PETER DOIG: MJESHTRI I PEISAZHEVE!
Nga REVISTA ARTSPER
Peter Doig është një piktor skocez i lindur në vitin 1959. Ai u rrit ndërmjet Trinidad dhe dhe Kanadasë. Ai nuk u kthye në Mbretërinë e Bashkuar deri në moshën 20 vjeçare për të studiuar art tek Shkolla e Artit Wimbledon. Më pas, ai ndoqi Shkollën e Artit të Shën Martinit. Ai u bë i famshëm në fillim të viteve 1990 me ekspozitën në Galerinë e Artit Kapela e Bardhë. Aktualisht, Peter Doig përfaqësohet nga Galeria “Victoria Miro”. Suksesi i tij ka ndodhur në të njëjtën kohë me shfaqjen e një vetëdije të re lidhur me pikturën figurative me rigjallërimin e interesit tek portreti dhe peisazhi tradicional.
Edhe në vitet e hershme të karrierës së tij, pikturat e tij ishin thelbësisht piktura në format të madh. Paleta e ngjyrave të përdorura nga Doig është e pazakontë, duke variuar nga hijet e rozës tek portokalli dhe blu e errët. Personazhet duken të humbura në mes të natyrës që është jashtë kontrollit. Këto kompozime na kujtojnë Romantikët Gjermanë, Edvard Munch, Simbolizmin dhe Edward Hopper.
Peisazhet e tij me dëborë dhe pyjet romantike me yje dhe pemë nuk janë peisazhe realiste të pikturave në mjedise të hapura. Në këto piesazhe ka një mungesë ekzekutimi përshkrues. Shpesh vizionet e tij gëlltiten nga trashësia e natës dhe nga aureolat e mjegullta të dritës. Veprat e tij shprehin papërshtatshmërinë e njeriut bashkëkohor të izoluar dhe të humbur përballë natyrës së mrekullueshme.
Vepra e Peter Doig është e mbushur me një mjedis, që kap çastet e përjetshme të qetësisë ideale. I frymëzuar nga fëmijëria e tij në Kanada, kanoet e Peter Doig-ut janë kthyer në një emblemë të veprave të tij. Te reflektuara në ujë si një jetë e dyfishtë, një dimension i tretë, kanoe shikohet e pasqyruar në një mënyrë magjike dhe madje mistike. “Kanoe” është një nga pikturat e ti më përfaqësuese. Në këtë pikturë, ai shpreh bukurinë dhe qetësinë e një liqeni të qetë. Ai ilustron gurgullimat e gjelbërta të ujit deri në përsosmëri, por gjithashtu trashësinë e ëmbël të netëve të verës.
Figura bashkëkohore e dëborës, duket si jashtë vendit në këtë peisazh me qiellin dhe kurbat e tij impresioniste. Doig mjeshtëron këtë efekt pikturimi duke krijuar një atmosferë të llojit të dimensionit të katërt nëpërmjet qetësisë mbytëse dhe lagështinë e borës që valëzin. Këtu, piktori kap një farë ndjenje nostalgjie që nuk mund të kapet kurrë nga një fotograf. Percpetimi fizik i pikturave i transformon këto kujtime gjenerike në diçka më të zjarrtë dhe më të dëshirueshme se sa ato të shikuesit.
Totalisht të dukshme, por fizikisht të paaksesueshme, Peter Doig e vendos shtëpinë e Arkitektit në grykë në një peisazh me pemë po aq të dendur sa një pikturë gjysëm e përfunduar e Jackson Pollock. Ajo është një skenë kërcënuese që na kujtojnë, në të njëjtën kohë, pikturat e Edward Hopper-in apo të Andrew Wyeth-in. Pavarësisht pyllit të gjelbër të harlisur dhe arkiteturës surprizuese të shtëpisë, janë degët që derdhen nëpër kanavacë ato që kapin syrin e shikuesit. Peter Doig ka rishpikur hierarkinë e imazhit dhe mënyrën se si ne e kuptojmë atë.
(Imazhi 1: “Riviera e madhe”, 2001-2002)
(Imazhi 2: “Kanoe liqeni’, 1997)
(Imazhi 3: “Diell i portokalltë”, 1995-1996)
(Imazhi 4: Shtëpia e artitektit në grykë”, 1991)
(Imazhi 5: “Kositësja”, 1990)
(Imazhi 6: “Kanoe e bardhë”, 1990-1991)
(Imazhi 7: “Pellgu i jetës”, 1993)
Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.











Comments
Post a Comment