VETJA JOTE E VËRTETË NGA ALAN WATTS

 

Kur ti të jesh gati për t’u zgjuar, atëherë ti do të zgjohesh, dhe nëse nuk je gati për t’u zgjuar, atëherë ti do të vazhdosh të hiqesh sikur je, kjo vetja jote e vockël dhe e shkretë. Dhe duke qenë se, ju jeni të gjithë këtu dhe jeni të përfshirë në një lloj kërkimi dhe dëgjimi të këtij leksioni, unë do të supozoj se, ju që të gjithë jeni në procesin e zgjimit. Ose përndryshe jeni duke u tallur me vetveten duke flirtuar me idenë e zgjimit, që nuk e keni seriozisht, me të vërtetë seriozisht. Unë do të mendoj se, ndoshta ju nuk e keni seriozisht, por që jeni të sinqertë...që jeni gati për t’u zgjuar. Kështu, kur jeni rrugës së zgjimit, dhe pasi të keni zbuluar se, kush jeni, ajo që ju bëni është ajo që bën i gjithë universi, në atë vend, që ju e quani këtu dhe tani. Ju jeni diçka që po e bën i gjithë universi në të nëjtën mënyrë siç është një dallgë e gjithë ajo gjëja që bën oqeani. Vetja juaj e vërtetë nuk është një dordolec që e vërtit jeta siç ia ka qejfi, vetja juaj e vërtetë, thellë brenda jush, është i gjithë universi. Kështu, kur të vdisni nuk do t’ju duhet që të merreni më me këtë mos qenien e përjetshme, sepse kjo nuk është një përvojë. Shumë njerëz janë të frikësuar që kur ata do të vdesin, ata do të mbeten të kyçur në një dhomë të errët përgjithmonë dhe deri diku ata i nënshtrohen këtij skenari. Por një nga gjërat më interesante në botë – kjo është ‘yoga’, kjo është një lloj mënyre të kuptuari, realizuari të vetes dhe përpiquni të përfytyroni se si do të ishte nëse do të binit të flinit dhe të mos zgjoheshit më kurrë. Pa mendojeni njëherë këtë! Fëmijët të mendojnë për këtë. Kjo është një nga çuditë më të mëdha të jetës. Si do të ishte nëse shkoj të fle dhe të mos zgjohem më kurrë? Dhe nëse mendoni mjaftueshëm gjatë mbi këtë, diçka do t’ju ndodh. Do të zbuloni, midis të tjerash, që ajo do t’ju çoj tek pyetja tjetër. Çfarë do të thotë të zgjohesh pasi nuk ke shkuar kurrë të flesh? Kjo ka qenë kur keni ardhur në jetë...lindja juaj. E shikoni, nuk mund të përjetoni asgjënë, natyra nuk e duron dot vakumin. Kështu, pasi të keni vdekur, e vetmja gjë që mund të ndodhë është e njëjta përvojë, ose e njëjta lloj përvoje si ajo kur keni lindur. Me fjalë të tjera, ne e dimë shumë mirë që pasi njerëzit vdesin, njerëz të tjerë lindin. Dhe ata që të gjithë janë ju, vetëm se ju mund ta përjetoni atë vetëm një herë, në një kohë. Të gjithë njerëzit janë UNË, ju që të gjithë e dini që jeni JU dhe kudo ku ekzistojnë qeniet përgjatë të gjitha galaktikave, kjo nuk përbën asnjë dallim. Ju jeni që të gjithë ATA. Dhe kur ata vijnë në qenie (në jetë), ajo jeni ju që vini në qenie (në jetë), që bëheni qenie. Dhe ju e dini këtë shumë mirë. Vetëm se, nuk ju duhet që ta kujtoni të shkuarën në të njëjtën mënyrë siç nuk ju duhet të mendoni si funksionojnë gjendrat tuaja të tiroideve, apo çfarëdolloj gjëje tjetër që është në organizmin tonë. Ju nuk ju duhet të dini se, si ta shkëlqeni diellin. Thjesht bëjeni, ashtu siç merrni frymë. A nuk ju mahnit në të vërtetë gjithë kjo gjëja fantaste komplekse që ne jemi, dhe që ne jemi duke i bërë të gjitha këto dhe që për të bërë këto nuk na është dashur asnjë arsimim? Merrni frymë...

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=mMRrCYPxD0I

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

Comments