Përzgjedhje poezish nga Izumi Shikibu

 

Në këtë botë

Dashuria nuk ka ngjyrë

E megjithatë sa thellë

Trupi im

Është njollosur nga i yti

Nga Izumi Shikibu  

 

 

Edhe kur një lum me lot

Vërshon nëpër

Këtë trup

Flaka e dashurisë

Nuk mund të shuhet

Nga Izumi Shikibu  

 

 

Asgjë

Në këtë botë

Nuk është e zakonshme sot

Ky është

Mëngjesi i parë

Nga Izumi Shikibu  

 

 

Çfarë nuk duhet të ekzistojë

Në këtë botë

Ajo që harron

Apo ajo që harrohet?

Çfarë është më mirë

Të dashurosh

Atë që ka vdekur

Apo të mos shikosh tjetrin

Kur jeni gjallë?

Çfarë është më mirë

Dashnori i largët

Për të cilin dëshirohesh

Apo atë që shikon përditë

Pa dëshirë?

Çfarë është më e pabesueshme

Midis gjërave të pandryshueshme

Pragjet e shpejta

Lumin që vërshon

Apo këtë botë njerëzore?

Nga Izumi Shikibu  

 

 

Për një çast

Ai u bë tym

Sa intim

Tani

Qielli me re

Nga Izumi Shikibu  

 

 

Më shumë se sa të kujtoj

Tek këto lule

Aromën e së shkuarës

Do të doja të dëgjoja zërin e bilbilit

Për të mësuar nëse kënga e tij është po aq e ëmbël

Nga Izumi Shikibu  

 

 

Edhe pse

Kënga e bulkthit

Nuk ka fjalë

Ai ende

Të plagos

Si brenga

Nga Izumi Shikibu  

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

 

 

 

 

Comments