RËNIA NË DASHURI NGA ALAN WATTS

 

Rënia, të biesh...Ne nuk themi ‘të ngrihesh në dashuri.’ Këtu, ne kemi idenë e rënies. Dhe ajo, në fakt, i rikthehet pas gjërave ekstremisht thelbësore. Ka gjithmonë një farë lidhje kurioze, deri në një pikë të caktuar, ndërmjet rënies dhe krijimit. Të ndërmarrësh këtë rrezik të kobshëm është gjendja e të qenit në jetë. Për të gjithë jeta është një akt besimi dhe një akt kumari. Në çastin që hedh një hap ti e bën këtë si një akt besimi sepse ti nuk e di me të vërtetë që toka do të të hapet përpara këmbëve të tua. Në çastin që ndërmerrni një udhëtim, çfarë akti besimi... Në çastin që futeni në çdo lloj sipërmarrjeje njerëzore në një marrëdhënie, çfarë akti besimi. Sepse në atë çast keni hequr dorë nga vetëvetja. Kjo është gjëja më e fuqishme që mund të bëhet. Të dorëzohesh, të dashurosh. Dashria ëahtë një akt dorëzimi ndaj një personi tjetër. Braktisje totale. Të jipem ty! Bëj ç’të duash me mua. Dhe kjo është çmendur, do të thotë që të lejosh që gjërat të dalin jashtë kontrollit. Të gjithë njerëzit e arsyeshëm i mbajnë gjërat nën kontroll. Shikojeni. Shikojeni. Shikojeni. Siguri? Vigjilencë? Shikojeni. Policia? Shikojeni. Rojet? Shikojeni. Po kush do të shikojë rojet? Kështu, rrjedhimisht, rruga e mënçurisë, ajo që është me të vërtetë e arsyeshme, është të heqësh dorë. Është që të vetëangazhohesh, të heqësh dorë nga vetvetja, dhe kjo është çmenduri. Kështu që, arrijmë në këtë konkluzionin e çuditshëm që brenda çmendurisë shtrihet një mendje e shëndetshme.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=X1U4WzqH3YM 

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

Comments