Përzgjedhje poezish nga Nichita Stanescu

 

Vetëm jeta ime do të vdesë për mua, në të vërtetë

Ndonjëherë

Vetëm bari e njeh shijen e tokës

Në të vërtetë, vetëm gjakut tim i mungon

Zemra ime kur ajo largohet

Ajri është i gjatë, ti je e gjatë

Trishtimi im është i gjatë

Vjen një kohë kur kuajt vdesin

Vjen një kohë kur makineritë vjetërohen

Vjen një kohë kur bie shi i ftohtë

Dhe çdo grua mbath kokën dhe veshjet e tua

Vjen gjithashtu një zog i madh i bardh

Dhe e shtrin hënën në qiell

Këngë e trishtë dashurie nga Nichita Stanescu

 

 

Duart e mia janë të dashuruara

Mjerisht, goja ime dashuron

Dhe unë shikoj, papritur jam i vetëdijshëm

Që gjërat janë kaq afër meje

Zor se mund të eci midis tyre

Pa vuajtur

Është një ndjenjë e ëmbël

I ecjes, i ëndërrimit

Dhe tani jam këtu, pa gjumë

Shoh qartësisht Zotat e fildishtë

I marr në duart e mia dhe

I shtyj, duke qeshur, në hënë

Lart tek shpatet e tyre të skulpturuara

Timoni i një anije antike, e stolisur

Dhe e tjerrur nga marinarët

Jupiteri është i verdhë, Hera

Hijet e magjishme të argjendit

E godas timonin me dorën time të majtë dhe ajo lëviz

Është një vallëzim ndjenjash, dashuria ime

Një perëndeshë ajri, ndërmjet ne të dyve

Dhe unë, lundrimi i shpirtit tim

I dallgëzuar me dëshirim

Kërkoj për ty kudo, dhe gjërat

Vijnë edhe më afër

Duke ma bllokuar gjoksin, duke më përndjekur

Epoka e artë e dashurisë nga Nichita Stanescu

 

 

Pak nga pak ajo u kthye në një fjalë

Shpirt i pakufishëm në erë

Një delfin në kthetrat e vetullave të mia

Një gur që provokon rrathë në ujë

Një yll brenda gjurit tim

Një qiell brenda shpatullës sime

Dhe unë brenda unë

Shenja 12 nga Nichita Stanescu

 

 

Poezia është syri që vajton

Është shpatulla që vajton

Syri vajtues i shpatullës

Është dora që vajton

Është syri vajtues i dorës

Është shpirti që vajton

Syri vajtues i thembrës

Oh, ju miq

Poezia nuk është një lot

Është vet vajtimi

Vajtimi i një syri të pashpikur

Loti i syrit

Të atij që duhet të jetë i bukur

Të atij që duhet të jetë i lumtur
Poezia nga Nichita Stanescu

 

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti    

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Comments