PIKTURAT E PEISAZHEVE TË FAMSHME QË DUHET T’I NJIHNI
Nga REVISTA ARTSPER
Piktura e peisazhit është një gjini e cila ka kërkuar për një kohë të gjatë pranimin formal. Vetëm në shekullin e 17-të piktura e peisazheve u kthye në një gjini pikture në të drejtën e vet, së bashku me pikturën historike, portretet dhe natyrat e qeta. Në shekullin e 19-të, peisazhet pësuan zhvillime të konsiderueshme, me lindjen e Shkollës së Barbizon-it në vitin 1830. Nga kjo kohë e më tej, piktura në ajër të hapur u bë më demokratike dhe natyra u shfaq si një nga subjektet më frymëzuese. Pyjet të gjelbra, shkëmbinjtë shkëmborë, dhe fushat e pluguara u kthyen në skenat e parashikimeve të disa piktorëve. Këto kanavaca janë midis pikturave më të mëdha në historinë e artit.
Nicolas Poussin: Peisazhi shkollor
Piktori klasik Nicolas
Poussin (1594-1665) prodhoi një pikturë thellësisht erudite dhe të thellë,
thelbësore për historinë e artit. Ai është dukshëm shpikësi i “peisazhit ideal”
ku njeriu është i lidhur me natyrën në mënyrë intime, e portretizuar në mënyrë
madhështore. Duke na ftuar për të na kënaqur, ato na ofrojnë një reflektim të
thellë mbi vendin e djalit të Adamit brenda pafundësisë hyjnore.
Ndërmjet viteve
1660 dhe 1664, ai prodhoi Ciklin e 4 Stinëve. E pikturuar në fund të jetës së
tij për Dukën e Richelieu-t, seria paraqet skica nga Testamenti i Vjetër, ku
peisazhi zë një vend dominues. Ai e filloi përmbylljen e porosisë me Pranverën.
Këtu, artisti paraqet Adamin dhe Evën lakuriq. Ato janë në mes të një lëndine të
mbushur me pemë, duke përfshirë pemën e famshme të mollës të përshkruar në
Gjenezë. Por nëse ngjyrat e ngrohta dhe një dritë e kënaqshme shfaqet nga
vepra, ajo është me të vërtetë një rezultat dramatik që sugjerohet nga piktori.
Mëkati origjinal i pashmangshëm theksohet në mënyrë të dukshme nga prania e
Zotit në krye në të drajthtë, i cili po largohet nga skena për të përgatitur ndëshkimin.
Skenat me lexime të shumëfishta
Tek të gjitha
pikturat e Katër Stinëve, Nicolas Poussin lejon dy interpretime të skenave. Në
të parën, e quajtur lineare dhe e Krishterë, Zoti shfaqet si pika e lidhjes së
të gjitha gjërave. Jeta kuptohet si një akumulim i ngjarjeve të parashikuara
dhe të organizuara nga Krishti, i cili ka fuqinë për të na ndëshkuar apo bekuar
sipas sjelljes sonë. Sipas leximit cinik dhe natyral, të trashëguar nga
antikiteti, veprimet përsëriten në çdo fillim të ri të ciklit. Megjithatë, disa
elementë gjithashtu rikompozohen dhe rigjenerohen: kthimi i përjetshëm i disa
ngjarjeve bëhet i pashmangshëm.
Giovanni Antonio Canal (aka Canaletto): Peisazhi urban
Piktura “Kanali i
Madh në Kishën La Salute”, e pikturuar nga artisti venecian Canaletto
(1697-1760) është një lloj i veçantë pikture peisazhi. Ajo është saktësisht një
‘Veduta’ “pamje” në italisht), e cila karakterizohet nga përfaqësimi i saktë i
një peisazhi, shpesh urban. Duke qenë se, ata janë besnik ndaj perceptimit të
realitetit, Veduta-t bëheshin në atë kohë duke përdorur disa instrumente, duke
përfshirë dhomën e errët, paraardhësen e aparatit fotografik.
Nëse piktura e
mjeshtrit italian kërkon që të jetë e hollësishme në përfaqësimin e tipografisë,
peisazhi i përfaqësuar nuk është më pak poetik. Drita, thuajse transparente, e
mbështjell qytetin në një atmosferë të ëmbël dhe të ngrohtë dhe kjo skenë është
e vendosur pasdite. Përveç të qenit një pikturë peiszhi, vepra e Canaletto-s paraqet
jetën e njerëzve të Venecias. Gondolierët e famshëm përfaqësohen afër Kanalit të
Madh, si edhe tregtarët dhe diplomatët nga Orienti.
Caspar David Friedrich: Peisazhi shpirtëror
Në çfarë ore të ditës
do ta vendosnit këtë skenë? Ndoshta në mëngjes, siç duket nga mjegulla e bardhë
mbështjellëse. Apo në mbrëmje, siç sugjeron zbehja e dritës në distancë? Prania
e murgut françeskan duke ecur në breg të detit nuk na jep asnjë përgjigje. E
vetmja gjë e qartë: ai duket i menduar përballë pafundësisë së peisazhit
rrethues.
Caspar David
Friedrich (1774-1840) i përshtatet përsosmërisht Romanticizmit Gjerman që
filloi në vititn 1770. Kanavaca është një ilustrim i jashtëzakonshëm i shqetësimeve
të piktorit përgjatë karrierës së tij. Në të vërtetë, skenat e tij, të frymëzuara
nga alegoria dhe filozofia, e ftojnë personazhin e veprës së tij për t’u kënaqur.
Në të njëjtën mënyrë siç thirret vetë spektatori për t’u kënaqur ndaj kësaj hapësire
enigmatike vigane. Thuajse çdo gjë këtu reduktohet në minimum. Linja, ngjyra,
prania njerëzore, shfaqet si një “detaj” i thjeshtë në kompozim. Me këtë vepër,
Friedrich duket se na dërgon një mesazh: njeriu nuk është edhe aq shumë përballë
natyrës së paparashikueshme, ndonjëherë mizore. Kështu, “Murgu në Det” na fton
që të reflektojmë, por mbi të gjitha, që mendja jonë të ëndërrojë.
Eugène Boudin: Peisazhi detar
Lindur në Honfleur,
Eugène Boudin (1824-1898) e merr shumicën e frymëzimit të tij nga qielli dhe
deti i Normandisë. Një adhurues i natyrës dhe një dashurues i madh i peisazheve
të detit, Boudin kërkon që të largohet nga gjithçka. Lindur në një shekull ku
dominonte arti akademik, megjithatë piktori hidhet në një shteg të ndryshëm: atë
të pikturës në ajër të hapur.
Boudin ka vullnetin
e vendosur për të përkthyer impresionet kalimtare dhe zhdukjen e dritës – e
cila e bën atë padyshim pararëndësin e Impresionizmit. Vëzhgues dhe i duruar, ai
është i vëmendshëm ndaj fenomenit artistik dhe përpiqet të kapë pafundësinë e
qiellit dhe të brigjeve të Normandisë. Modern, ai përfaqëson borgjezinë e re të
këtij shekulli, fustanet e bukura dhe kapelet elegante të të cilëve ai i ka
pikturar me ngjyra vezulluese. I vetëmësuar, Boudin apikon teknikën e tij të
shpejtë, më shumë sugjeruese sesa përshkruese, ndaj subjekteve të ndryshme të
preferuara: bregdete dhe porte.
Në piesazhin e tij,
piktori i jep gjithmonë vendin e krenarisë qiellit dhe variacioneve të tij.
“Bukuritë e tij meteorologjike” vijnë në të gjitha format: skica, pastele,
bojra uji, piktura në vaj...Por gjithmonë me një ndjesi poetike, piktura e tij
kaq e dashur për botën!
Vincent Van Gogh: Peisazhi i munduar
Pa asnjë dyshim,
vepra e tij është më e njohura nga pikturat e famshme të peisazhit. Krijuesi Vincent van Gogh u vendos në Arles në vitin 1888. Më pas,
filloi kërkim i vërtetë shpirtëror për piktorin, që po përpiqej të luftonte me
djajtë e tij. Megjithatë, ajo përfaqëson një natë me yje e cila na ndihmon për
të ëndërruar, disa nga elementët plastik të këtij piesazhi ilustrojnë mirë
patologjinë e vet: tipare të mprehta, spirale skëterre, ngjyra
kontrastuese.
Një studim i
arkivave të artistit ka treguar se, ndonëse yje të ndryshnme frymëzohen nga
nebula shumë reale (nebula e Venusit ka qenë veçanërisht e ndriçuar në vitin
1889), fshati është i trilluar. Drita verbuese, aspiruese e hënës nuk bën asgjë
për të ndriçuar natën e errët që bie mbi fshatin në Provancë. Degët e dendura,
të trasha të qiparisit i shtojnë një ndjesi nbinatyrore atmosferës së përgjithshme.
Shumë yje të verdhë kontrastojnë me blutë të ndryshme të natës dhe e bëjnë njëherësh
skenën madhështore dhe tmerruese. Vëmendja e piktorit është veçanërisht e
fokusuar mbi këtë arabeskë qëndrore. Ndoshta e gjitha kjo transkripton kulmin e
mundimeve të tij psikologjike? Ajo mund të jetë gjithashtu shenjë e admirimit të
tij për artin dhe printimet japoneze, të cilat i gjëjmë tek spiralet e shumta të
shekullit të 19-të dhe tek ngjyrat solide.
Paul Cézanne: Peisazhet obsesive
Ndërkohë që ishte në
Provence-Alpes-Côte d’Azur, piktori Paul Cézanne gradualisht vendosi që të dilte në
pension. Dielli, gjinkallat, pemët më fruta...por mbi të gjitha, malet e Sainte-Victoire
ishin burime kryesore frymëzimi për artistin. Ky vargmal frymëzoi piktorin për
jo më pak sesa tetë nga pikturat e tij. Një fiksim do të thoshit ju?
Si një piktor që
pikturon jashtë, ai vlerëson peisazhet me një mijë ngjyra dhe aroma. Ndryshe
nga Impresionistët, Cézanne nuk i shpërbën ngjyrat ndërmjet tyre, por thekson me
vendosmëri linjat të cilat shpeh ai i thekson me të zezë për të krijuar volume
të ndryshme. Drita shtohet me impasto (procesi apo teknika e shtrimit të bojës
apo pigmentit në mënyrë të trashë për t’u dalluar mbi sipërfaqe), si okra e
verdhë dhe e gjelbra e gjallë e pishave, të cilat kontrastojnë blunë e
qiellit.
Ai nuk pikturon me
besnikëri realitetin që shikon, por ai dëshiron që të krijojë universin e tij,
ku format disi gjeometrike të peisazhit ishin një kumtesë e lëvizjes Kubiste. Nëse
gratë konsideroheshin përgjithësisht si muzat e artistëve, për Cézanne ishte pa
asnjë dyshim mali Sainte-Victoire që e magjepste atë më shumë. Ai shkruan: “Për
një kohë të gjatë isha i pafuqishëm, pa e ditur se si ta pikturoja Sainte-Victoire.
Në vend që të stabilizohet, ai avullon, bëhet fluid. Ai merr pjesë në frymëmarrjen
e ambientit kaltërosh të ajrit”.
André Derain: Peisazhet shumëngjyrëshe
Shumë i ngjashëm me
Sainte-Victoire, L’Estaque është gjithashtu një burim i famshëm frymëzimi për
artistët, veçanërisht për piktorin e famshëm fauvist, André Derain. L’Estaque u kthye në një vend simbolik
për artistët e kësaj lëvizje. Ata u frymëzuan nga ngjyrat vezulluese, të gjalla
të Francës Jugore. Këtu, piktori qëndron, së bashku me Georges Braque, Henri Matisse, dhe Raoul Duffy, gjithashtu e frymëzuar nga shkëlqimi i
veçantë i kësaj zone gjeografike.
Duke refuzuar
natyralizmin, André Derain ofron një realitet të ri ku ngjyra fiton përparësi
ndaj vizatimit. Kërkimi i tij kromatik bëri që ai të pikturonte vepra të pikëzuara
me ngjyrime të kuqe, të verdhë, portokalli, dhe ndonjëherë blu. Duke përdorur
njëherësh ngjyrat e nxehta dhe të ftohta, kompozimi është e ekuilibruar me ekspertizë.
Piktura përfaqëson një skenë fshati, e përbërë nga pemë, shtëpi dhe disa
firgura të vogla. Piktori e ka bërë me kujdes imazhin më të lehtë për t’u lexuar
duke theksuar linjat e disa elementëve të kompozimit.
Douanier Rousseau: Peisazhet ëndërronjëse
Në fund të
shekullit të 19-të, Henri Rousseau ishte një nga figurat dominante të lëvizjes
Naive (1885-1930). E karakterizuar nga injoranca vullnetare e perspektivës dhe
e realitetit të dimensioneve, kjo rrymë evokon një univers fëminor dhe shumë
grafik.
Në këtë pikturë, Douanier
Rousseau na çon në zemër të xhunglës, ku specie të ndryshme kafshësh (luanë,
elefantë, zogj) fshihen. Në qendër të bimësisë, një grua ulet në plan të parë
duke dëgjuar një melodi të luajtur nga një flautist joshës. Kjo është Yadwiga,
mikja e Rousseau-t të cilën ai e takoi në Poloni. Poza e tij sugjeron një nga përfaqësimet
klasike të nudos në historinë e artit, të cilën e gjejmë, për shembull, tek
Olimpia e Edouard Manet-it. Poza e saj është engimatike dhe erotike, duke e
kthyer atë në një simbol dëshire. Gjatë punës së tij me psikoanalizën, Freud e
interpretoi këtë pikturë peisazhi si një alegori të dëshirave të shtypura të
piktorit.
Vizitat e shumta të
artistit në Jardin d’Acclimatation dhe në Muzeun e Historisë Natyrale në Paris
padyshim që e ka frymëzuar këtë të fundit, i cili njihet që është një admirues
dhe njohës i madh i bimësisë. Shumë variacione të së gjelbrës – jo më pak se 20
– kontrastojnë me ngjyrat e gjalla të lotueseve gjigande që rrethojnë Yadwiga-n.
Harmonia e ngjyrave e bën këtë dekor një peisazh harmonioz dhe si në ëndërr,
duke na ftuar për të udhëtuar.
Edward Hopper: Peisazhet vetmitare
Veprat e pikturuara
nga Edward Hopper (1882-1967) kanë një anë ngërthyese, padyshim të lidhura me
misterin e tyre. Ky peisazh i vitit 1927, në veçanti, kanë nxitur një sërë
interpretime kontradiktore. I lidhur me peisazhet e bregdetit Atlantik të Amrikës,
dhe më në veçanti me ato të Anglisë së Re, Hopper paraqet një skenë në të cilën
shfaqet një luginë e gjarpëruar, një shtëpi dhe një far. Ndonëse piktura lahet
në një dritë qetësuese, një ndjenjë ankthi është e paevitueshme përballë kësaj
skene të braktisur, afërsisht të shkretuar. Linja ndërmjet qytetërimit dhe
natyrës është e vështirë për t’u përcaktuar. Pas kësaj kartoline, duket sikur është
një fytyrë e fshehur, përcjellëse ankthi dhe mërzie. Artisti njihet për
magjepsjen e tij me arkitekturën vertikale të fareve. Monumente të vërteta në
peisazh, faret janë gjithashtu referenca të vetmisë dhe të stuhive. Mungesa e
detit e kyç skenën edhe më tej në një flluckë, duke na dhënë thuajse një ndjesi
klaustrofobie!
Ka qenë zakon i
Hopper-it që të zgjedhë peisazhe fshati, megjthëas vepart e tij më të njohura
paraqesin figura duke u menduar në baret e magjishme amerikane.
Nicolas de Staël: Peisazhi abstrakt
Piktori Nicolas de
Stael (1914-1955) e përvetësoi pikturën e peisazhit në një mënyrë shumë të
ndryshme nga artistët e studiuar deri atëherë. Kompozimet e tij gjeometrike,
impasto e trashë, dhe gama e ngjyrave të ndezura e bëjnë veprën e tij një
krijim jashtëzakonisht abstrakte. Më vonë në karrierën e tij, piktori ofron një
pikturë që rilidhet pak më shumë me realitetin, dhe si rezultat, duke vënë
thellësisht përballë abstrakten dhe figuracionin. Një piktor i hollësishëm, ai
ka krijuar disa nga pikturat e peisazhit më madhështore pas studimit të
kujdesshëm me laps dhe bojë.
Duke i dhënë vetes
shumë liri kur vjen fjala tek përfaqësimi i realitetit, ai prodhoi disa vepra
duke nënvizuar peisazhet e Siçilisë, me të cilën ai ra në dashuri gjatë vizitës
së tij në Itali në vitin 1953. Ai nuk ka ofruar kurrë një pikturë peisazhi
identike me një të mëparshme. Drita, si materiali i formave të zgjedhura, është
sistematikisht e ndryshme.
Nëpërmjet zonave të ngjyrosura me ngjyra të ndezura, Staël përpiqet të fiksojë në kanavacë thelbin e peisazhit që përfaqëson, nëpërmjet përdorimit të linjave të pastra dhe ngjyrave të trishtuara. E purpurta dhe e gjelbra përpiqen që të gjejnë ekuilibrin e tyre me tone të tjera dhe me të kuqen. Linja e horizontit lejon një dallim shumë të qartë ndërmjet qiellit dhe tokës. Ngjyra të tilla mund t’ju surprizojnë kur të mësoni se udhëtimi i tij në Siçili ka ndodhur në mes të gushtit, në një kohë kur peisazhet janë të thata dhe të djegura nga nxehtësia e diellit. Por arbitraritetet e ngjyrave tek ky piktor i referohen drejtëpërdrejtë dëshirës së tij për të transkriptuar ndjesitë e marra.
(Imazhi 1: Caspar David Friedrich, “Murgu në det”, 1808-10)
(Imazhi 2: Nicolas Poussin, “Pranvera apo Parajsa Tokësore”, 1660-64)
(Imazhi 3: Giovanni Antonio Canal (aka Canaletto), “Kanali i Madh tek Kisha e La Salute”, 1727)
(Imazhi 4: Caspar David Friedrich, “Murgu në det”, 1808-10)
(Imazhi 5: Eugène Boudin, “Plazhi Trouville”, 1865)
(Imazhi 6: Vincent van Gogh, “Natë me yje”, 1889)
(Imazhi 7: Paul Cézanne, “Sainte-Victoire parë nga Bibémus Quarry”, 1897)
(Imazhi 8: André Derain, “L’Estaque”, 1906)
(Imazhi 9: Henri Rousseau, “Ëndrra”, 1910)
(Imazhi 10: Edëard Hopper, “Kodra me far”, 1927)
(Imazhi 11: Nicolas de Stael, “Sicilia [Pamje e Agrigento]”, 1954)
Burimi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-famous-landscape-paintings-you-should-know/
Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.















Comments
Post a Comment