UNË JAM NJË LULE NGA LUPITA NYONG’O

Unë jam një lule.

Po, jam e bukur!

E kam dëgjuar edhe më parë.

Dhe nuk lodhem kurrë.

Mua më adhurojnë për pamjen time,

për aromën time,

Po, do t’ju them diçka:

Jeta fillon me mua.

Unë i ushqej njerëzit.

Çdo frut del

Unë...

Çdo patate.

Unë...

Çdo kokër misri.

Unë...

Çdo kokër orizi.

Unë...

Unë, unë, unë.

E di!

Por është e vërtetë.

Ndonjëherë, unë ushqej shpirtrat e tyre.

Unë jam fjalët e tyre, kur ata nuk kanë asnjë fjalë.

Unë them, ‘Të dua’, pa asnjë tingull.

Unë  them, ‘Më fal’, pas asnjë zë.

Unë kam frymëzuar më të mëdhenjtë.

Piktorë...

Poetë...

Krijuesit e modeleve...

Unë kam qenë muza e të gjithëve.

Por në përvojën time,

Njerëzit e nënvlerësojnë fuqinë e një luleje të vogël të bukur.

Sepse jeta e tyre fillon me mua.

Dhe mund të përfundojë pa mua.

Natyra nuk ka nevojë për njerëzit.

Njerëzit kanë nevojë për natyrën.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=0_OxI2JZex4

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

Comments