TRI TERCINAT E DANTES PËR DASHURINË NGA ROBERTO BENIGNI
Si mund të na mësoni se si të ngasim makinën, apo se si të gatuajmë, dhe nuk na thatë kurrë asgjë për emocionet tona...
Kur zemra mësohet me
dashurinë...sepse duhet të na edukojnë mbi dashurinë, dhe siç thuhet njeriu nuk
lind i mësuar. Na mësojnë se si të ngasim makinën, se si të gatuajmë, të
shkruajmë, të lexojmë, dhe nuk na thonë asnjë fjalë mbi emocionet tona, që janë
ato që bëjnë jetën tonë. Dhe asnjëri nuk na thotë asnjë fjalë. A do të na mësoni
se çfarë është dashuria? Një fjalë? Dhe duhet të na e thonë shpejt. Nëse nuk
edukohet pjesa jonë emotive, thellësia jonë si qenie, çdo djalë do të bëjë gjëra
të llahtarshme. Vetëdija mund të mësohet që të kryejë tmerre. Një profesori im
më thoshte, ‘më jipni shtatë vitet e para të një burri dhe pastaj mund t’i
mbani gjithë të tjerat’. Dhe kjo gjë duhet bërë shpejt. T’i mësojmë fëmijët,
djemtë dhe vajzat, mbi këto gjëra të thella që i kemi brenda, që janë të përjetshme
dhe se kemi vetëm një jetë! Kur Dante takon Beatriçen kemi takimin e dashurisë
së përjetshme absolute me dashurinë njerëzore, sensualiteti dhe ëmbëlsia që janë
të rralla. Dhe ne kemi një nevojë kaq të madhe për këtë gjë dhe ai bashkon
trupin me shpirtin, dhe mos harroni se, trupi është po aq i madh sa shpirti...Nëse
dikush do ligji i gravitetit na thotë se atij njeriu do t’i kthehet dashuria. Dhe
ky është një mesazh për të gjithë ne, që ajo që duam me të vërtetë është trashëgimia
jonë. Ajo që duam nuk do të na shkulet kurrë nga ne. Të gjithë ne kur lindim
jemi si Krishti. Të gjitha na duan! Ne jemi hyjnorë! Por në këtë jetë vetëm njëri
do të jetë yni, vetëm një grua, vetëm një burrë, vetëm një mik..ndaj nuk ekziston
diçka si, ‘dashuri e shkuar dëm,’ sepse nëse ju doni dhe ajo dashuri nuk do të
shkojë kurrë dëm. Ajo dashuri do të jetë përgjithmonë dhe do t’ju kthehet mbrapsht
në të njëjtën masë.
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=-9ITpCxjleI
Përzgjodhi dhe përktheu
Enkeleda Suti





Comments
Post a Comment