THESARËT E FSHEHUR: ÉDOUARD VUILLARD DHE MUZAT E TIJ - Muza si dritë udhëheqëse!

Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES

Édouard vuillard nuk u martua kurrë, megjithatë ai u ngërthye nga dy gra, pianistia Misia Natanson dhe nga e bukura e shoqërisë, Lucy Hessel. Më 27 shtator, dy piktura të kushtueshme të muzave të tij u ofruan në shitjen e Thesarëve të Fshehur nga Christie-s.

Kur Vuillard pikturoi “La femme au fauteuil” (Misia et Thadée Natanson) në vitin 1896, ai ishte i dashuruar me subjektin e tij, mesmerizuesen e bukur Misia Natanson. Misia u martua me gazetarin qejfli dhe mbështetësin e palodhur të grupit ‘Nabis’, Thadée Natanson. Çifti përbënin një çift të magjishëm dhe artisti shpejt ra në botën e tyre bohemiane.  

 

Sensuale dhe e largët, Misia ishte muza e përsosur për Vuillard-in, i cili e paraqiste atë në një mjedis të brendshëm llouksoz, me veshje të ngushta. Në fakt, e zbukuruar në mënyrë kaq të ndërlikuar është dhoma saqë dekori duket sikur pluskon i lirë nga muret, dhe pianistia e veshur me sqimë thuajse zhduket në sfond, për të krijuar një kanavacë origjinale, të pasur dhe befasuese.

Përkushtimi i Vuillard-it vazhdoi i pakëmbyer deri kur Misia la bashkëshortin e saj për botuesin e pasur Alfred Edwards. I deprivuar, artisti gjeti mbështetje tek mikëpritësja e njohur në shoqëri, Lucy Hessel, bashkëshortja e tregarti të tij të artit, Jos Hessel. Mjedi i saj ishte elita e Parisit së ekpokës së fundshekullit (fin-de-siècle): një botë sallonesh aristokratike dhe personazhesh të spikatuara të shoqërisë të cilat magjepsnin estetët kulturor që vinin. Vuillard u magjeps, dhe e pikturoi Lucy-n brenda utopisë kaq shumë të dëshiruar. Nëpërmjet patronëve të tij, Vuillard fitoi akses në këtë rreth të kultivuar dhe u kthye në një piktor portretist shumë të kërkuar – jo se ai e konsideroi ndonjëherë veten si të tillë, madje një herë ai deklaroi, ‘unë nuk pikturoj portrete, unë pikturoj njerëzit në mjediset e tyre.’

 

Vuillard mbeti i përkushtuar ndaj Lucy Hessel, të cilën ai e përshkruante si “dritën udhëheqëse’.

Si bashkëkohësi i tij letrar, Marcel Proust, Vuillard u konsumua nga detyra e dokumentimit të kësaj bote të privilegjuar nga perspektiva e një të jashtmi, duke mbushur madje edhe pikturat e tij më intime me një farë shkëputjeje.

Piktura “Intérieur, la dame en noir” është një shembull shumë i mirë i kësaj. Lucy, në një fustan të zi të modës, paraqitet duke rregulluar kapelën e saj. Dhoma në ‘rue de Rivoli’ është e mobiluar me mobiljeri lluksoze dhe pikturat në mur reflektojnë shijen e Hessels-it për artistët më radikal të kohës.

 

Piktura ‘Légende de chevalerie’ e postimpresionistit dhe mikut simbolist, Maurice Denis, e pikturuar në vitin 1893 – e cila u shit nga Christie-s në mars të vitit 2018 për një rekord prej 703,500 euro – varet sipër kokës së Lucy-t, ngjitur me pikturën ‘Femme de maison-Pierreuse’ të Henri de Toulouse-Lautrec. Këty mund të identifikohen gjithashtu dy piktura nga Paul Cézanne: ‘Cinq baigneueses’, sipër kornizës së derës, dhe pjesërisht e dukshme - portreti i Madame Cézanne, larg në të djathtë të pikturës. Kjo është shtëpia e një çifti tejet modern.

 

Po për artistin që e ka pikturuar atë? Ne kemi disa ide rreth personalitetit të Vuillard-it. Ai ishte një beqar, i cili jetoi me të ëmën e tij rrobaqepëse deri në të gjashtëdhjetat, por ai ishte gjithashtu, disi qartë, një burrë qyteti.

 

Edhe Proust-i e kishte të vështirë ta përkufizonte – personazhi Zen, Elstir në kujtim të gjërave të së shkuarës, mendohet që të jetë një përshkrim i artistit të turpshëm, por me shpirt të lirë, zemërthyer nga Misia.          

 

Pas Luftës së Parë Botërore, pikturat u panë si nostalgjike – një paraqitje e një botë të pafajshme, e cila tani ishte e humbur. Megjithatë, kjo injoron qasjen pafundësisht radikale të Vuillard-it ndaj pikturës. Një simbolist dhe anëtar i grupit të arstistëve ‘Les Nabis’, Vuillard-i kërkonte të çlironte ngjyrën, duke e përdorur atë për të shprehur idetë dhe emocionet e tij.

 

Ai kishte një tendencë për të hutuar pozuesit e tij me mjedisin, me atë çka i rrethonte, duke krijuar skena të sheshta, me modele të zbukuruara të cilat kishin një cilësi teatrale. Vëmendja e tij ndaj dizanjit dhe pëlhurave ishte ndoshta një trashëgimi e profesionit të së ëmës si një rrobaqepëse, ndërsa mjediset e brendshme që duken si skena, janë frymëzuar nga koha e tij si një dizenjues skenash. Si një admirues i Ibsen-it dhe i Strindberg-ut, ai e dinte se, një skenë shtëpiake, me emocionet e ndrydhura dhe me dhimbje të pashprehura, mund të ishin po aq të fuqishme sa një veprim agresiv.

 

(Imazhi 1: Portretet e Édouard Vuillard-it të muzikantes Misia Natanson dhe të së bukurës sëë shoqërisë, Lucy Hessel, reflektojnë një 40 vjeçar, i cili po merret me paraqitjen e elementeve të ndryshme të shoqërisë pariziene)

 

(Imazhi 2: Édouard Vuillard, “La femme au fauteuil”, 1896)


(Imazhi 3: Édouard Vuillard, “Intérieur”, la dame en noir, rreth vitit 1904)

 

(Imazhi 4: Lucy Hessel dhe bashkëshorti i saj ishin koleksionistë të shumicës së artistëve modernë të ditës, siç mund të shikohet në pikturat që stolisin sallonin e Hessels’-it, siç paraqitet nga Vuillard në këtë vepër: “Maurice Denis, Légende de chevalerie”, 1893)

 

(Imazhi 5: Lucy Hessel në sallonin “La Terrasse”, një vilë e marrë me qira në Vasouy afër Honfleur në një vijë bregdetare të modës në Normandi, 1904)

 

(Imazhi 6: Édouard Vuillard dhe Lucy Hessel në Amfreville, në Normandi, 1907)  








 

Burimi:

https://www.christies.com/features/Edouard-Vuillard-Interieur-la-dame-en-noir-9645-1.aspx

 

Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

Comments