ARTI & JETA SIPAS AUGUSTE MACKE


Unë jam i interesuar për krijimin e një hapësire nëpërmjet kontrastimit të ngjyrave, sesa thjesht nga hijet e dritës dhe të errësirës. - August Macke

 

Gjëja më e rëndësishme për mua është vëzhgimi i drejtpërdrejtë i natyrës në ekzistencën e saj të mbushur me dritë. - August Macke

 

Ajo që unë çmoj më shumë është vëzhgimi i lëvizjes së ngjyrave. Vetëm aty kam gjetur ligjet e atyre kontrasteve të ngjyrave të njëpasnjëshme dhe bashkëpolotësuese që ushqejnë ritmin aktual të vizionit tim. Këtu, unë gjej thelbin aktual, një thelb që lind nga një sistem apo teori ‘a priori’ (superior). - August Macke

 

Të krijosh formën do të thotë: të jetosh. A nuk janë fëmijët më krijues kur vizatojnë direkt nga sekreti i ndjesive të tyre sesa imituesi i formave greke? A nuk janë egërsirat artistë që kanë si forma të vetë fuqisë së tyre formën e vetëtimës? - August Macke       

 

Shqisat janë ura jonë ndërmjet të pakuptueshmes dhe të kuptueshmes. - August Macke   

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti 

Comments