Përzgjedhje poezish nga Adonis
“Kam nje deshirim pervec deshirimit. Tjeter deshirim nga ai qe mbush gjoksin e viteve. Gjerat i afrohen asaj sikur te mos dine destinacion tjeter. Ato thone: Pa te ne nuk do te ishim bere. Sikur ajo te ishte me e madhe se vetvetja, hapet, shtriqet, nuk kenaqet kurre. Ajo deshiron te cliroje veteveten nga vetevetja dhe te kapet mes qiellit dhe tokes.” - Adonis.
E imagjinoj dashurine time
Duke frymuar me mushkrite e te gjitha gjerave
Dhe qe me arrin si poezia e
Trendafilave apo e pluhurit
Me flet emeblsisht per gjithcka
Dhe ia peshperit lajmet e saj universit
Sic bejne era dhe dielli
Kur ndajne gjoksin e natyres
Apo kur derdhin bojen e dites
Mbi librin e tokes
Nga Adonisi
Te dua
Sikur te gjitha zemrat te ishin
Pasqyre e zemres sime
Nga Adonisi
Po dridhem ne fytin tend
Fjalet e tua jane te lyera me gjakun tim
Nga Adonis
Ditet e mia jane emri i saj
Endrrat, kur qielli eshte i pagjume
Mbi dhimbjen time, jane emri i saj
Obsesioni eshte emri i saj
Dhe dasma, kur vrasesi dhe sakrifica perqafohen
Eshte emri i saj
Dikur kam kenduar: cdo trendafil teksa perpiqet, eshte emri i saj
Teksa shtegton, eshte emri i saj
A mbaroi rruga, a ka ndryshuar emri i saj?
Nga Adonis
Perse ndodh qe kur vij drejt teje, mund te eci vetem mbrapsht?
Nga Adonisi
Kam nje deshirim pervec deshirimit
Qe mbush gjokset e viteve
Gjerat afrohen sikur te mos njihnin ndonje destinacion tjeter
Ato thone: Pa te ne nuk do te mund te ishim bere
Sikur te ishte me i madh se vetja
Ky lengim rritet
Zgjerohet
Dhe nuk kenaqet kurre
Kerkon te cliroje vetveten nga vetvetja
Dhe ta mbertheje qiellin me token
Nga Adonis
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti





Comments
Post a Comment