10 ARTISTËT BRITANIKË TË GJALLË MË TË SHTRENJTË


Peter Doig, Damien Hirst, Glenn Brown, David Hockney, Antony Gormley, Bridget Riley, Chris Ofili, Tracey Emin, Franck Auerbach, Anish Kapoor

 

Nga REVISTA ARTSPER

 

Që nga Lufta e Dytë Botërore, Nju Jorku është kthyer në qendrën e artit botëror dhe pika e kthesës për karrierën ndërkombëtare të shumë artistëve ndërkombëtar! Por afër emrave të mëdhenj amerikan, midis të cilave janë Jeff KoonsRobert Indiana dhe Richard Prince të cilët kapin titujt kryesor të lajmeve herë pas here, Evropa, dhe më saktë Mbretëria e Bashkuar nuk mbeten shumë pas përsa i takon vizibilitetit në skenën ndërkombëtare dhe shtëpitë e ankandit!

 

{1. PETER DOIG}

 

Piktura e Peter Doig e titulluar ‘E përmbytur’ ishte ajo që i dha artistit vendin e parë në këtë top 10-she të artistëve të gjallë më të shtrenjtë, përpara Damien Hirst. Kërkesa për veprat e tij nuk ka rreshtur së rrituri gjatë viteve të fundit.

 

Veprat e tij janë të influencuara nga realizmi magjik dhe përfaqësojnë çaste jashtë kohe. I frymëzuar nga kujtimet e tij me kanoe gjatë rritjes në Kanada, pikturat e Peter Doig shpesh përfaqësojnë kanoet që pluskojnë mbi ujë në një atmosferë të ëndërrt.   

 

Ai është i magjepsur nga hapësira dhe natyra e egër, dhe marrëdhënia ndërmjet njeriut dhe natyrës është një burim i madh frymëzimi për veprat e tij. Ai shpesh paraqet vende të braktisura ku njeriu është vetëm një i ftuar. Megjithëse, korpusi i veprave të tij nuk është përshkrues, pasi atmosfera e qetësisë së skenave të tij është përgjithësisht tematika e tij kryesore.

 

{2. DAMIEN HIRST}

 

Damien Hirst u zbulua në vitin 1988 në ekspozitën që ai organizoi për veten dhe miqtë e tij të Kolegjit Goldsmiths “Freeze”. Gjysëm shekulli më vonë, Damien Hirst është një nga artistët e gjallë më të shtrenjtë në botën e artit. Veprat e tij janë ekspozuar nga koleksionuesi dhe pronari i galerisë me famë botërore Charles Saatchi në vitin 1992 midis “Artistëve të Rinj Britanik”. Ai ka fituar Çmimin ‘Turner’ në vitin 1995.

 

Veprat e Damien Hirst-it trajtojnë subjektet e ekzistencës në një mënyrë të vrazhdë dhe shpirtërore në të njëjtën kohë. Ato vënë në pikëpyetje mënyrën se si ne përballojmë kufijtë ndërmjet dëshirës dhe frikës, besimit dhe arsyes, dashurisë dhe urrejtjes. Sipas artistit, në jetë ka katër gjëra të rëndësishme: dashuria, vdekja, feja dhe shkenca. Në rastin më të mirë, këto katër gjëra mund të na ndihmojnë që të gjejmë rrugën tonë nëpër errësirë, por ato nuk ia dalin gjithmonë me sukses (ka thënë artisti në një intervistë).   

 

{3. GLENN BROWN}

 

Lindur në vitin 1966, Glenn Broën është midis “Artistëve të Rinj Britanikë” të zbuluar nga Charles Saatchi në këtë 10-ëshe. Stili piktoresk i Glenn Brown është unik duke qenë se të gjitha pikturat, forogtafitë dhe skulpturat e tij janë të frymëzuara nga veprat e artistëve të tjerë që ai i ri-interpreton bazuar në riprodhime: portretet e Auerbach, pikturat e Fragonard, nudot e Dali, apo peisazhet fantazi nga Chris Foss si për të përmendur disa prej tyre. Përveç këtyre, aftësitë e tij teknike janë legjendare: mjeshtëria e tij në pikturat në vaj konkurrojnë me mjeshtrat klasikë.  

 

Nga riprodhimet e veprave të artit, Glenn Brown manipulon dhe modifikon imazhet origjinale deri në atë pikë saqë ato mezi njihen. Imazhi origjinal transformohet plotësisht dhe kthehet në një pjesë të re: krejt papritur ajo që është e njohur, familjare kthehet në diçka të huaj dhe turbulluese.

 

{4. DAVID HOCKNEY}

 

David Hockney është padyshim një nga artistët më të famshëm dhe më multidisiplinor të gjeneratës së tij.

 

Përdorimi i formave të përcaktuara dhe të ftohta si edhe integrimi i detajeve autobiografike është karakteristike e stilit të tij. Ai fillon duke bërë fotografi Polaroid të subjekteve të tij, apo i skicon ata me shpejtësi, dhe më pas i ktheh në piktura të ëmbla dhe shkëlqyese. Ai filloi përdorimin e pikturës në akrilik në vitin 1964 dhe dizenjimin e set-eve në mes të viteve 1970 (për shembull, për Operan Metropolitan në Nju Jork). Në këtë kohë, ai filloi gjithashtu që të bënte kolazhe fotosh nga Polaroids. Çdo imazh është pjesë e një të tëre që duket si një pasqyrë e shpërbërë – kjo seri është frymëzuar nga vepra kubiste e Picasso-s. Që nga vitit 1980, ai po integron gjithashtu media dhe teknologji të reja në procesin e punës së tij dhe krijon printime shumëngjyrëshe dhe printime kompjuterike abstrakte.                   

 

{5.ANTONY GORMLEY}

 

Antony Gormley njihet në të gjithë botën për instalacionet e tij dhe veprat e tij publike të artit që eksplorojnë marrëdhënien e trupit me hapësirën dhe kohën. Antony Gormley përdor vetë trupin e tij në punën e tij. Kohët e fundit, ai është kthyer nga krijim i siluetave formë kubike shumë të dallueshme.   

 

{6.BRIDGET RILEY}

 

Bridget Riley ka evoluar nga impresionizmi deri tek pointilizmi përpara se të kthehej nga fenomeni optik, duke përfshirë efektet fizike çorientuese mbi syrin, rrjedhimisht duke u afruar më shumë me lëvizjen e artit op.     

 

Që nga fillimi i viteve 1960, vepra e saj abstrakte bazohet në eksplorimin e efekteve optike të prodhuara nga ngjyrat dhe format. Vepra e saj mbështetet në një fjalor të kufizuar formash dhe ngjyrash gjeometrike. Ajo vë në pikëpyetje perceptimin pamor, dhe prej këndej, percetimin e tyre për botën.        

 

{7.CHRIS OFILI}

 

Chris Ofili është një artist tjetër gjerësisht i vlerësuar e gjeneratës së tij, i cili u zbulua si një “Artist i Ri Britanik”. Veprat e tij shumëngjyrëshe dhe ornamentale bënë që ai të fitonte Çmimin ‘Turner’ në vitin 1998 dhe që të përfaqësonte Mbretërinë e Bashkuar në Bienalen e 50-të të Venecias në vitin 2003. Arti i tij mjegullon kufijtë e besimeve të shenjta dhe profane dhe të kulturës popullore.  


Vepra e tij më e fundit është e mbushur me refenca sensuale dhe biblike ndaj trinisë dhe mitologjisë.

 

{8. TRACEY EMIN}

 

Tracey Emin është një artiste tjerë e Artistëve të Rinj Britanik së bashku me Glenn Brown dhe Damien Hirst. Puna e saj është një eksplorim i mirëfilltë i përvojave të saj emocionale dhe që shpesh quhet “arti rrëfimtar”: spektatorët ftohen për të zbuluar detajet e jetës private të zbluara pa asnjë ndjesi turpi apo dinjiteti. Nëpërmjet punës së saj, Tracey Emin çvellos vetveten me të gjitha vulnerabilitetet e saj, dhe krijon një lidhje intime simpatie me spektatorin.

 

{9. FRANCK AUERBACH}

 

Shpesh Franck Auberback krahasohet me Francis Bacon apo Lucien Freud për imapktin dhe origjinalitetin e veprës së tij. Ai është padyshim një nga piktorët më të talentuar të kohës sonë. Stili i tij shumë i veçantë bazohet në teknikën e tij të impasto-s, që do të thotë shtimi i shtresë pas shtrese të bojës në pikturë, duke i dhënë një efekt tredimensional veprës së tij – të cilat shpesh kërkojnë ekspozimin horizontal të tyre në mënyrë që telajo të mos bjerë nga korniza. Përveç këtyre, Franck Auerbach i vesh vazhdimisht veprat e tij dhe punon mbi to herë pas here.  

 

Gjatë më shumë sesa 50 viteve, ai jetoi në të njëjtin apartament në Qytezën Camden në Londër, që u kthye në një nga temat e tij të përsëritura, së bashku me të afërmit e tij, të tillë si bashkëshorten e tij, të cilën ai e ka portretizuar shumë herë.

 

{10. ANISH KAPOOR}

 

Sot Anish Kapoor është më shumë i famshëm për instalacionet e tij publike monumentale të cilat janë njëherësh sfiduese nga pikëpamja konceptuale dhe teknike. Puna e tij trajton tematikat e pranisë dhe të mungesës, të zbulimit dhe të fshehjes që shoqërojnë arkitekturën, poezinë, artin dhe shpirtëroren. Për të, skulptura është një përvojë për ta jetuar dhe jo një përfaqësim të thjeshtë të formës.  

 

Tashmë institucione të shumta ndërkombëtare i kanë blerë disa nga vepart e tij të tilla si MoMA (Muzeu i Artit Modern në Nju Jork) apo Tate Modern në Londër.

 

(Imazhi 1: Kabinë Çimentoje, 1994)

 

(Imazhi 2: Kafka e Rrotullimit të Orëve, 2008)

 

(Imazhi 3: Masturbatori i Madh, 2006)

 

(Imazhi 4: Më shumë pemë të prera në Woldgate, 2008)

 

(Imazhi 5: Ndërtesa 1-5, 2013)

 

(Imazhi 6: Ujëvara 3, 1967)

 

(Imazhi 7: Virgjeresha e shenjtë Mary, 1996)

 

(Imazhi 8: Çdo njeri me të cilin kam fjetur, 1995)

 

(Imazhi 9: Koka e J.Y.M. Nr. 1, 1981)


(Imazhi 10: Nëna si mal, 1985)










 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-expensive-british-living-artists/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti. 

 

Comments