VËZHGUESI ËSHTË I VËZHGUARI NGA KRISHNAMURATI


A jam unë i ndryshëm nga përmbajtja e vetëdijes sime? Nëse unë jam i ndryshëm nga ajo që vëzhgoj tek vetvetja, atëhere ekziston një ndarje, ndërmjet meje dhe asaj gjësë në të cilën thellohem. Unë vëzhgoj tek vetja zemërim. Jam i zemëruar. Ose jam makut, ziliqar. A është kjo zili e ndryshme nga unë që po vëzhgoj këtë reagim që unë e quaj ‘zili’? Unë jam e gjitha kjo zili; unë nuk jam i ndryshëm nga ajo zili. Kështu, kur unë vëzhgoj, a ekziston ndonjë ndarje ndërmjet vëzhguesit dhe të vëzhguarit? Atëherë ka një konflikt. Më pas, unë përpiqem që ta shtyp atë, ta kontrolloj, ose të largohem prej tij, ose të përpiqem që ta ndryshoj. Por nëse vëzhguesi është i vëzhguari, atëhere ndodh diçka krejtësisht e ndryshme. A mos po zhdukim ne misterin e saj? Sepse kjo është shumë e rëndësishme, që nga fillimi. Ne jemi të kushtëzuar ndaj konfliktit të kësaj ndarje. Ne jemi të kushtëzuar ose që ta shtypim, ta analizojmë, ose të largohemi prej tij. Ne jemi edukuar që ta pranojmë këtë ndarje. Por nëse do të shikojmë në të shumë, shumë thellë, ne do të vënë re se vëzhguesi është i vëzhguari, rrjedhimisht, duke kuptuar këtë, më pas, ju do të jeni në gjendje që të eliminoni të gjitha konfliktet tuaja të brendshme.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=q9Ye6WbinMU

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Comments