TAROTËT NGA ALEJANDRO JODOROWSKY

 

Letrat tarot do të të mësojnë se si të krijosh një shpirt. Më kanë tërhequr gjithnjëato gjëra që më kanë tërhequr vëmendjen, që më dukeshin interesante, por qënuk i kuptoja. Tarotët më magjepsnin sepse ishin shumë tëçuditshme. Fillova që t’i studioja tarotët letër pas letre. Pashë strukturën e tyre – 22 Arcana (mistere) të mëdha dhe 56 Arcana të vogla. Pashë kostumet e tyre – shpata, shkopa magjikë, kupa dhe pentagrame. I identifikova ato dhe kështu me rradhë. Pornuk i kuptoja letrat tarot. Pastaj fillova t’i përziej letrat. Pashë se si mund t’i vendosja letrat bashkë dhe kuptova se 78 letrat mund të bashkoheshin në një‘mandala’, në një imazh të vetëm. Ti i shikon letrat tarot të gjitha menjehëherë dhe e kupton se ato janë një njësi. Dhe pastaj, studion pjesët e ndryshme. Pasi të kesh analizuar këtë, do të mësosh se si të lexosh tarotët.

 

Nuk duhet të flasësh për të ardhmen. E ardhmja është një mashtrim. Tarot ështënjë gjuhë që flet për të tashmen. Nëse t’i e përdor atë për të parë të ardhmen, atëherëje veç një mashtrues. Je thjesht një sharlatan dhe asgjë më shumë. Për mua, tarotët janëdiçka më serioze. Ajo ështënjë kërkim i thellë psikologjik. Kur ti punon me tarotët, ti shikon se ekziston mundësia, ekziston sinkroni, çdo gjëështë e lidhur. Asgjë nuk ështëçështje probabiliteti. Nëse e vëshpirtin tënd në diçka, ai fenomen do të ndodhë. Kur je i vendosur, kur futesh thellë në atë dimension unë e quaj atë vallëzimin e realitetit, bota vallëzon rreth teje dhe të jep atë që ti kërkon.

 

Një ditë erdhi dhe më takoi një memec. Nuk e di se sa vjeç ishte. Dhe më tha, ‘Unë jam një pasardhës i familjes Camoin, ata që i kanë printuar letrat tarot për dy shekuj. Dhe kam nevojë që ti të më ndihmosh qëtë restaurojmë tarotin Marseille.’ Ai kishte letrat e vjetra prej druri të këtij taroti të vjetër, ai kishte koleksione tarotësh...Ai më dha të gjithë materialet që më nevojiteshin dhe e e restauruam atë tarot. Dhe ne e lamë ashtu siç ishte ai fiks në vitin 1400. Nuk mundtë shkonim më tej, sepse nuk ka të dhëna. Por ai është aq i vjetër saç mund të jetë. Ne restauruam 11 ngjyrat, simbolet, çdogjë. Çdo gjë simbolizon diçka tek letrat tarot. Ajo është një enciklopedi simbolesh, ajo është një gjuhë e madhe opktike.

 

Të gjitha letrat e lojrave që ju dini rrjedhin nga letrat tarot, madje edhe letrat e pokerit. Është një lojë me letra. Ajo nuk ka 78 letra, ajo ka 26 letra më pak.Në Kabalah, 26 është numri i Zotit. Pokeri është një lojë me letra pa Zotin.

 

Kudo ku shkoja, kam gjetur një letër të ndryshme tarot. Arrita të bëja 1,500 letra të ndryshme taroti. Kisha një koleksion. Por e dija që ekzisotonte një letër tarot nga e cila rridhnin gjithë letrat e tjera. ‘I vetmi sekret, taroti i vërtetë, është taroti Marseille’, tha Breton.

 

‘Unë nuk e kuptoj, por e respektoj atë.’ Kështu iu vura studimit të tarotit të Marseilles.

1.       I çmenduri – liri e plotë, pa kufi, pa përcaktim;

2.       Magjistari - ështëfillimi, zgjedhja, zgjedhja e duhur;

3.       Priftëresha – përvojë e grumbulluar;

4.       Perandorja – një shpërthim krijmtarie, pa asnjë sens drejtimi;

5.       Perandori – qëndrueshmëri materiale, qëndrueshmëri e plotë. I qëndrueshëm;

6.       Papa – një hap përtej qëndrueshmërisë, fillimi i shpirtërores;

7.       I dashuruari – më në fund të mund të bësh atë që të pëlqen, të hysh në një marrëdhënie me botën.

8.       Qerrja – aksion në botë. Aksion i plotë në botë;

9.       Drejtësia – të marrësh atë që meriton;

10.   Heremiti – lidhje e thellë me vetëveten, të kalosh nëpër një krizë për të ngritur llambën, që do të thotë, të gjesh dritën tënde të brendshme;

11.   Rrota e fatit – është fundi i një cikli.Na nevojitet diçka tjetër që të na ndihmojë të kalojmë në një dimension tjetër;

12.   Fuqi – që të ndjesh thellë libidon tënde, forcat e tua kafshërore dhe t’i materializosh ato;

13.   Dhymbëdhjeta – njeriu i varur – të lidhesh thellë me anën tënde shpirtërore, të ndalësh së zgjedhuri, të largohesh përkohësisht nga bota, të ndalësh botën dhe të futesh në kontroll me veten tënde:

14.   Trembëdhjeta – Acarna pa emër. Kjo nuk ështëvdekja. Është Acarna pa emër. Ai ështërevolucioni i madh, transformimi në diçka të re;

15.   Katërmbëdhjeta – shërimi. Të shërosh veten;

16.   Pesëmbëdhjeta – djalli. Të hyjmë në kontakt me krijmtarinë tonë pa pasur frikë nga shikimi i vetëvetes. Të jesh i vetëdijshëm nga ajo që të shtyn, qëështë shtysa jote në jetë, dhe t’i materializosh ato;

17.   Shtëpia e Zotit – ajo që dikur ishtee mbyllur, tani ështëe hapur. Të kalosh caqet, kufinjtë, të shkosh përtej kufizimeve të tua mendore. Të shkosh përtej kufinjve të tu emocionalë, të shkojmë përtej çdo kufizimi. Të hapemi;

18.   Shtatëmbëdhjeta – Ylli. Ylli do të thotë të gjesh një vend dhe pasi ta kesh gjetur atë, të veprosh në botë. Të marrësh nga kozmosi dhe t’i japësh tokës, të purifikosh jetën;

19.   Tetëmbëdhjeta – Hëna – arketipi i madh i perceptimit, të Nënës Perëndeshë. Poezia, çmenduria, perceptimi;

20.   Dielli – fillimi i një jete të re, dashuri e plotë;

21.   Njëzeta  - Gjykimi – vepra e plotë, më në fund, kur ke zbuluar animus dhe anima, anën tënde femërore dhe anën tënde mashkullore. Krijimi i një mendimi androgjen qëçon në pasjen e një mendje superiore.

22.   Dhe bota – vetëdija e plotë. Ana jote femërore, ana jote mashkullore, ana jote intelektuale, ana jote seksuale, ana jote emocionale, ana jote tokësore. 

Ne shkojmë nga i çmenduri, që simbolizon lirinë e plotë...kalojmë nëpër të gjitha Arcana-t deri sa arrijmë te bota, bashkimin e plotë. Bashkim, yoga, fe...të gjitha këto do të thonë bashkim. Një organizëm qelizor është i gjallë kur ai ështëi lidhur me mjediset e tij. Nëse organizmi i prenë lidhjet e tij me mjedisin, ai vdes. E njëjta gjë vlen edhe për shpirtin njerëzor. Nëse nuk ke lidhje, nëse nuk lidhesh me të vërtetë, edhe ti vdes. I çmenduri shkon në botë për tu lidhur me botën. Kur je i lidhur me këdo, nuk ka armiq.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=mqnVKr9hf4A

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

Comments