Përzgjedhje poezish nga Bertolt Brecht

Dua të shkoj me atë që dua

Nuk dua që të llogaris kostot

Nuk dua t’ia di nëse është diçka e mirë

Nuk dua ta di nëse nuk më do

Dua të shkoj me atë që dua

Dua të shkoj me atë që dua nga Bertolt Brecht

 

 

Dërgomë një gjethe, por nga një pemë

Që rritet të paktën një orë e gjysëm

Larg nga shtëpia jote, më pas

Duhet të shkosh dhe të bëhesh e fortë, dhe unë

Do të të falënderojë për gjethen e bukur

Dërgomë një gjethe nga Bertolt Brecht

 

 

Nuk të kam dashur kurrë më shumë, ma soeur

Sa atëherë kur u largova nga ty atë mbrëmje  

Pylli më përpiu, pylli blu, ma soeur  

Pylli blu dhe sipër tij yjet e tij të zbehtë në perëndim

Unë nuk qesha, as edhe një çik fare, ma soeur

Teksa ecja drejt një fati të errët  

Teksa fytyrat pas meje

U zbehën ngadalë në mbrëmjen e pyllit blu

Çdo gjë ishte madhështore atë natë, ma soeur

Kurrë që prej atëherë dhe kurrë më parë  

E pranoj: nuk më mbeti asgjë veç këngës së zogjve
Dhe ngashërimeve të tyre të uritura në qillin e errët të mbrëmjes

Nuk të kam dashur kurrë më shumë nga Bertolt Brecht

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Comments