Përzgjedhje poezish nga Anna Akhmatova


Ti do të dëgjosh vetëtimën dhe do të më kujtosh mua,

Dhe do të mendosh: ajo i donte stuhitë...
― Anna Akhmatova


Secila nga jetët tona është një dramë shekspiriane në gradën e njëmijtë.
― Anna Akhmatova


Unë vetë, që nga fillimi fare,
I dukesha vetvetes si ëndrra apo deliri i dikujt tjetër
Ose reflektimi në pasqyrën e dikujt tjetër,
Pa mish, pa kuptim, ma emër.
Unë e dija qysh atëherë listën e krimeve
Që isha e destinuar t’i kryeja.
― Anna Akhmatova


Ashtu siç e ardhmja piqet në të shkuarën,
Po kështu e shkuara kalbet në të ardhmen
Një festival i tmerrshëm gjethesh të vdekura.
― Anna Akhmatova


Zëri yt është i egër dhe i thjeshtë.
Ti je e papërkthyeshme
Në asnjë gjuhë.
― Anna Akhmatova


Më fal, që sillem keq,
Unë sillem keq, por jetoj lavdishëm,
Që lë gjurmë të vetvetes në këngët e mia,
Që shfaqem teksa ti ecën sonambul.
― Anna Akhmatova


Sot kam shumë punë për të bërë,
Më duhet të ther kujtesën time,
Ta kthej shpirtin tim të gjallë në gur
Dhe pastaj ta rimësoj veten se si të jetoj sërish...
― Anna Akhmatova


Por tani, verat e nxehta munden
Si karnavale jashtë dritares time;
Kam kohë që e kam pasur këtë paralajmërim
Të një dite të ndritur dhe të një shtëpie të shkretëtuar.
― Anna Akhmatova


Ngritur nga e shkuara, hija ime
Po vrapon në heshtje për të më takuar.
― Anna Akhmatova


Unë i njoh fillimet, i njoh edhe fundet gjithashtu,
Dhe jetën në vdekje, dhe diçka tjetër
Së cilës do të preferoja të mos i vija emër.
― Anna Akhmatova


Ne mësuam që të mos takoheshim më,
Dhe ne nuk i ngritëm më sytë tek njëri-tjetri
Por as ne vetë nuk mund të garantojmë
Se çfarë mund të ndodhë për ne në një orë.
― Anna Akhmatova


Mjalti i egër mban aromë lirie
Pluhuri aromë drite dielli
Goja e një vajze të re aromë manushaqeje
Por ari ka aromë asgjëje.
Dantella aromë uji
Dashuria aromë mollësh
Dhe tani ne e dimë se
Gjaku ka aromë gjaku.
― Anna Akhmatova


Edhe pse ti je tri herë më e bukur sesa ëngjëjt,
Edhe pse ti je motër e shelgjeve të lumit,
Unë do të të vras me këngën time,
Pa e derdhur gjakun tënd në tokë.
Duke mos të të prekur me duart e mia,
Pa të hedhur asnjë vështrim, do të ndal të së dashuri ty,
Por me ofshamën e paimagjinueshme tënden
Më në fund do të shuaj etjen time.
Nga ajo, e cila është endur në tokë përpara meje,
Më mizore se akulli, më të zjarrtë se flaka,
Nga ajo, e cila ende ekziston në eter
Nga ajo ti do të më çlirosh.
― Anna Akhmatova


Ëmbëlsia e vërtetë nuk mund të ngatërrohet; ajo është e qetë dhe nuk mund të dëgjohet.
― Anna Akhmatova


Je shumë vite me vonesë; jam e lumtur që po të shikoj.
― Anna Akhmatova


Po pastaj ai preku lulet
Me majat e thara të gishtërinjve të tij
Më thuaj si të puthin burrat
Më thuaj si puth ti.
― Anna Akhmatova


Tani që je atje, kur çdo gjë është e njohur, thuamë:
Çfarë tjetër jetonte në atë shtëpinë ngjitur me ne?
― Anna Akhmatova


Askush tjetër nuk pa në sytë e saj sekret.
Askush nuk guxoi.
― Anna Akhmatova


Unë mbroj
Jo zërin tim,
Por heshtjen time.
― Anna Akhmatova


Ai donte tri gjëra:
Mbrëmjet, pallonjtë,
Dhe hartat e vjetra të Amerikës,
Nuk i donte fëmijët që qanin,
Mjedrën me çaj,
Ose histerinë femërore
...dhe unë
Isha e shoqja.
― Anna Akhmatova


Unë nuk lëngoj për askënd,
Por unë nuk dua, nuk dua, nuk dua
Të di se si e puthin ata njëri-tjetrin.
― Anna Akhmatova


Por mua nuk më lejohet që të harroj
Shijen e lotëve të së djeshmes.
― Anna Akhmatova


Nuk kam më as lot dhe as shpjegime.
― Anna Akhmatova


Vjeshta, duke pëshpëritur nëpërmjet panjave,
Po më lutet: Eja të vdesësh me mua!
― Anna Akhmatova


Oh, shtëpia ime nuk është shtëpia ime
Unë ankohem dhe pendohem.
Përgjigju, ti i huaj ende i panjohur,
Ty po të kërkoj!
― Anna Akhmatova


Nuk jam duke mbajtur zi, nuk jam e zemëruar,
Dhe vetëm errësia më shoqëron.
Sa e thellë që është ajo dhe e kadifenjtë,
Mbi të gjitha, gjithmonë e njohur për mua.
― Anna Akhmatova


Për këtë bishë të zymtë brenda gjoksit tim
Një zemër. Por gjëja është se
Ne që të gjithëve na është dashur të mësojmë se si të mos flejmë për tri vjet.
Në mëngjes do të zbulojmë
Se kush ka vdekur natën.
― Anna Akhmatova


Ai e la shpirtin e tij pas dhe me tha:
Do të jetë më i sigurt krahë teje.
― Anna Akhmatova


Nesër pasyqrat do të më përqeshin.
― Anna Akhmatova


Dhe në thellësitë e muzikës, unë nuk gjeta përgjigjje,
Dhe sërish kishte heshtje, dhe sërish fantazmën
E verës.
― Anna Akhmatova


Re të ftohta temjani,
Fshehin gjatësinë e qiellit,
Një shpërthim ere dhe çdo gjë hapet.
Ne kuptojmë. Që shfaqja ka mbaruar.
Kjo nuk është vjeshta e tretë.
Kjo është vdekja.
― Anna Akhmatova


Mos më puth, jam e lodhur
Vdekja do të më puthë.
― Anna Akhmatova


Sa poema nuk kam shkurar?
Ato varen në ajrin rrotull meje, një kor i çuditshëm,
Dhe një ditë
Ato mund të më mbysin...
― Anna Akhmatova


Ajo i mbyll sytë përgjysëm – qepallat janë të rënda me poema.
― Anna Akhmatova


“Muza
Kur natën pres që ajo të vijë,
Jeta, me sa duket, mbahet në fije të flokut.
Çfarë janë lavdia, rinia, liria, në krahasim
Me një të ftuar të dashur të mirëpritur, një flaut në dorë?
Tani ajo po hyn. Duke e hedhur vellon e saj anash,
Ajo shikon përtej meje me vëmendjen e saj.
Dhe unë e pyes: ‘A ishe ti udhëheqësja e Dantes,
duke i recituar atij Ferrin? ‘
Dhe ajo përgjigjet: ‘Po.’
― Anna Akhmatova


Në ëndërr
Ndarje e zezë dhe e gjatë
Jam në një mendje me ty
Përse të vajtoj? Jipma dorën tënde,
Më premto që do të vish sërish.
Ti dhe unë jemi si malet e larta
Dhe ne nuk mund të afrohemi më shumë.
Vetëm më dërgo fjalë
Ndonjëherë në mesnatë nëprmjet yjeve.
1946”
― Anna Akhmatova


Por në këtë çast ai me siguri e njeh dhimbjen
Jo më pak sesa njeriu i mënçur dhe ai i vjetër.
Duket sikur sytë e tij kanë filluar të ngushtohen,
Dhe drita e tyre e ndriçuar tani është e ftohtë.
― Anna Akhmatova


Kështu jetoj, pa kënduar fare.
As qielli dhe as toka nuk janë me mua.
― Anna Akhmatova


Poeti duhet të vdesë disa herë,
Fëmijë budalla: ai vet e ka zgjedhur këtë rrugë
Ai nuk mund ta përballonte shpërthimin e parë,
Ai nuk e dinte se përpara cilave dyer qëndronte,
Ai nuk e dinte se çfarë lloj rruge
Do të hapej përpara tij...
― Anna Akhmatova


Lavdia tokësore është si duhani,
Unë doja shumë më shumë sesa kaq.
Tek të gjithë dashnorët e mi unë kam ndjellë
Ndjenja gëzimi dhe bekimi.
Dikush eshtë ende i dashuruar diku
Me një mik nga shumë kohë më parë,
Tjetri qëndron në qendër të qytetit,
Një statujë bronzi në borë.
― Anna Akhmatova


Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

Comments