REN HANG, FATI TRAGJIK I NJË FOTOGRAFI GJENI
Fotografinë për të mbushur zbrazëtinë e veshëve të mi...
Nga REVISTA ARTSPER
Poezi, sensualitet, bukuri dhe melankoni!
Revolucionalizimi i fotografisë nudo!
Ky artikull i Artsper është tribut për artistin e ti, një fotograf të talentuar, i njohur për origjinalitetin e fotografive te tij nudo. Puna e tij, sa e gjallë dhe e shkurtër ishin një admirim i sensualitetit dhe bukurisë së zhveshur të jetës me melankolinë. Ai vdiq përpara festimit të 30-të vjetorit të tij, por arti i tij poetik vazhdon të jetojë. Ai u bë i famshëm për portretet e tij të gjalla nudo.
Ren Hang
revolucionalizoi fotografinë nudo duke e trajtuar trupin fëmëror dhe mashkullor
në mënyrë të barabartë, me moskokëçarje, me poezi dhe me humor. Ai i gërshetonte
trupat e modeleve të tij për të krijuar fotografi tërheqëse dhe prekëse. Arti i
tij ishte një reflektim mbi lakuriqësinë (nudon), eroticizmin, të bukurën dhe më
gjerësisht, mbi vet jetën. Fotografitë e tij ishin reflektime të shpirtit të
tij të trazuar. Ai ka deklaruar se është bërë fotograf sepse “fotografia mbush
zbrazëtinë e veshëve të mi”.
Ai mbante një ditar të cilin e quante “Depresioni i lehtë”
Ren Hang e përballonte ankthin e tij paralizues dhe shqetësimet nëpërmjet fjalëve, duke shkruar. Nëpërmjet fjalive lirike, të cilat ishin njëherësh të trishtuara dhe shqetësuese, ai i rrëfente lexuesve të tij: “Çdo ditë unë zgjohem në mëngjes duke pyetur veten përse jam ende gjallë.” Poema dhe shënime personale të papërpunuara të lidhura me depresionin e tij mbushnin një seksion të plotë në faqen e tij të internetit.
Ai përdorte gjithmonë të njëjtën kamera për fotografitë e tij
Ren Hang punonte
vetëm me një kamera të thjeshtë analoge Minolta, e lehtë për t’u përdorur dhe për
ta mbajtur me vete: ai këkronte që të bënte fotografi në mënyrë sa më të
lirshme, duke shtypur vetëm një buton. Ky spontanitet e ndihmoi atë që të
krijonte imazhe të bukura dhe përfaqësuese: pa asistentë apo ndriçim
artificial, fotografitë e tij ishin fragmente jete, të kapura në çast.
Puna e tij ishte shumë e diskutueshme në Kinë, vendi i tij mëmë
Fotografitë e tij
erotike dhe argëtuese, nuk i pëlqenin Qeverisë Kineze që i censuroi ato disa
herë. Puna e Ren Hang shkaktoi arrestimin e tij disa herë gjatë seancave të tij
fotografike. Ndonëse, puna e tij konsiderohej si e rrezikshme nga ideologjia
komuniste e Kinës, vet Ren Hang nuk ishte rebel. Fotografi nuk e konsideronte
kurrë veten në konflikt me partinë: “Mua më pëlqen të mendoj se, praktika ime
artistike shkon përtej fushës politike.” Ren Hang kishte zgjedhur ndjeshmërinë
artistike në vend të meritokracisë dhe ekscelencën akademike. Kjo përqasje
ishte tashmë një revolucion më vete.
Ai ka studiuar për marketing, jo për fotografi
Ren Hang mendonte
se, studimet e tij ishin të mërzitshme dhe kështu ai filloi të fotografonte
miqtë dhe shokët e tij të konviktit për pasionin e tij të porsagjetur. Ai
organizonte takime fotografike me modelet amator në pozicione sa më të
natyrshme që të ishte e mundur.
Modelet e tij ishin miqtë e tij, dhe më vonë, vizitorët nga faqja e tij e internetit
Ren Hang shprehej
se, ai kishte nevojë për respekt reciprok për realizimin e fotografive të tij në
mënyrë sa më natyrale që të ishte e mundshme. Artisti preferonte që të përfshinte
njerëz të njohur për të pozuar për fotografitë: madje edhe vet e ëma e tij. Për
të ishte jetësore që të punonte në një atmosferë besimi reciprok. E njëjta gjë
vlente edhe për njerëzit që aplikonin nëpërmjet faqes së tij të internetit. Për
të ishte thelbësore që përpara se të bënte fotografi të fliste me ta.
Ai ka organizuar një ekspozitë me korniza të zbrazëta
Qeveria Kineze i censuroi
disa prej fotografitë e tij për shkak të natyrës së tyre pornografike. Madje autoritetet
anulluan një nga ekspozitat e tij me motivacionin “Dyshime për seks.” Ata
ndaluan ekspozimin e fotografive të tij. Ren Hang iu përgjigj këtij presioni
duke organizuar një ekspzitë me korniza të zbrazëta. Më pas ai deklaroi se, “Ideologjitë
politike në fotografitë e mia nuk kanë të bëjnë me Kinën. Por është politika
kineze ajo që kërkon të përzihet me artin tim.”
Shumica e audiencës së tij është nga jashtë
Megjithëse, Ren
Hang nuk ishte sipas shijes së Kinës, vendet e huaja ia hapën krahët e tyre
artistit të ri dhe imazhet e tij eksplicite korrën vlerësim mbarëbotëror. Ren
Hang ka ekspozuar në FIAC “Panairin Ndërkombëtar të Artit Bashkëkohor) në vitin
2014, në ‘Muzeun Foam’ në Amstredam, si edhe në ‘Muzeun e Fotografisë së
Stokholmit’ nga vitit 2016 deri në vitin 2017. Ai ka punuar gjithashtu për shumë
revista mode dhe ka krijuar kapakun e “Seksit” për Revistën ‘Inrock’ në verën e
vitit 2014.
Ai është krahasuar me Ai Weiwei dhe Ryan McGinley
Për shumë, stili i
Ren Hang ishte i ngjashëm me fotografitë e artistit amerikan Ryan McGinley. Që
të dy paraqesin trupa të rinj dhe të çliruar, shpesh të rrethuar nga elementë
nga natyra. Megjithatë, shumë e konsiderojnë punën e Ren Hang-ut si më “të rëndë”
se ajo e artistit amerikan. Ren Hang është krahasuar më shumë me artistin
tjetër kinez, Ai Weiwei për personazhin që ai mëshironte. Disa e mendonin Ren Hang
si trashëgimtarin artistik të Ai Weiwei-it. Artisti më i madh kinez është
gjithashtu i diskutueshmëm në Kinë, megjithëse kundërshtitë e Ren Hang ndaj
autoriteteve kineze kanë qenë më pak të dhunshme dhe më pak të drejtëpërdrejta.
Këta dy artistë të censuruar nga Qeveria Kineze kanë bashkëpunuar në vitin 2013
për ekspozitën “FUCKOFF” (Pirdhu!”) në ‘Muzeun Groninger’, në Hollandë. Weiwei
i kushtoi tribut Hang-ut menjëherë pas vdekjes së tij. Në një intervistë për
Revistën TIME, duke folur rret fatit tragjik të një fotografi të ri.
TASCHEN publikoi monografinë e tij në janar 2017
Ky publikim nga Taschen është e vetmja përzgjedhje e
disponueshme që përfshin të gjithë
artin e Ren Hang. Ajo përfshin fotografitë e tij më të famshme, si edhe shumë fotografi të pabotuara më parë.
(Imazhi 1: Ren Hang, Pallua [Ekstrakt nga Posteri i Ekspozitës në Muzeun Foam])
(Iamzhi 2: Ren Hang, nga Ekspozita “Ajo që bëjmë ne është sekret”, 2016)
(Imazhi 3: Ren Hang për Revistën ‘Antidote’, 2016)
(Imazhi 4: Ren Hang për Revistën ‘Beauty Papers’, 2016)
(Imazhi 5: Ren Hang, Mars, 2016)
(Imazhi 6: Ren Hang për Revistën ‘Modern Weekly’, 2016)
(Imazhi 7: Ren Hang, Mami im, 2015)
(Imazhi 8: Ekspozita e Ren Hang në Tokio, 2016)
(Imazhi 9: Ren Hang për ‘FFF Zine’, 2016)
(Imazhi 10: Ren Hang, tetor, 2016)
(Imazhi 11: Ren Hang, Taschen, 2017)
Burimi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/ren-hang-the-tragic-destiny-of-a-photography-prodigy/
Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.















Comments
Post a Comment