VETËDIJA, KRIJMTARIA DHE TRURI NGA DAVID LYNCH


Nëse keni një vetëdije në madhësinë e një topi golfi, kur do të lexoni një libër do të përftoni një kuptim sa madhësia e një topi golfi, kur i shikoni gjërat me një vetëdije sa madhësia e një topi goli, dhe kur zgjoheni në mëngjes edhe zgjimi juaj do të jetë një gjendje e zgjuar në madhësinë e një topi golfi. Por nëse do ta zgjeronit këtë vetëdije, më pas kur do të lexoni një libër atëherë do të përfitoni një kuptim më të mirë, kur shikoni gjërat me më shumë vetëdije dhe kur të zgjoheni, do të jeni në një gjendje më të zgjuar, me më shumë vetëdije dhe aty do të gjeni një oqean të pastër kumbues të vetëdijes tuaj që është brenda secilit prej nesh. Dhe ajo qëndron në thelb të mendjes dhe të mendimit, dhe është gjithashtu burimi i çdo lënde. Maharishi Mahesh Yogi mëson një teknikë që titullohet ‘meditim transcedental’ dhe ajo është një teknikë e lehtë dhe e thjeshtë, që nuk kërkon shumë përpjekje, megjithatë ajo është jashtëzakonisht e thellë dhe lejon/mundëson që çdo qenie njerëzore të zhytet brenda saj duke përjetuar nivele më të mprehta të mendjes dhe të intelektit tuaj, duke ju mundësuar t’a kapërceni dhe përjetoni këtë oqean të pastër të vetëdijes. Kjo vetëdije e pastër, quhet nga fizika moderne - fusha e unifikuar. Ajo qëndron në thelb të gjithë mendjes dhe të gjithë lëndës dhe tani shkenca moderne thotë, e gjithë lënda, i gjithë materiali, çdo gjë që shfaqet tek ne buron nga kjo fushë dhe kjo fushë ka cilësi të tilla si lumturinë, inteligjencën, krijmtarinë, dashurinë universale, energji, paqe dhe nuk është të kuptuarit intelektual të kësaj fushe, por përjetimi i saj ajo që na bën të mundur gjithçka. Ju zhyteni në të dhe përjetimi transcedental i kësaj fushe, i kësaj vetëdije të pastër dhe ju do të gjallëroheni në të, do ta zbërtheni atë dhe vetëdija juaj do të rritet dhe rezultati përfundimtar i rritjes së kësaj vetëdijeje quhet ndriçim dhe ndriçimi është potenciali i plotë për të gjitha qeniet njerëzore. Kur unë fillova meditimin isha i mbushur me ankth, frikë, dëshpërim dhe zemërim. Këtë zemërim në fillim e shkarkova tek bashkëshortja ime e parë dhe pas dy javësh meditim ajo erdhi tek unë dhe më pyeti se çfarë ishte duke ndodhur. Në një çast unë isha i heshtur sepse pyetja e saj mund të kishte të bënte me shumë gjëra të cilave ajo mund të ishte duke iu referuar, por në fund, unë e pyeta se çfarë do të thoshte ajo me këtë. Dhe ajo më pyeti se ku kishte shkuar i gjithë zemërimi im. Dhe unë as që e kisha kuptuar që ai ishte larguar nga unë. Tani këto gjërat negative si zemërimi, dëshpërimi dhe vuajtja janë diçka shumë e mirë për një histori, por ato janë si helm për të regjizor. Ato janë helm për piktorin, ato janë helm për krijmtarinë. Ato të mbërthejnë dhe nëse ju jeni shumë të dëshpëruar zor se do të dilni nga shtrati jo më të keni ide apo që krijmtaria juaj të ketë rrugën e hapur për të buruar. Ky është si një investim (si paratë në një bankë), që të keni mundësinë të rrisni këtë vetëdije të bukur, që është një krijmtari që buron, aftësia juaj për të kapur ide në një nivel më të thellë, do të rritet edhe intuita juaj. Dhe kjo fushë është një fushë e pastër e dijes mbi gjërat dhe ju zhyteni në të dhe pak a shumë do ta dini se si do të shkojnë gjërat dhe do të jeni në gjendje të shikoni dhe të gjeni zgjidhjet. Vetëdija është si një oqean me zgjidhje. Dhe ju do ta ndjeni këtë gjë teksa rritet brenda jush. Por rezultati përfundimtar për mua është gëzimi, shijimi i jetës që rritet. Më pëlqen të bëjë filma tani më shumë ses kurrë më parë. Kam më shumë ide, të gjithë argëtohen më shumë në sheshin e xhirimit, krijmtaria gëlon dhe njerëzit duken si miq dhe jo si armiq. Dhe kjo është diçka shumë e bukur. Dhe kjo gjëja e bukur jemi ne vet. Kjo është vetja e ne të gjithëve. Ky nivel i jetës ku ne jemi të gjithë bashkë një, diversiteti është këtu lart, ndërsa bashkimi këtu poshtë, tek vetet tona të vërteta. Kjo është diçka e mrekullueshme për një regjizor. Thonë se lumturia është nektari i jetës. Ky besim është lumturi fizike, emocionale, mendore, dhe shpirtërore dhe me këtë lumturi, ju do të jeni në gjendje të vibroni dhe është kjo lumturi që vjen nga brenda nesh, sepse lumturia e vërtëtë nuk është jashtë nesh, por brenda nesh. Dhe unë vet kam menduar gjithmonë ku është kjo ‘brenda’ dhe ata nuk e thonë se ku është. Dhe pastaj as nuk na thonë se si të arrijmë atje. Dhe kjo është bukuria e kësaj teknike. Ka shumë forma meditimi, por me meditimin trascedental, për mua çelësi i gjithë kësaj është fjala kapërcej (transcend), të zhytesh deri në fund dhe kjo është një rrugë e gjatë ndërmjet asaj që është në sipërfaqe të jetës dhe kësaj vetëdije thelbësore të pastër që është aty poshtë, në thelb. Por kjo vetëdije është aty. Dhe kur ju ndodheni aty, ju e dini që jeni aty dhe kjo është diçka e njohur për ju, sepse jeni ju vetë. Dhe do të përjetoni menjëherë një lumturi, por jo një lumturi sa një top golfi, është një bukuri e dendur, që ta vlerësojmë jetën dhe të jetuarit dhe nuk ka kuptim që të vuajmë. Dhe njerëzit thonë gjëra si duhet të vuash në mënyrë që të krijosh, duhet ta njohësh zemërimin etj., por jo, ju duhet të keni energji dhe qartësi për të krijuar. Duhet të jeni në gjendje që të kapni ide dhe duhet të jeni mjaftueshëm të fortë për të luftuar kundrejt një presion dhe stresi të pabesueshëm në këtë botë. Do të keni një botë më të mirë, por kjo ende mbetet një botë e vështirë dhe kjo gjë do t’ju jap më shumë enrgji për të thënë, ‘hej e gjitha kjo thjesht është kaq e bukur’. Është shumë, shumë, shumë më mirë dhe ky kuptim mua vetë më ka ndodhur që në fillim të meditimit.  

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=z2UHLMVr4vg 

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

Comments