PRÉSENTATION DU MIRACLE (1916), PAUL KLEE

Nga ARTSY

Si artist i ri, Paul Klee u influencua shumë nga ‘Der Blaue Reiter’ (Kalorësit Blu), pasi ai takoi në vitin 1911, Franz Mark, Kandinsky, dhe Macke. Ai u përzgjodh si pjesë e rrethit të tyre një vit më pas, kur ata e përfshinë në ekspozitën e dytë të grupit, si edhe në almanakun e tyre, që formalizoi teoritë e grupit dhe që lartësoi antarët e saj. Nga andej e tutje, vepra e Klee-s u bë gjithnjë edhe më abstrtakte, që synonte mishërimin e metafizikes.   

Veprat e hershme e Klee-s konsistonin kryesisht në vizatime dhe printime bardhe e zi. Pas një udhëtimi në Tunizi me Macke dhe piktorin zviceran Louis Moilliet në vitin 1914, çdo gjë ndryshoi. Peisazhi shpirtëror, si e ardhur nga një botë tjetër, i shkretëtirës dhe perëndimet flakëruese e trazuan imagjinatën e Klee-s, duke e frymëzuar që të përfshinte në veprat e tij ngjyrat dhe format abstrakte që paraqesin emocione dhe energji. Pas fillimit të Luftës së Parë Botërore, Macke dhe Marc të dy u vranë në betejë (përkatësisht në vitet 1914 dhe 1916) dhe përmbajtja e pikturave të Klee-s devijoi më tej larg nga bota fizike. Tek piktura “Présentation du Miracle” e vitit 1916 e Klee, ai portretizon një dimesion larg nga realiteti i luftës, ku ka magji dhe mrekulli.

Disa vite më pas, në vitin 1920, Klee shkroi bazat e “Kredos së tij krijuese,” vërtitej rreth fjalëve të urta: “Arti nuk riprodhon të dukshmen; por ajo e bën të dukshme.” Këto fjalë lanë mbresa të pashlyeshme tek bashkëmoshatarët e tij si Egon Schiele, si edhe tek surrealistët që erdhën pas tij.

Burimi:

https://www.artsy.net/article/artsy-editorial-german-expressionists-shockingly-raë-ëork-exploded-bourgeois-values-reinvented-art

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

Comments