THESARËT E FSHEHUR: HENRI MATISSE DHE MODELET QË E KANË FRYMËZUAR ATË

Ndërmjet ëngjëllit eterik dhe joshjes dioniziake!

Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES

 

“Unë varem tërësisht nga modelja ime,” shkruante Henri Matisse në vitin 1939. Artisti tërhiqej nga gratë e fuqishme, të cilat ai i konsideronte bashkëpunëtoret dhe sfidueset e tij dhe që e frymëzonin për të arritur kulme të reja krijmtarie. Megjithatë, është e drejtë të themi se, ai kërkonte shumë prej tyre. Siç shkruan biografja e tij, Hilary Spurling, ‘Ata duhet të mësonin të jetonin me tensiomin e padurueshëm që Matisse gjeneronte kur punonte.’

 

Shpërblimi i tyre ishte paraqitja e tyre si odaliska osmane sensuale apo si vallëtare, në penelata të kuqe flakëruese, në blu dhe në të verdhë.                                                         

E para u pikturua në Paris ndërmjet viteve 1916-1917 dhe paraqet një vajzë të re, më flokë korbi të quajtur Lorette me të cilën artisti u fiksua. Në kohën e takimit të tyre, Matisse ishte i shqetësuar, pasi kishte arritur kufinjtë e interesit të tij në abstraksionin e pastër. Lorette rizgjoi pasionin tek ai pasionin për formën femërore me aftësinë e saj kameleoneske për të transformuar pamjen e saj, duke u lëkundur ndërmjet ëngjëllit eterik dhe joshëses dioniziake.                       

“Modelja duhet t’ju shënjojë, të zgjojë tek ju një emocion që ju kërkoni ta shprehni’. – Henri Matisse

 

Sipas Spurling-ut, Matisse u përgjigj si “një kërcimtar që pushton pistën, duke e pikturuar atë energjetikisht nga kënde të ndryshme dhe në perspektiva të çuditshme.’ Piktura, “Tête de femme penchée” (Lorette), paraqet modelen nga afër, hijen e saj, sytë e saj të lyer me rimel, duke u përballuer me shikuesin dhe duke treguar forcën e personalitetit të saj. Marrëdhënia e tyre ishte një marrëdhënie dashurie e luajtur në kanavacë, që vazhdoi deri në dhjetor 1917, kur Matisse lëvizi me familjen e tij në jug të Francës.

 

Këtu, ai filloi studimin e veprës së Michelangelo-s në shkollën vendore të arteve zbukuruese (local École des arts décoratifs), ku i shkroi mikut të tij, artistit fauvist, Albert Marquet (1885-1955), që ai kishte rënë “plotësisht në kurth” me nudon femërore gjysëm të shtrirë të skulptorit “La Notte”. Piktura e Matisse “Nu demi couché”, e ngërthën më së miri këtë fiskim. Ajo paraqet një grua të panjohur, shtrirë në një çafçaf të bardhë, të freskët dhe të thjeshtë, lëkura e saj si alabastër na duket si një skulpturë.               

 

Matisse-it iu desh një vit që të gjente një zëvendësuese për Lorette-n, por në Nice ai u takua me adoleshenten Antoinette Arnoud, një modele e turpshme, por e sigurt në vetvete dhe me një ndjesi të lindur stili. Piktura “Nu sur la chaise longue” u pikturua në vitin 1920 dhe paraqet Antoinette-ën të shtrirë lakuriq në një shezllong të gjatë të kuq, flokët e saj të mbështjellë në një turban të bardhë. Rreth asaj kohe Matisste shkroi, “Modelja duhet t’ju shënjojë, të zgjojë tek ju një emocion që ju kërkoni ta shprehni.”

 

Piktura “Danseuse assise sur une table” u pikturua në vitin 1942 gjatë një periudhë kritike dhe me produktivitet të lartë të jetës së artistit. Ndërkohë që, Matisse po mbahej i mbyllur në ish Hôtel Régina në Nicë, në jetën e tij erdhi kontesha e gjallë italiane, Carla Avogadro.     

 

Piktura që doli nga bashkëpunimi i tyre përfshin eksperimentimet radikale të artistit me ngjyrat e sheshta, me shformimet dhe me linjat e forta. Trupi i Carla-s është në forma të harkuara, si gjarpër, me shprehje pamore përkulshmërie.       

 

Poeti Guillaume Apollinaire ka shkruar një herë për pikturat e Matisste se i kujtonin ‘shpërthimin e një drite të portokalltë’ – kjo pikturë është një shembull i lavdishëm i kësaj.

 

(Imazhi 2: Henri Matisse, “Tête de femme penchée” (Lorette), 1916-1917)

 

(Imazhi 3: Henri Matisse, “Nu demi couché”, rreth vitit 1918)

 

(Imazhi 4: Henri Matisse, “Nu sur la chaise longue”, 1920) 

 

(Imazhi 5: Matisse duke pikturuar “Danseuse assise sur une table”, e kuqe e thellë në studion e tij në Nice, shtator, 1942. Modelja e tij, Carla Avogadro, e ulur në sfond. Fotografia nga André Ostier).





 

Burimi: https://www.christies.com/features/Matisse-and-his-models-9657-1.aspx

 

Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

Comments