ROBERT MAPPLETHORPE: SUBRESIV DHE ELEGANT

Nudo nuk është e ndryshme nga një orkide

Sipas mënyrës sime, sipas syve të mi!

Nga REVISTA ARTSPER

Nga pozicionet e lidhura skllavëruese deri tek lulet, Robert Mapplethorpe ka prodhuar vepra arti duke errësuar linjat ndërmjet së pahijshmes dhe elegantes.

 

Një jetë dekadente

I lindur në vitin 1946 në një familje katolike konservatore, Mapplethorpe u largua nga mjedisi i tij dhe u regjistrua tek Instituti ‘Pratt’ ku situdioi pikturë, vizatim dhe skulpturë. Më pas, pas përfundimtit të studimeve të artit, ai u zhvendos në qytetin e Nju Jorkut. Atje ai u takua me Patti Smith; një takim vendimtar për jetën e tij artistike. Së bashku, ata formuan çiftin jokonfirmist, duke mishëruar skenën ‘underground’ të Nju Jorkut të fundit të viteve 1960 dhe fillimit të viteve 1970: ANDROGJEN dhe SEKSI.

 

Në librin e saj “Thjesht fëmijë”, Patti Smith ritregon vitet e jetës së saj që ajo i ndau me fotografin. Ata jetonin në Hotelin famëkeq ‘Chelsea’, tempull i skenës së rokut punk dhe qëndruan bashkë deri kur në vitin 1970, Mapplethorpe u deklarua si një homoseksual. Megjithëse, ata u ndanë, Smith dhe Mapplethorpe mbetën miq të ngushtë deri në vdekjen e tij. Smith ishte modelja e tij e parë, dhe ai krijoi fotografinë e profilit magjepsës të albumit të saj debutues ‘Kuajt”.

Në vitetet 1970 dhe 1980, Mapplethorpe u kthye në një ikonë të vërtetë të kulturës gej S&M në Nju Jork, dhe ai filloi që ta dokumentonte atë me fotografinë e tij. Korpusi i veprave të tij ishte proaktive dhe tejet e kritikuar, veçanërisht nga qarqet konservatore dhe puritane. Disa prej ekspozitave të tij dhe retrospektivat madje edhe u anulluan, shpesh mes shqetësimeve mbi llojin e artit që po financohej me paratë publike.

 

Në vitin 1986, Mapplethorpe u diagnostikua me AIDS, duke hyrë kështu në një fazë përshpejtimi krijues, duke zgjeruar qëllimin e kërkimeve të tij fotografike. Muzeu ‘Whitney’ i Artit Amerikan organizoi retrospektivën e tij kryesore në vitin 1988, një vit përpara vdekjes së tij të parakohshme në moshën 42 vjeçare.

 

Vepra të diskutueshme

Subjektet e fotografive të Mapplethorpe-s ishin subversiv, por puna e tij ishte elegante dhe e plotë. Estetika e Mapplethorpe-s mbeti e njëjtë; një kompzim i pastër dhe i imët i gjallëruar me një të zezë dhe të bardhë shenjtëruese. Fotografi ishte më të vërtetë i magjepsur nga e bukura; për të nudo nuk ishte e ndryshme nga një orkide. Siç shprehej ai, “I gjithë qëllimi im është që ta transhendoj subjektin. Të shkoj deri diku përtej subjektit, në mënyrë që kompozimi, ndriçimi, gjithçka përreth të arrijë një farë përsosmërie. Këtë po bëj unë. Qoftë një ‘kokosh’ apo një lule, unë i shikoj ato në të njëjtën mënyrë. Sipas mënyrës sime, sipas syve të mi.”


Me rritjen e tregut të fotografisë si një art i bukur dhe shpërthimi i kulturës gej dhe punk në vitit 1970, Mapplethorpe prodhoi fotografi të cilat ishin thuajse autobiografike. Ai zhduku kufinjtë ndërmjet intimes dhe artit; në një përqasje thuajse dokumentuese, miqtë dhe të dashurit/at e tij ishin thelbësor për fotografinë e tij. Kampionia e ‘bodybuilding’ e grave në të gjithë botën, Lisa Lyon u kthye në muzën e tij, dhe në këtë mënyrë ai prezantoi standardet e reja të bukurisë femërore në fotografinë nudo. Ai rishpiku përkufizimin e artit dhe eksploroi kufinjtë, duke luajtur me kodet e pornografisë.

Në vitet 1980, puna e tij u bë më manieriste, thuajse abstrakte. Fotografitë e tij sfidonin dhe mikloheshin njëherësh nga standardet estetike klasike. Në vitetet etij të fundit, Mapplethorope eksperimentoi me statujat, lulet, natyrat e qeta, kryesisht duke hetuar më tej mundësitë e dritës. Sot, është e pamohueshme se ky forograf, ka lënë një trashëgimi të qëndrueshme dhe solide për fotografinë bashkëkohore.   

(Imazhi 1: Patti Smith dhe Robert Mapplethorpe në vitin 1970)

(Imazhi 2: Autoportret, 1980)

(Imazhi 3: Homas dhe Tara, 1986)(Imazhi 4: Orkide, 1988)




Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/robert-mapplethorpe-subversion-and-elegance/

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

Comments