PO SIKUR ZOTI TË MËRZITEJ? NGA ALAN WATTS


Mendoj se, çfarë do të bënit nëse do të kishit fuqinë për të ëndërruar natën çdo ëndërr që do të dëshironit të ëndërronit. Dhe sigurisht që, do të ishit të aftë të ndryshonit kohën tuaj dhe le të themi, të flinit rreth 75 vite kohe subjektive në 8 orë gjum. Ma merr mendja se, fillimisht do ta nisnit nga përmbushja e të gjitha dëshirave tuaja. Ju do të dizenjonit për vetëveten atë që do të ishte jeta më e dalldisur, më e mrekullueshme: marrëdhënie dashurie, bankete, vajza kërcimtare, udhëtime të mrekullueshme, kopshte dhe muzikë pëtej çdo përfytyrimi. Dhe pastaj, pas disa muajsh të këtij ëndërrimi 75 vitesh brenda 8 orësh gjum, do të filloni të kërkoni që të shijoni diçka paska më të ndryshme. Dhe nga këtu, do të lëvizni në një dimension tjetër më aventuroz. Por këtu kemi disa rreziqe të përfshira dhe ethet që të shkaktojnë përballja me rreziqet dhe aty mund të shpëtoni princeshat nga dragonjtë dhe të ndërmerrni udhëtime të rrezikshme, etj. Përfundimisht, do të futeni në garë me armiqtë dhe pasi ta keni bërë edhe këtë për një farë kohe, do të mendoni për një rrudhë tjetër...të harronit që po ëndërronit në mënyrë që të mendoni që çdo gjë ishte e vërtetë dhe që të ndjeni ankth për këtë. Dhe duke qenë se, ndjeheni kaq mirë pasi jeni zgjuar dhe pastaj ju menodni që ashtu siç fëmijët guxojnë në të bërtit e gjërave edhe ju do të mendoni se sa larg mund të shkoni. Çfarë do të merrnit, cilin diemnsion të të qenit i humbur, atë të braktisjes së fuqive tuaja, cilin dimension do të mund të përballonit? Dhe mund t’ia bëni këtë pyetje vetes sepse në fund ju do të zgjoheni. Pastaj, do të bëheni gjithnjë edhe më shumë aventurier dhe do të shkoni gjithnjë edhe më tej për të parë se për çfarë mund të ëndërroni dhe në fund, do të ëndërroni atë ku jeni tani. Do të ëndërroni që të jetoni atë jetë që, në fakt, po e jetoni sot...dhe që gjindet brenda shumësisë së pafundme të zgjedhjeve që do të kishit duke luajtur pjesën ku ju nuk jeni Zoti. Sepse sipas kësaj ideje e gjithë natyra e Zotit është që të luaj që ai nuk është. Sipas kësaj ideje secili prej nesh është realiteti alternativ përfunimtar dhe jo Zoti në atë kuptimin politik mbretëror, por Zoti në kuptimin e vetëqenies, që thellë brenda çfarëdolloj gjëje që ajo është dhe ju që të gjithë jeni ajo, vëtëm që ju bëni sikur nuk jeni.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=ckiNNgfMKcQ

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

Comments