PËRSE KANË MURGJIT KËTË PRERJE FLOKËSH NËPËR PIKTURA?

Nga: VOX

Shikoni këtë pikturë.

Është Shën Francis dhe Papa Honorius i III-të.

Aty do të gjeni dhe murgjit...

 

Shikoni flokët e tyre. Kjo nuk është thjesht një prerje flokësh. Sa më shumë që të shikoni, aq më shumë do t’ju tregojë kjo prerje flokësh për ndarje të thella fetare. Një prej këtyre stileve madje ka humbur, pasi u ndalua nga Kisha Katolike Romake. Skalpi (lëkura e kokës) është një deklaratë besimi, por është gjithashtu edhe një fushëbetejë. Riti fetar i flokëve shtrihet përtej Krishtërimit. Disa murgj budist i rruajnë kokat e tyre dhe disa hebrenj ortodoks nuk rruajnë cepat e kokës së tyre.

 

Murgjit katolik janë njohur për shekuj të tërë për veçanësinë dalluese të stilit të folkëve të tyre. Kjo prerje flokësh, ku qendra e kokës është e rruajtur, quhet tonsurë. Ajo filloi në shekullin e 4-rt dhe të 5-të. Dhe më e njohura është tonsura kurorë, me shumë mundësi e modeluar nga forma e gjembave të kurorës së Krishtit mbi kryq. Në fakt, ajo është një nga tre llojet.

 

Modeli kurorë është tonsura romake, ose Pjetrine, sipas Shën Pjetrit. Është gjithashtu edhe tonsura Pauliniane, e emërtuar sipas Shën Paulit, dhe i përdorur më gjerësisht në Ortodoksinë Lindore. Është një kokë tërësisht e rruar.

 

Por në Epokën e Errët, kishte gjithashtu edhe një tonsurë të tretë. Dhe kjo është forma që u zhduk gjerësisht nga Kisha. Ai stil flokësh ishte një simbol i dukshëm i besimeve divergjente dhe kjo është arsyeja përse u ndalua. Kur Papa Gregor dërgoi disa misionarë nga Roma në Ishujt Britanikë në fund të shekullit të 6-të, ai gjeti disa dallime ndërmjet Kishës Katolike Romake dhe Kishtës Kelte. Dallime të cilat treguan mosmarrëveshje serioze rreth praktikave fetare.

 

Ti jeton në anën tjetër të Atlantikut, por në këta ishuj, kundërshtitë që u zhvilluan në shekullin 7-të ishin shumë të përhapura. Ato i mbulonin të dyja, jugun dhe veriun e Britanisë dhe të gjithë Irlandën. Kjo i vendosi zakonet e Kishës Romake kundër zakoneve të Kishave në Britani dhe në Irlandë. Katolicizmi Kelt ishte jashtë sinkroni me Kishën Katolike Romake.

 

Katolikët Romak do t’i përdornin më vonë dallimet ndërmjet tyre për të portretizuar Katolicizmin Kelt si Pagan apo madje si një degëzim i lëvdimeve të magjistarit pushtetetur, Simon Magus. Kishte mosmarrëveshje konkrete. Dhe më e rëndësishmja, ata nuk ishin dakord se kur duhet të festonin Pashkët dhe një tjetër mosmarrëveshje e rëndësishme ishte forma e tonsurës.

 

Kisha Romake përdorte tonsurën kurorë ose “rrethore”. Kishat në Ishujt Britanik përdornin një tonsurë me formë të ndryshme. McCarthy kërkonte të mësonte formën e kësaj tonsure, sepse ajo përfaqësonte ndarjen në Kishat Romake Kelte. Ai mendonte se, hamndësimet e tyre të vjetra mbi dizenjon ishin të gabuara.

 

Ju thjesht nuk mund të kaloni një për një të gjitha fotot/pikturat me prerjet e flokëve të murgjve të shekullit të 7-të. Gjetja e formës së tonsurës që përdornin këto murgj, është një histori e ndryshme.

Ajo kërkonte që McCarthy të bënte analizën gramatikore të teksteve të tilla si Libri i Kells-ëve dhe regjistrat e letrave të vjetër. Nga kjo, ai mund të kuptonte formën. Kur shikohej nga përpara ajo i ngjante sipërfaqësisht tonsurës romake. Kur shikohej nga pas, ajo ishte një prerje e drejtë ndërmjet dy veshëve. Këto tekste dhe ilustrime të vjetra i ofruan McCarthy-t vetëm një pamje të pjesë së përparme dhe të pasme të kokës. Për të përfytyruar një pamje ajrore, pra të plotë nga sipër, ai duhej, në fakt, që ta ndërtonte një të tillë. Ajo duhet të ishte një formë e thjeshtë për t’u praktikuar mbi një kokë njerëzore. Ajo duhet të jetë e thjeshtë.

 

McCarthy...Unë konkludova se, trekëndëshi mund të ishte një zgjidhje e mundur. Unë pata fatin e mirë që kisha kolegë të cilët po punonin me grafikat kompjuterike – dhe kjo ishte thuajse 18 vjet më parë kur po ndodhte diçka e tillë. Gjërat nuk ishin aq të përparauara saç janë tani. Ata ndërmorrën modelimin e këtyre sugjerimeve për mua. Dhe ata prodhuan imazh nga sipër, me pamje nga koka poshtë dhe nga pas. Dhe pastaj me pamje nga përpara në nivelin e syrit.

 

Këto dallime mbi tonsurën ishin shenja të jashtme të një ndarjeje në Kishë. Kur Kisha Katolike Romake mori Irlandën, ata e ndryshuan ngadalësisht edhe tonsurën gjithashtu. Në vitin 664, mbreti i Northumbira-s ra dakord mbi datën e Pashkëve të Kishës Katolike dhe mbi tonsurën Katolike Romake. Ky ndryshim nuk ishte i menjëhershëm, por me kalimin e kohës tonsura trekëndore u zhduk.

 

Sot disa murgj praktikojnë tonsurën, ndërsa disa të tjerë jo. Ajo varion përgjatë feve dhe monastireve të ndryshme. Në Kishën Katolike Romake, tonsura klerike përfundoi në vitin 1972. Kur ajo ishte e zakonshme, kjo prerje e pazakontë flokësh ishte një simbol i fuqishëm i ndarjes së manastireve dhe pushtetit të Kishës. Por, në fakt, kjo nuk është edhe aq e çuditshme.

 

Ajo është kthyer në modë këtu për djemtë e rinj, të cilët i rruajnë tërësisht të dyja anët e kokave të tyre, duke lënë vetëm një tufë me flokë sipër, në mes. Tani, unë nuk mendoj se, kjo ka ndonjë rëndësi fetare, por mund ta shikoni që ka fituar një farë rëndësie kulti. Ka ende mënyra sipas të cilave ne mund të përdorim për t’u identifikuar me anëtarësinë tonë në komunitete të cilave u përkasim.

 

Tani, unë mendoj se, flokët janë veçanërisht të fuqishme sepse ato janë të dukshme gjatë gjithë kohës dhe që ndodhet në qendër të kontrollit tonë. Kështu që, nuk ka se si të ishte në një vendndodhje tjetër.             

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=A505-D4IA_0

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

Comments