RASTI I VESHIT TË VAN GOGH: A MOS ISHTE FAJI I PAUL GAUGUIN?
Nga REVISTA ARTSPER
Vështirë ta imagjinojmë Van Gogh pa fashën që i mbulon fytyrën në autoportretin e tij të famshëm. Siç e dini tashmë, fasha mbulon plagën e veshit të tij të prerë. Varianti zyrtar që ka deklaruar gjithmonë Van Gogh, është se ai e preu veshin e tij me brisk gjatë një zënke. Duhet pranuar se ky akt i dhunshëm vetgjymtimi përshtatet me reputacionin e një artisti të shqetësuar për të cilën ai është aq i famshëm.
Pjesa e historisë që ne nuk dimë është që Van Gogh ishte lënduar menjëherë pas një zënke veçanërisht të ashpër me mikun e tij Paul Gauguin. Zënka ishte pasojë e këndvështrimeve të ndryshme artistike. Van Gogh ishte i mendimit që penelatat e artistit duhet të udhëhiqen nga natyra, ndërsa Gauguin besonte se penelata e artistit duhet të dominohen nga fantazia. Që të dy, njihen për marrëdhënien e tyre të trazuar, me uljet dhe ngritjet e veta dhe debatet e tyre legjendare kanë qenë shumë të shpeshta.
Në vitin 2009, apo
119 pas vdekjes së tij, debatet e veshit të përgjakshëm të Van Gogh i është
rikthyer botës artistike: studiuesit gjerman kanë sugjeruar se, ai nuk e ka
prerë vet veshin e tij, por Gauguin e ka kryer këtë krim me një shpatë të hollë.
Një shpatar i shkëlqyer, Gauguin e mbante gjithmonë me vete armën e tij dhe
trajnohej rregullisht. Me sa duket, ai e ka përdorur armën e tij për të larguar
Van Gogh, i cili ishte shumë i dhunshëm gjatë kësaj zënke. Tehu ishte shumë
afër, veshi u pre, dhe miqësia e tyre përfundoi.
Van Gogh nuk tha asgjë
për të mbrojtur mikun e tij të vjetër dhe kjo shpjegon edhe kthimin e paparitur
të Gauguin në Paris pas një qëndrimi produktiv në atelienë e Van Gogh. Vincent
i shkroi vëllait të tij Teo dy javë pas këtij incidenti: “Paul (Gauguin) është
një nga ata njerëz që nuk duhet të zotërojnë kurrë një armë”.
Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/case-van-goghs-ear-gauguin-guilty/
Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.





Comments
Post a Comment