Përzgjedhje poezish nga Mihai Eminescu

 

Eja tani tek pranvera e pyllit

Duke vrapuar zhubrosur mbi gurë

Ku harlisja dhe bari bëhen brazda

Fshihu tek degët e kurbëzuara

Më pas, mund të vraposh tek krahët e mi

Të mbahesh edhe një herë në përqafimin tim

Do ta ngre butësisht vellon tënde

Për të vështruar fytyrën tënde

Dhe pastaj mund të ulesh mbi gjurin tim

Do të jemi krejt vetëm, vetëm atje

Ndërsa pema e limonit e ngazëllyer në ekstazë

Rrebesh çerdhimesh mbi flokët e tu

Vetulla jote e bardhë me ato kaçurrela të artë

Do të afrohen ngadalë për t’u puthur

Epshëm si pre në gojën time të babëzitur

Ato buzë të ëmbla, të kuqe, qershi...
Ne do të ëndërrojmë vetëm ëndrra të lumtura

Jehonë të këngës së erës në pemë

Murmurima e pranverës së vetmuar

Prekja përkëdhelëse e flladit të butë

Dhe të përgjumur në këtë harmoni

Të një pylli të kërrusur thellë si në një lutje

Petalet pemë limoni që varen sipër nesh

Do të bien duke u shoshitur lart e më lart
Dëshira nga Mihai Eminescu

 

 

Vitet janë shpejtuar, dhe koha ende fluturon me shpejtësi  

Që nga ajo orë e parë e shenjtë në të cilën u takuam

Por se si dashuruam ne nuk mund ta harroj dot kurrë

Magji e ëmbël me duar të ftohta dhe me ato sy të zinj të mëdhenj

O, eja sërish! Fjalët e tua më frymëzojnë ende

Ndërsa vështirmi yt i ëmbël mbi mua më gënjen butësisht

Nën rrezet e aureolës nga ku ngrihet dita e re  

Dhe këngë të reja lindin në lirën time  

Kur vjen ti pranë meje sa pak e di ti

Se si zbutet zemra ime atëhëre, sikur të ishte balsam

Si ajo që i bëjnë disa yje shfaqjeve të parajsave

Buzëqeshja jote fëminore kaq e mbushur me sharm të ëmbël

Ka fuqinë për të mposhtur këtë jetë të mbytur në mjerim

Dhe t’i mbushë sytë e mi me zjarr, shpirtin tim me qetësi
Soneti II nga Mihai Eminescu

 

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti    

Comments