SI TË MOS NDJEHEM SI NJË JASHTËTOKËSOR SHUMICËN E KOHËS ME MIQTË DHE ME FAMILJEN? Lexim Tarot nga Alejandro Jodorowsky

 

I dashur Marcelo Kosta! Falëminderit shumë për kontributin tënd për realizimin e filmit tim “Psikomagjia”. Në këmbim të kësaj, unë do të të lexoj ty letrat Tarot! Do ta bëjë këtë me shumë kënaqësi. Ti je 35 vjeç. Ti nuk më ke treguar për natyrën e punës tënde dhe kjo është ajo që të shqetëson. Puna jote, por ti nuk ma ke treguar natyrën e punës tënde. Por është një punë e paguar shumë mirë. Ty të pëlqen kjo, por ajo kërkon shumë forcë intelektuale. Ajo zë pjesën më të madhe të kohës tënde dhe të mendjes tënde. Ti mendon për të gjatë gjithë kohës. Ti je i martuar, por nuk ke fëmijë dhe në realitet përpara familjes tënde, përpara kolegëve të tu, njerëzit që njeh ti ndjehesh si një qenie e ndryshme, si një alien. Ti nuk je si gjithë të tjerët. Ti më pyet, pyetja që bën është nëse duhet ta lësh punën tënde apo jo? Dhe se çfarë duhet të bësh? Si për të thënë, që të mos mërzitesh, që të mos mërzitësh të tjerët. Ti nuk e ke gjetur vetveten, megjithatë kjo të intereson shumë. Në regull!

 

Unë të kërkova që të më jipje tre numra. Këtu kam dy sete të plota me letra Tarot. 22 arcanum dhe 22 arcanum. Këtu “arcanum-et” kreysore janë të renditira nga numri 1 – i çmenduri deri tek numri 22 – bota. Ato janë të renditura sipas rradhës. Dhe këtu kemi një set me letyra Tarot të cilat nuk janë të renditura sipas rendit. Ky është zëri i letrave Tarot ashtu siç është. Është zëri i asaj që ti di për vetveten, çfarë të thotë e pavetëdijshmja, ky është ai që ti je. Dhe këto letra Tarot të përziera, jo në rend është zëri i shansit, është ajo që të thotë shansi. Nëse ka një zgjidhje, do ta gjejmë këtu.  

 

Ti më kërkove numrin 7, KOÇIA.

Numrin 1 – MAGJISTARIN dhe

Numrin 22 që këtu është I ÇMENDURI.

 

Tani këto letra Tarot janë shumë aksion. Shiko, do të ta them këtë menjëherë. Shikon? KOÇIA është një nga numrat tek që është më aktiv. Mund të themi se është KOÇIA e luftës. Është një Princ që udhëton. Është aksion në botë. Është një shpirt shumë luftarak. Një lloj shpirti i vështirë, luftarak. Një luftëtar!

 

Pastaj ke numrin 1, MAGJISTARIN, i cili ka shumë mundësi në tavolinë, por që ka zgjedhur mundësinë e pushtetit. Ai ka shkopin e pushtetit, dhe paratë. Ajo që ti po bën tek puna jote. Kjo punë të jep shumë para dhe kërkon forcë intelektuale, zhvillim mendor, ja ku je.

 

Pastaj del kjo letra. I ÇMENDURI, i cili nuk është i çmendur, i cili është një qenie e lirë, i cili nuk ka një përkufizim, i cili është i mistershëm. Ky mund të jetë fillimi i letrave Tarot, që është, nuk është diçka që mbërrin, që ai e sjell. Ai sjell të gjithë energjisë e së panjohurës. Ose ai mund të jetë në mbyllje të letrave Tarot, që është, ai tregon që ai kërkon të udhëtojë, që të largohet. Me të vërtetë, ti më pyet nëse duhet të largohesh. Unë nuk e di, kjo është ajo që pyet ti. Po nëse ti kërkon që të largohesh...po. Ti kërkon diçka më shumë nga ajo që ke. Kështu që, këto letra Tarot vendosin shumë përgjegjësi në anën time, sepse nëse unë të them, dhe ti të bindesh dhe të largohesh...Shiko se si numri 7 dhe 1 bëjnë numrin 8.

 

Numri 8 është DREJTËSIA. DREJTËSIA është shpirti mëmësor. Është drejtësia që të jep atë që meriton. E shikon? Këtu ti ke shpatën me të cilën kërkon që të presësh, ndalosh atë që po bën. Këtu ke peshoren ku po peshon se si mund të bësh gjëra të tjera sesa kjo gjëja intelektuale që po bën tani, atu ku punon truri yt, por jo zemra jote dhe as krijmtaria jote e vërtetë, aty ku nuk punon as ana jote artistike dhe as dashuria jote. Ndoshta sepse nëna jote kaq qenë ose është shumë e saktë dhe ajo të ka bërë ty të saktë, të ka bërë të vështirë. Nuk e di. Kështu, ky je ti.

 

Por ka një pjesë tënden që është I ÇMENDURI ai që ti dashuron, ti kërkon që të shprehësh veten tënde të vërtetë. Unë nuk e di ende se çfarë është ajo, por ja ku është misteri. Le të shikojmë se çfarë thonë letrat Tarot, çfarë do të shtojnë ato sepse për mua ato ta kanë thënë atë. Si mund ta them këtë? Unë do të thoja qe me të vërtetë ti je i martuar dhe ti nuk ke fëmijë. A je i lumtur me partneren tënde? Me familjen tënde? A të përmbushin ato ty? Ti ke të drejtën t’i bësh këto pyetje. A të përmbushin ato ty? Nëse ti ndjehesh si një i huaj, një alien me familjen dhe me gruan tënde, a ndjehesh is një alien? A ndjehesh mirë me këtë? Sepse alientë vijnë nga një planet që kanë shoqërinë e tyre. Është një shoqëri e tërë alienësh. Cila është bota jote e vërtetë? Pyet!

 

Tani do të përziej letrat. Në fillim ti më kërkove numrin 7, 1, dhe 22. Ja ku janë. Çfarë na thotë shansi? Për LUFTËTARIN tënd DIELLIN. Shiko sa e dashur që është kjo. Letra Tarot po flet saktësisht për atë që po të flas unë. Ky është një luftëtar vetmitar, i cili menaxhon gjithçka: kuajt e tij, mbretërinë e tij, punën e tij, familjen e tij me një farë vështirësie që unë e shtoj për shkak të shpatës së drejtësisë. Dhe këtu ke një mur që ju ndan juve nga bota e ndriçuar nga dielli që dashuron gjithçka me marrëdhëniet emocionale të miqësisë, emocionet, e shikon? Kjo është ajo për të cilën ti ke nevojë. Kjo është ajo që të mungon.

 

Lidhur me pushtetin tënd, punën tënde ty të ka rënë I MENÇURI – HERMITI. Është letra më e zgjuar nga këto numra. Është njeriu i mençur ekzemplar. Por ai është gjithashtu njeriu i vetmuar ekzemplar. Ai ka dijet e tij, ai ka zhvilluar intelektin e tij, ai ka domoniar dëshirat e tij, po ai i ka ato. Shkopi i tij është i mbushur me plagë. Shkopi i tij është i kuq, ëshë si një gjarpër. Por ai e dominon gjarprin e tij; ai i dominon dëshirat e tij. Ai nuk po përmbush dëshirat e tij seksuale. Ai po përmbush dijet e tij, por tek dijet, në këtë fanar, fanari ka një njollë të kuqe. Fanari nuk është me dritë. Është emocionaliteti. Ai reflekton të kuqen e shkopit, e shikon? Ti i ke shtypur emocionet e tua dhe dëshirat e tua, ti i ke shtypur ato këtu. Dhe ti ke hermitin, njeriun e mençur, vetëm dhe tek qafa e tij ai ka hënën. Ai mbath arketipin mëmësor që e drejton atë. E njëjta gjë që thashë me numrin 7, 1 dhe 8 që e shënjova këtu nga mendja mëmësore dhe ajo, në mënyrën se si të ka rritur, ajo të ka bërë një të huaj, një alien. Dhe tani ti kërkon që të largohesh. Po, ti kërkon që të largohesh. Dhe shikoje, ai nuk e do me të vërtetë vetminë e tij. Ajo që ti po lë nuk është puna jote, por vetminë tënde. Ti kërkon që të punosh në shoqëri. Ti kërkon që të kesh shoqëri në punën tënde. KJO ËSHTË AJO QË KËRKON TI. KËTU JE ME PARTNEREN TËNDE DUKE KRIJUAR NJË VEPRË ARTI, ART. TA THEM KËTË ME QARTËSI ËSHTË ARTI, SEPSE KY INTELEKT I FORTË QË TI KE TË ÇON TEK ARTI.

 

SEPSE PËRMBUSHJA E INTELEKTIT ËSHTË POEZIA, NË RRËNJË, INTELEKTI KUR ARRIN EKSTREMET E PËRMBUSHJES SË TË GJITHA PËRKUFIZIMEVE, TË TË GJITHË LLOGJIKËS, LLOGJIKËN SË TË SHKUARËS, LLOGJIKA HAPET DHE TI MBËRRIN TEK NJË VIZION MË POETIK I BOTËS. Kjo është ajo që ti po kërkon. Ky version poetik i botës ku ti gjen përmbushje me partneren tënde aktuale. Ju po krijoni së bashku një vepër, e shikon? Dhe ka muzikë.

 

Leximi Tarot që po bëj për ty është shumë i shkurtër sepse ti ke kërkuar nga unë një përgjigjje dhe unë do të të thoja: para së gjithash, gjej një poet që e dashuron. Gjej një poet që të përmbush, që të mbush me poezi. KJO QË TË MËSOHESH ME DELIKATESËN E INTELEKTIT, jo të intelektit të një luftëtari, POR INTELEKTIN QË KËRKON TË BUKURËN. Përpiqu dhe mos e lër punën tënde. Unë nuk mund të të këshilloj që ta bësh këtë sepse mënyra se si ti jeton, ti mund të kesh nevojë për para. Por përpara çdo gjëje tjetër shko bëj disa klasa teatër. Kjo është këshilla ime e psikomagjisë. Studio teatër, aty ku karaktëri yt alien do të gjejë një audiencë dhe gjithashtu edhe alien të tjerë, po aq  të përshtatur keq sa ti. Burra dhe gra që do të miqësohen me ty dhe ku do të zbuloni një botë tjetër. Dhe kjo do ta zgjidhë vuajtjen tënde dhe do të të japë zgjidhje. Ose ndrysho mënyrën se si sillesh në punë ose krijo vet kompaninë tënde në të cilën do të përmbushësh gjithashtu anën tënde njerëzore, që është një pjesë shumë e madhe jotja. Ti ke një krijmtari të madhe. Ti ke një emocionalitet të madh. Dhe ti ke një thellësi të madhe dëshirash të papërmbushura. Merru me këto!

 

Kjo është e gjitha!

Të falenderoj shumë për bashkëpunimin me mua.

Shumë faleminderit, miku im!

 

Përzgjodhi dhe përktheu - Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=hhPBZ6ICYqY

 

Comments