5 ARTISTËT QË E KONSIDEROJNË TË ZEZËN NJË NGJYRË: Pierre Soulages, Mark Rothko, Jackson Pollock, Richard Serra, Henri Matisse


Nga REVISTA ARTSPER  

 

Që nga antikiteti, e zeza është lidhur ngushtësisht me melankolinë, cinizmin dhe çmendurinë. Ndonëse, e zeza mund të marrë konotacione të trishtuara dhe të errta në kulturën tonë, historia e kësaj ngjyre është më e nuancuar sesa thjesht këto ide. Në shkrimet e miteve të famshme, pas pëvojës së natës vjen qartësia ngazëllyese e së vërtetës. Magjepsja e artistëve me të zezën është një tematikë e zakonshme nëpër historinë e artit, duke qenë se shumë artistë e kanë vëzhguar atë.

 

Në vitin 2016, Anish Kapoor fitoi të drejtat ekskluzive të “Vantablack”, hija më e errët, përkundër zemërimit të madh të artistëve dhe kritikëve të cilët bënë shumë zhurmë për monopolin mbi këtë ngjyrë. Duke qenë se, polemikat mbi ngjyrën e zezë ende vazhdojnë edhe sot, Artsper po riviziton disa artistë të cilët ishin të magjepsur nga historia e kësaj ngjyre dhe të të gjitha nunacave të saj.

 

1. PIERRE SOULAGES 

Është e pamundur që të mendojmë për ngjyrën e zëzë pa menduar për Pierre Soulages. Mjeshtri i madh njihet si një nga figurat kryesore të abstraksionit dhe ai është artisi i gjallë më i madh francez. Veprat e Soulages përdorin ngjyrën e zëzë në të gjitha hijet e saj variuese. Për të, e zeza nuk është kurrë tërësisht thjesh e zëzë.

 

Intensiteti i saj ndryshon sipas dimensioneve të mbështetjes, formës dhe teksturës së saj. Një nga konceptet e tij më të njohura është “Outrenoir”, që ai e filloi në vitin 1979, kur ai filloi të mbulonte të gjithë sipërfaqen e telajos së tij me një shtresë të trashë boje të zezë. Paradoksalisht, ajo që është në lojë në pikturat e zeza të Soulages-s është drita.

 

Drita e reflektuar mbi sipërfaqen e këtyre pikturave, dhe reflektimet nga brazdat, kurrizet dhe teksturat e buta. Përzierja optike ndërmjet ndriçimit të reflektimeve dhe të së zëzës e bën një paletë pastërtisht të zëzë që të shfaqet e variueshme. Për pasojë, çdo pikturë është një përvojë unike dhe nuk mund të vlerësohet plotësisht në fotografi: “Këtu, është drita ajo që buron nga vetë e zeza, dhe që rezonon, ndriçon, duke u kthyer në diçka të animuar nën sytë e shikuesit, që mund të shikojnë format të shfaqen dhe të zhduken.”.  

 

2. MARK ROTHKO 

E zeza është gjithashtu ngjyra dhe toni që Mark Rothko (1903-1970) zgjodhi për pikturat e tij të famshme të Zeza. Kjo seri ishte e fundit përpara vetëvrasjes së tij tragjike, duke krijuar kështu një lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet ngjyrës së zezë dhe gjendjes së tij mendore të depresionit paranojake. Megjithatë, për Rothko, e zeza është një ngjyrë pozitive.

 

Gjatë viteve 1960, një koleksioniste e pasur vizitoi studion e tij ku artisti kishte ekspozuar veprat e tij. Atje ajo gjeti vetëm piktura të zeza me sipërfaqe të sheshta të zeza. E hutuar ajo komementoi: “Për të qenë e sinqertë, unë po kërkoja diçka të kuqe, apo rozë, diçka pak më të gëzueshme”. Së cilës Rothko iu përgjigj: “Rozë, e kuqe, e verdhë, portokalli? A nuk janë ato ngjyrat e ferrit?”

 

3. JACKSON POLLOCK 

Pollock është gjithashtu i famshëm për serinë e tij të pikturave të Zeza. Ne mund të shikojmë një gërshetim të thellë të linjave të zeza të spërkatura përdhunshëm nëpër sipërfaqen e telajove. Pavarësisht kësaj, ideja që e gjitha kjo ishte spontane nuk është e vërtetë, duke qenë se Pollock e shqyrtonte me kujdes çdo kompozim dhe vendin e linjave përpra pikimit dhe derdhjeve në stilin e tij të famshëm të aplikimit të bojës.

 

Disa insitutcione, duke përfshirë Muzeun e Artit të Dallas-it, janë dakord se kjo është seria më e rëndësishme që Pollock ka krijuar. Plotësisht të panjohura krahasuar me pjesët e tij shumëngjyrëshe, pikturat e zeza të Pollock-ut shënjojnë një tranzicion të rëndësishëm në jetën e tij.

 

4. RICHARD SERRA 

Për Richard Serra, e zeza është një ngjyrë që e ndryshon gjithmonë një hapësirë. Ajo dominon të dyja dritën artificiale dhe natyrale, e cila mban vetë hapësirën e saj dhe lidhet gjithmonë me një hapësirë të madhe kompozimet e së cilës ajo modifikon.

 

Sipas artistit, “e zeza është mënyra më e lehtë për të shënjuar një zonë të bardhë, qoftë nëse përdoret qymyr druri apo grafit.” Në një mënyrë më abstrakte, ajo është gjithashtu mënyra më e thjeshtë për të shmangur asociimin e ideve.

 

Serra shpjegon se “është e mundur të mbulosh një sipërfaqe me të zezë pa frikën e keqinterpretimeve metaforike.”

 

5. HENRI MATISSE 

Henri Matisse, mjeshtri i pakundërshtueshëm i ngjyrës, nëpërmjet përdorimit të së zezës gjeti një metodë të shprehjes që është konsistente me kërkimin e tij të vazhdueshëm për thjeshtësinë dhe pastërtinë, karakteristike e veprave të tij.

 

E zeza dhe nuancat e saj të shumëfishta i mundësuan atij gamën e domosdoshme për të paraqitur një fytyrë, një nudo, gjethet e vdekura.  

 

I famshmë si piktor dhe skulptor, ky mjeshër i madh është më pak i njohur si vizatues, edhe pse ai ka skalitur 900 gravura dhe ka ilustruar më shumë sesa 90 libra. I gjithë universi i Henri Matisse na shfaqet e zëzë në të bardhë, e bardhë në të zëzë. 

Në përfundim, e zeza nuk është konsideriuar gjithmonë një ngjyrë nëpër historinë e artit, por sot është e pamundur që të mos ta konsiderojmë atë si të tillë për shkak të artistëve të cilët e kanë ngarkuar atë me simbolizëm. Sigurisht që, këta pesë artistë nuk janë të vetmit që përdorin ngjyrën e zezë në veprat e tyre, ata janë të shoqëruar nga shumë talente të tjera.

 

(Imazhi 1: Pierre Soulages, 1984, fotografia nga Auriol Ginest)

 

(Imazhi 2: Mark Rothko, 1964, Nr. 6 (?), Kate Rothko Prizel dhe Christopher Rothko)

 

(Imazhi 3: Jackson Pollock, 26A E zezë dhe e bardhë, 1948)

 

(Imazhi 4: Richard Serra, 2016, Galeria Gagosian, fotografia nga Zarko Vijatovic)


(Imazhi 5: Henri Matisse, 1950-1952, Voile de calice noir, Gouache sur papier marouflé sur toile)





 

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/get-inspired/5-artists-for-whom-black-is-a-color/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti. 

 

Comments