SI PO E NDRYSHON TEKNOLOGJIA DASHURINË? NGA HELEN FISHER

Burimi: TED Talk

 

Teknologjia ka ndryshuar kortezhimin, por ajo nuk do të ndryshojë dot se kë zgjedhim ne që të duam dhe përcaktuesin më të fuqishëm të sjelljes njerëzore: shtyën njerëzore unike dhe të lashtë për të dashuruar

Dashuria dhe atashimi do të triumfojnë!

 

Kohët e fundit kam udhëtuar në malet e New Guinea-s, në Paqësor, dhe po flisja me një burrë që kishte tre gra. E pyeta, ‘Sa gra do të dëshiroje të kishe?’ Dhe pastaj, kishte një heshtje të gjatë, dhe unë mendova me vete, ‘A do të thotë pesë? A do të thotë 10? A do të thotë 25?’ Dhe ai u përkul drejt meje dhe më pëshpëriti, ‘Asnjë.’

 

Tetëdhjetë e gjashtë përqind e shoqërisë njerëzore lejojnë që burri të ketë disa gra: poligamia. Por në shumicën më të madhe të këtyre kulturave, vetëm pesë ose dhjetë përqind e burrave, kanë në fakt, disa gra. Të kesh disa gra mund të të jetë e dhimbshme. Në fakt, bashkë-bashkëshortet mund të luftojnë me njëra-tjetrën, madje ndonjehërë ato mund edhe të helmojnë fëmijët e njëra-tjetrës. Dhe duhet të kesh shumë lopë, dhi, para, tokë, për të ndërtuar një harem.  

 

Ne jemi një specie që çiftohemi. Nëntëdhjetë e shtatë përqind e gjitarëve nuk çitohen për të rritur fëmijët e tyre; ndërsa qeniet njerëzore po. Nuk po sugjeroj se, ne jemi seksualisht besnikë ndaj partnerëve tanë. Unë kam studiuar tradhëtinë në 42 kultura, dhe kuptoj, në fakt, rolin e gjenetikës lidhur me këtë, dhe atë pjesë të trurit që lidhet me këtë sjellje. Ajo është shumë e zakonshme në të gjithë botën, por ne jemi ndërtuar për të dashuruar.

 

Si po e ndryshon teknologjia dashurinë?

 

Dhe unë do t’ju përgjigjem që teknologjia nuk po e ndryshon thuajse fare dashurinë. Unë studioj trurin. Unë dhe kolegët e mi kemi skanuar trurin e 100 njerëz - - njerëz që sapo kishin rënë në dashuri, njerëz që sapo ishin refuzuar dhe njerëz në marrëdhënie afatgjata. Dhe në fakt, është e mundur që të jesh ‘i dashuruar’ edhe në afatgjatë. Shumë më përpara kam argumentuar se, ne kemi evoluar tre sisteme të ndryshme trunore lidhur me çifitimin dhe riprodhimin: shtysa për seks, ndjenjat e dashurisë së thellë romantike dhe ndjenjat e atashimit të thellë kozmik me një partner afatgjatë. Dhe së bashku, këto tri sisteme trunore – me shumë pjesë të tjera të trurit – orkestrojnë jetët tona seksuale, romantike dhe jetën tonë familjare.

 

Por ato ndodhen shumë poshtë kortekstit, sistemit limbik, nga ku burojnë dhe gjenerohen emocionet tona. Ato shtrihen në pjesën më primitive të trurit tonë, të lidhura me energjinë, përqëndrimin, dëshirimin, motivimin, dhe shtysën. Në këtë rast, shtysa për të fituar çmimin më të madh të jetës: një partner për t’u çifituar. Ato kanë evoluar rreth 4.4 milion vite më parë mes paraardhësve tanë, dhe këto janë shtysa që nuk do të ndryshojnë sepse ne zgjedhim të klikojmë majtas apo djathtas në profilin tonë    ‘Tinder’.

 

Nuk ka asnjë dyshim se, teknologjia është duke ndryshuar mënyrën se si ne kortezhojmë: dërgimi i e-maileve, ‘emoji-t’ për të shprehur emocionet tona, ‘të pëlqesh’ një fotografi, ‘selfie-t’...Jemi duke parë rregulla të reja dhe tabutë se si të kortezhojmë. Por, ju e dini - - a po e ndryshon me të vërtetë në mënyrë kaq dramatike të gjitha këto gjëra dashurinë? Po fundi i viteve 1940-të, kohë kur makinat u bënë shumë të famshme dhe papritur ne filluam të kishim edhe kervate që palosen.

Po përsa i takon hyrjes së pilulave të kontrollit të shtatëzanisë? Të zgjidhura nga kërcënimi i madh i shtatëzanisë dhe pasojat e rrënimit social, më në fund, gratë mund të vetshprehin seksualitetin e tyre primitiv.

 

Edhe faqet e internetit për takime nuk po e ndryshojnë dashurinë. Unë jam Kryekëshilltare Shkencore e faqes së internetit ‘Match.com’. E kam kryer këtë detyrë për 11 vite. Dhe vazhdoj t’u them atyre dhe ata janë dakord me mua se, këto nuk janë faqe interneti për takime, por faqe interneti për prezantime. Kur ju uleni në një lokal, në një kafene, në një stol parku, truri juaj i lashtë futet në veprim ashtu siç zgjohet macja nga gjumi, dhe ju buzëqeshni dhe qeshni dhe dëgjoni dhe parakaloni në të nëjtën mënyrë siç bënin paraardhësit tanë 100,000 vite më parë. Ne mund t’ju japim juve njerëz të ndryshëm - - të gjitha faqet e mundshme të internetit për takime - - por algoritimi i vetëm i vërtëtë është vet truri jonë njerëzor. Teknologjia nuk do ta ndryshojë dot këtë.  

 

Teknologjia gjithashtu, nuk do të ndryshojë dot se kë zgjedhim ne që të duam. Unë studioj biologjinë e personalitetit, dhe kam arritur të besoj se, ne kemi evoluar katër stile të gjëra të të menduarit dhe të sjelljes, që lidhen me sistemet e dopaminës, seratoninës, testosteronit dhe me të estrogjenit. Kështu, unë krijova një pyetësor drejtëpërdrejtë nga shkenca e trurit për të matur shkallën në të cilën ju shprehni këto tipare – konstelacionin e tipareve tuaja – të lidhura me secilën prej këtyre katër sistemeve trunore. Më pas e publikova këtë pyetesor në faqe të ndryshme interneti në 40 vende të ndryshme. Katërmbëdhjetë milion njerëz, ose më shumë, e kanë plotësuar këtë pyetësor deri tani, dhe kështu, kam qenë në gjendje që të shikoj nga afër se kush tërhiqet nga kush.  

 

Dhe siç rezulton nga të dhënat, ata që shprehen më shumë sipas sistemit të dopaminës kanë prirje të jenë kurioz, krijues, spontan, dhe energjik, dhe këta njerëz tërhiqen nga njerëz të ngjashëm me veten e tyre. Njerëzit kuriozë dhe krijues kanë nevojë për njerëz si vetja. Njerëzit që janë më shumë shprehës sipas sistemit të seratoninës, kanë prirjen të jenë tradicional, konvencional, ndjkës të rrgullave, ata respektojnë autoritetin, dhe janë fetarë - - aspekti fetar qëndron në sistemin e seratoninës - - dhe njerëzt tradicional gjithashtu, kërkojnë njerëz tradicionalë. Në këtë mënyrë, tiparet e ngjashme tërheqin më shumë. Në dy rastet e tjera, tërheqin të kundërtat. Njerëzit që janë mv shumë shprehës sipas sistemit të testosteronit kanë prirjen të jenë analitikë, logjik, të drejtëpërdrejtë, dhe ata shkojnë për njerëzit me tipare të kundërta nga të tyret: ata këtkojnë dikë që ka nivele të larta estrogjeni, aftësi shumë të mira verbale dhe aftësi në lidhje me njerëzit, që janë shumë intuitivë, ushqyes dhe emocionalisht shprehës. Ne kemi modele natyrale të çifitimit. Teknologjia moderne nuk do të mund të ndryshojë se kë zgjehim ne që të duam.  

 

Por teknologjia po prodhon një tendencë moderne, e cila më duket veçanërisht e rendësishme. Ajo është e lidhur me konceptin e paradoksit të zgjedhjes. Për miliona vite, ne kemi jetuar në grupe të vogla gjuetarësh dhe korrësish. Ne nuk kishim mundësinë që të zgjidhnim ndërmjet 1,000 njerëzve që mund të gjesh në një faqe interneti për takime. Në fakt, e kam studiuar këtë kohë e fundit, dhe në fakt, mendoj se, ka një lloj ‘vendi të ëmbël’ në trurin tonë; nuk e di se çfarë është ky vend, por me sa duket, nga leximi i shumë të dhënave, ne mund të përqafojmë pesë deri në nëntë alternativa, dhe pas kësaj, ne arrijmë tek ajo gjendja që akademkët e quajnë ‘mbingarkesë konjitive,’ dhe si përfundim, ne nuk zgjedhim asnjërën prej tyre.

 

Kështu, kam filluar të mendoj se për shkak të kësaj mbingarkese konjitive, ne kemi hyrë në një formë të re kortezhimi që unë e quaj ‘dashuri e ngadaltë.’ Unë arrita në këtë përfundim gjatë punës sime me Match.com. Çdo vit, për gjashtë vitetet e fundit, ne kemi kryer një studim të titulluar ‘Singel-at në Amerikë.’ Ne nuk sondojmë popullatën e ‘Match.com’, por popullatën amerikane. Për këtë ne kemi përdorur një kampion përfaqësues prej 5,000 njerëzish dhe/ose më shumë nga popullata amerikane bazuar në të dhanat e ‘Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave’ (Censusit) të Sh.B.A.

 

Tani, ne kemi të dhëna për mbi 30,000 njerëz dhe në çdo vit të vetëm, unë shikoj një pjesë të të njëjtit model. Çdo vit të vetëm kur unë bëj pyetjen, mbi 50% e njerëzve kanë kaluar ‘one-night-stand’ (kanë kryer seks vetëm një herë) - - detyrimisht jo vitin e fundit, por në jetën e tyre - - 50% e tyre kanë pasur ‘miq me përfitime’ gjatë jetës së tyre dhe mbi 50% e tyre kanë jetuar një marrëdhënie afatgjatë para martesës. Amerikanët mendojnë se, kjo është diçka e pamatur. Kam dyshuar mbi këtë gjë për një kohë të gjatë; pasi modelet që na rezultojnë nga të dhënat janë shumë të qëndrueshme. Dhe për këtë duhet të ketë një lloj shpjegimi darvinian - - dhe jo që shumë njerëz janë të çmendur.

 

Dhe ngeca, më pas, në një statistikë që erdhi tek unë. Ishte një artikull akademik shumë interesant ku gjeta se 67% e njerëzve ‘single’ në Amerikë sot, të cilët janë duke jetuar për një periudhë atafgjatë me dikë, nuk janë martuar ende sepse ata janë të tmerruar nga divorci. Ata janë të tmerruar nga pasojat shoqërore, ligjore, emocionale, dhe ekonomike të divorcit. Dhe kështu, unë arrita në mendimin se, kjo nuk është pamaturi, por kujdes nga ana e tyre. Njerëzit ‘single’ sot, duan të dinë gjithçka mbi partnerin/en e tyre përpara martesës. Ndërmjet çërçafëve mëson shumë, jo vetëm se si bën dashuri dikush, por edhe nëse ata janë të mirë, nëse mund t’ju dëgjojnë dhe në moshën time, edhe nëse kanë apo jo sens humori.

 

Dhë në një epokë ku kemi shumë mundësi zgjedhjeje, ne kemi shumë pak frikë nga shtatëzania dhe sëmundjet dhe ne nuk kemi as ndjenja turpi për seksin para martesës, dhe unë mendoj se, njerëzit po i japin kohë vetes lidhur me dashurinë.

 

Dhe aktualisht, ajo që po ndodh është se, ajo që ne po shikojmë është një shtrirje e vërtetë e fazës së para-angazhimit përpara se të lidhësh nyjet. Nëse dikur martesa ishte pika e fillmit të një marëdhënieje, sot ajo është përfundimi.

 

Por truri njerëzor triumfon gjithmonë, dhe në të vërtetë, në Shtetet e Bashkuara sot, 86% e amerikanëve do të martohen kur të arrijnë moshën 49 vejçare. Madje edhe në kultura të tjera rreth botës, ku njerëzit nuk po martohen më aq shpesh, ata në fakt, përfundojnë duke u rehatuar me një partner me të cilin ata kanë pasur një marrëdhënie afatgjatë.

 

Kështu, fillova të mendoj: gjatë kësaj shtrirje të fazës së para-angazhimit, nëse ju mund të hiqni qafe një marrëdhënie të keqe përpara martesës, ndoshta do të shikojmë më shumë martesa të lumtura. Kështu që, unë bëra një studim të 1,100 njerëzve të martuar në Amerikë - - jo në ‘Match.com’, sigurisht - - dhe u bëra atyre shumë pyetje. Por njëra nga pyetjet ishte, ‘A do të rimartoheshit me njeriun me të cilin jeni të martuar tani?’ Dhe 81% e tyre thanë, ‘Po.’

 

Në fakt, ndryshimi më i madh lidhur me romancën moderne dhe jetën familjare nuk është teknologjia. Majde nuk është as dashuria e ngadaltë. Në fakt, është futja e grave në tregun e punës, në të gjitha kulturat rreth botës. Për miliona vite, paraardhësit tanë jetonin në grupe të vogla gjuetarësh dhe korrësish. Gratë kryenin distanca të largëta për të punuar me korrjen e frutave dhe të perimeve. Ato vinin në shtëpi me 60 deri në 80 përqind të ushqimit të darkës. Familja me dy të ardhura ishte rregulli. Dhe gratë konsideroheshin po aq të fuqishme ekonomikisht, shoqërisht, dhe seksualisht sa edhe burrat.

 

Pastaj mjedisi ndryshoi diku rreth 10,000 vite më parë, ne filluam të sistemoheshim dhe së bashku burrat dhe gratë ishin të detyruar të martoheshin me personin e duhur, me sfondin kulturor dhe shoqëror të  duhur, nga feja e duhur, dhe me lidhjet e duhura shoqërore dhe politike. Puna e burrave u bë më e rëndësihsme: ata duhet të lëviznin shkëmbinjtë, të rrëzonin pemët, të plugonin tokën. Ata sillnin atë që prodhonin në tregjet vendore, dhe ktheheshin në shtëpi me shumën ekuivalente të parave.   

 

Bashkë me këtë, në pamë edhe ngritjen e disa besimeve: beimin e virgjërisë në martesë, martesat me shkosi - - martesa të organizuara në mënyrë strikte - - besimin se burri ishte koka e shtëpisë, se vendi i gruas ishte në shtëpi dhe më e rëndësishmja, se guraja duhet të nderonte burrin ‘deri sa vdekja të na ndajë’. Këto gjëra tani kanë marrë fund. Ato po largohen, dhe në shumë vende, ato nuk ekzistojnë më.

 

Ne ndodhemi tani në një revolucion të martesës. Ne jemi duke hequr dorë nga 10,000 vite të traditës sonë bujqësore dhe duke lëvizur drejt marrëdhënieve egalitare ndërmjet sekseve - - diçka që unë e konsideroj me po aq vlerë dhe të krahasueshëm me shpirtine e lashtë njerëzor.

 

Unë nuk jam nje person optimist; dhe ka shum gjëra për të ‘qarë’ ende. Unë kam studiuar divorcin në 80 kultura, kam studiuar, siç them unë, tradhëtinë në shumë prej tyre - - dhe ka një pirg me probleme. Siç ka thënë një herë poeti, William Butler Yeats, ‘Dashuria është diçka e shtrëmbër.’ Unë do të shtoja, ‘Askush nuk del gjallë prej saj.’

 

Ne që të gjithë kemi probleme. Por në fakt, unë mendoj se, poeti Randall Jarrell e përmbledh këtë me të vërtetë më mirë. Ai ka thënë, ‘Errësira, bota jo e lehtë e jetës familjare - - ku edhe më të mëdhenjtë mund të dështjnë, dhe më të përunjurit mund të triumfojnë.’  

 

Por dua t’ju lë me këtë: dashuria dhe atashimi do të triumfojnë dhe teknologjia nuk e ndryshon dot këtë. Dhe do ta mbyll duke thënë se, që të kuptojmë marrëdhëniet njerëzore duhet të marrim në konsideratë përcaktuesit më të fuqishëm të sjelljes njerëzore: shtyën njerëzore unike, të përshtatshme dhe të lashtë për të dashuruar.

 

Faleminderit.

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Comments