TË KUPTOJMË TEORINË E NGJYRAVE


EMOCIONET, SHPIRTNIA, PAFUNDËSIA DHE KËRKIMI PËR PASTËRTINË! 

Nga REVISTA ARTSPER

Pigmentet u shpikën rreth 40,000 vite më parë. Në kohën e tyre, Egjiptianët tashmë po përdornin një paletë me 6 ngjyra: të bardhë, të zezë, blu, të kuqe, të verdhë dhe të gjelbër. Në Mesjetë, bluja ishte shumë e çmuar për shkak të kostove të saj. Tani, ka një fushë të tërë studimi rreth psikologjisë së ngjyrave. Natyrisht, me kalimin e kohës dhe nga një lëvizje arti tek tjetra, ngjyrat dhe përdorimet e tyre kanë evoluar në mënyrë drastike. Në të njëjtat mënyra linjash, hapësire, forme dhe teksture, ngjyra është një element pamor që përbën një vepër arti. Kjo është arsyeja përse artistët dhe mendimtarët kanë ekzaminuar gjithmonë kuptimin dhe vlerën e tyre kaq shumë...Këtu do të gjeni disa pika kyçe për të kuptuar teorinë e ngjrave (apo teoritë) që janë rezultat i këtyre reflektimeve.

Duke qenë se, për një kohë të gjatë besohej se çdo ngjyrë e perceptuar mund të rikrijohej me ngjyrat parësore, që do të thotë e kuqe, blu, dhe e verdhë, teoria e ngjyrave fillimisht u mbështet mbi këtë trio të famshme. Poeti gjerman Jonathan Wolfgang Goethe ishte i pari që hodhi konceptualizimet e para rreth ngjyrave, megjthëse për rrotën e ngjyrave ne i detyrohemi Isaac Newton-it me ngjyrat e para dhe me 3 apo 4 ngjyra sekondare sipas varianteve. Për Goethe-n, këto ngjyra kompozoheshin nga drita dhe hija të tilla si “e verdha është dritë e spërkatur nga errësira; bluja është errësirë e dobësuar nga drita”. Përkundër Newton, Goethe themeloi teorinë e ngjyrave, të cilën duhet ta pranojmë që është më shumë psikologjike sesa fiziologjike, që i gjeti rrënjët e saj në përvojën njerëzore të ngjyrës (dhe jo në kompozimin aktual të dritës).

Me “Teorinë e Ngjyrave” (1810), Goethe frymëzoi piktorët e kohës që, deri atëherë, ishin marrë me rregullat lidhur me çdo element pamor standard përveç ngjyrës. Artisti Vassily Kandinsky, i cili gjithashtu do të ofronte një analizë thelbësore të ngjyrës, i referohet këtij libri si “një nga veprat më të rëndësishme”. Megjithatë, shumë kohë pëpra a tij, ishin Impresionistët ata që na dhanë disa mësime mbi thelbin e ngjyrës dhe se si ta kapnim atë.

 

Në fakt, Impresionistët revolucionarizuan përdorimet dhe perceptimin e ngjyrës, duke kundërshtuar idenë se efekti i hijes mund të arrihej thjesht duke errësuar ngjyrën e objektit në fjalë. Në pikturë i njëjti peisazh në kohë të ndryshme të ditës, ata testuan teorinë e tyre që përfaqësimi më i mirë i hijes nuk përbëhet nga ngjyrat e errta, por nga ato përplotësuese lidhur me objektin e ilustruar. Kështu, kjo lëvizje arti vendosi një mënyrë plotësisht të re të përfaqësimit të ngjyrës dhe të dritës. Duke u fokusuar në këto dy elementë përcaktues të kompazimit, Claude Minet, Edgar Degas dhe bashkëkohësit e tyre shtynë përtej kufijtë e së mundshmes, duke guxuar që të përdorinin gjyra më të ndriçuara dhe duke bërë kombinime të pamenduara më parë.

 

Në bindjen e tyre të thellë në fuqinë e artit për të shprehur emocionet, Ekspresionistët dhe veçanërisht Grupi i “Kalorësve Blu” me në krye Kandinsly-n, eksploruan efektet e ngjyrës tek njeriu. Tek “Lidhur me Shpritshmërinë në Art” (1911), Kandinsky afirmoi që misioni i vërtetë i artit është i një natyre shpirtërore, duke ndërtuar kështu një lloj filtri lexues për ngjyrat. Ai i lidhte emocionet dhe tingujt me 10 ngjyra midis të cilave blunë dhe të verdhën ai i konsideronte si të kundërta, ashtu si e zeza dhe e bardha. Në këtë mënyrë, “bluja e thellë tërheq njeriut drejt pafundësisë, duke zgjuar tek ai një dëshirë për pastërti dhe një farë kalitje për supernatyroren”. Në kërkimet e tij për abstraksionin, Kandinsky krijoi piktura që duken si melodi, dhe që frymëzojnë trupin, mendjen dhe shpirtin.

 

Sot, ngjyra mbetet pjesërisht një mister për artistët...që vazhdojnë t’i bëjnë vetes pyetje rreth vlerës dhe rolit të artit. Me syrin njerëzor që është i aftë për të perceptuar deri në 10 milionë ngjyra të ndryshme, një gjë është e sigurt: çështjat e ngjyrës është shumë larg të konsideruarit e zgjidhur!



Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/understanding-color-theory/

Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

Comments