dhe ai përdorte shpesh terminologjinë muzikore për të emëruar veprat e tij.  

 

2. Ai kishte shumë influenca artistike

Edhe sot është e pamundur që ta klasifikojmë qartësisht artin e Paul Klee si pjesë e një lëvizje të saktë në Historinë e Artit. Në vitin 1901, ai udhëtoi në Itali dhe zbuloi Artin e Krishterë Bizantin, dhe nga kthimi i tij në vitin 1906, ai u trajnua për pikturimin dhe skalitjen e dritareve prej xhami në Shkollën e Arteve të Bukura në Berne. Në po atë vit, ai zbuloi për herë të parë Impresionistët Francezë dhe ishte i magjepsur nga Van Gogh dhe Cezanne. Në vitin 1911, ai u takua me Kandinsky-n dhe Pierre Delaunay. Këto udhëtime dhe lidhjet të reja formësuan më vonë artin e Klee. Në overturën e tij artisitike, frymëzimet e tij janë po aq të shumta saç janë edhe të dukshme. Ai u bashkua gjithashtu edhe me grupin e “Kalorësve Blu”, por nuk kishte ndonjë njohje publike rreth përfshirjes së tij.

 

3. Ai ishte edhe një mësues gjithashu

Falë miqësisë së tij me dizenjuesin, urbanistin dhe arkitektin Walter Gropius (1883 – 1969), Paul Klee hodhi hapat e parë drejt mësimdhënies. Ai dha mësim artin abstrakt në Bauhaus për dhjetë vite, nga viti 1921 deri në vitin 1931 dhe ishte një figurë e famshme atje.

 

4. Ai pikturonte kamuflazhin në planet e luftës

Megjithëse, kishte lindur në Zvicër, Paul Klee përgjithësisht konsiderohet si qytetar gjerman. Ai u thirr në shërbimin ushtarak gjatë Luftës së Parë Botërore, por u përjashtua nga lufta direkte duke qenë se ishte artist. Në vend që të shkonte në llogore, ai u caktua që të pikturonte kamuflazhet në planet e luftës.

 

5. “Unë jam një piktor”

Në vitin 1914, Paul Klee ushëtoi në Tunizi me August Macke dhe Louis Mouilliet. Atje ai u hipnotizua nga drita, dhe u frymëzua për rikrijimin e veprave të tij të ardhshme. Kjo valë frymëzimi ishte kaq e fortë saqë ai e përshkruante veten si “të pushtuar nga ngjyra”. Do të ishte gjatë atij udhëtimi që Klee do të deklaronte “Unë jam një piktor”.

 

6. Disa prej veprave të tij u përfshinë në ekspozitën e “artit të degjeneruar”

Nën regjimin Nazist, “art i degjeneruar” i referohej të gjitha veprave të artit që nuk përfaqësonin “artin e pastër” apo “të rracës së pastër”. Në Mynih, u organizua një ekspozitë e madhe me vepra të cilat konsideroheshin art i degjeneruar, në të cilën ato u stigmatizuan dhe u tallën pubikisht, duke sugjeruar se avantgardistët pas këtyre krijimeve ishin njërëz të sëmurë mendërisht. 17 nga veprat e Klee-s u shfaqën në ekspozitën e vitit 1937, që nënkuptonte se ai ishte një skizofren. Aty u ekspozuan gjithashtu edhe Chagall, Mondrian dhe Picasso.

 

7. Arti i Klee-s ishte i ndaluar në Gjermani

Kur erdhi në fuqi Hitleri, Paul Klee u detyrua të largohej nga Akademia e Arteve të Bukura në Dusseldorf, dhe veprat e tij u ndaluan nga ekspozimi në Gjermani. Në vijim të kësaj, qindra vepra të tij ishin hequr nga ekspozimi. Nën presionin e vazhdueshëm në rritje nga regjimi, Klee u largua nga Gjermania dhe u rikthye në Zvicrën e tij mëmë.

 

8. Ai pati shumë vështirësi për t’u përshtatur në Zvicër

Pasi kishte lënë Gjermaninë për Berne-en, ai bëri kërkesë për të marrë nënshtetësinë zvicerane, por kjo kërkesë rezultoi komplekse. Arti dhe pikturat e tij gjeometrike konsideroheshin një fyerje për ‘artin e vërtetë’. Rrjedhimisht, Klee vuajti nga mbikëqyrja e vazhdueshme për të dyja, artin dhe jetën e tyre personale, duke qenë se konsiderohej se ai përmbante mësime të rrezikshme socialiste. Ai duroi disa hetime, shumë nga të cilat u fokusuan tek çuditshmëria e tij si piktor, dhe më në fund e mori nënshtetësinë në vitin 1940, vetëm disa muaj nga vdekja e tij. Ai la pas një koleksion të madh arti dhe objektesh personale.

 

9. Ekziston një qendër që mban emrin e tij

E hapur në vitin 2005, Qendra Paul Klee, strehon veprat e artit të Paul Klee. E ndodhur në Berne, të Zvicrës ajo u konceptua nga arkitekti italian Renzo Piano (1937 – 2013), e cila përmban jo më pak sesa 14,000 vepra nga overtura e Paul Klee. Ky koleksion përmban gjithashtu edhe gjëra të tjera personale si kukulla dhe dhurata nga miqtë e tij.

 

10. Ai ishte shumë prodhues (pjellor)

Përgjatë jetës së tij, Paul Klee krijoi më shumë sesa 10,000 piktura dhe 4,877 vizatime, por ai u përpoq gjithashtu që të trajnonte veten në skalitje, gravura, madje edhe në skulpturë. Një njeri me talente të shumëfishta, ai shkroi publikimin “Teoria e Artit Modern” (1920), duke përzier së bashku forma të ndryshme arti. Paul Klee mishëron teorinë e August Wilhelm von Schlegel siç ishte pohuar prej tij tek “Pikturat” (‘Les Tableaux’) e vitit 1799, në të cilën piktura, skulptura, muzika , madje edhe arkitektura, që të gjitha janë zgjatime të një forme të vetme arti. Pikturat e Paul Klee, të cilat mishërojnë kaq shumë dhe që janë veçanërisht dhe fuqimisht të influencuara nga muzika, padyshim që evokojnë këtë teori.  

(Imazhi 1: Paul Klee në studion e tij)

(Imazhi 2: Paul Klee, ‘Gemmi Passhöhe, Walliseralpen’, rreth vitit 1895)

(Imazhi 3: Paul Klee dhe Wassily Kandinsky [1866 – 1944])

(Imazhi 4: Fototgrafi e anëtarëve të Bauhaus)

(Imazhi 5: Paul Klee, ‘Jardin d’agrément oriental’, 1925)

(Imazhi 6: Paul Klee, ‘Ad Parnassum’, 1932)


(Imazhi 7: Fotografi bardh e zi e ekspozitës së vitit 1937)

(Imazhi 8: Paul Klee, ‘Insula Dulcamara’, 1938)

(Imazhi 9: Paul Klee, Kështjella dhe dielli, 1928)

(Imazhi 10: Fotografi e qendrës Paul Klee)

(Fotografi e Paul Klee)











Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-things-to-know-about-paul-klee/

Përzgjodhi dhe përktheu ENKELEDA SUTI.

Comments